web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Mero Baze/Merita e vetme e Lulzim Bashës!

3 Maj 2017, 21:35, Aktualitet CNA

Beteja 75 ditore e Luzim Bashës për të shmangur pjesmarrjen në zgjedhje dhe votimin në parlament të Komisioneve të Vetting-ut, nxori në pah meritën e vetme të Lulzim Bashës në këtë histori, që është besnikëria e tij e fortë ndaj Sali Berishës dhe aftësia për të mbajtur peng rreth historisë së tij, dhe aleatët e Partisë Demokratike dhe zërat kritikë brenda partisë.

Për 75 ditë ai i gënjeu të gjithë, përveç Sali Berishës.

Fillimisht gënjeu militantët e çadrës, të cilëve u flet për një Republik të Re, ndërsa problemin kryesor ka themeluesin e ?Republikës? së vjetër. Të gjithë ata që ndoqën çadrën për 75 ditë, me pagesë apo pa pagesë, kanë marrë si ushqim të përditshëm, përveç pesë mijë lekëshit, dhe një gënjeshtër të madhe, që fshihte vendimin për të mos shkuar në zgjedhje dhe në Kuvend, për shkak se ky ishte vendimi i Sali Berishës.

Pastaj gënjeu aleatët. Edhe për shkak të profilit të tyre të ulët dhe pafuqisë që kanë për t?ia dalë vetë si politikanë, ai u premtoi atyre se në ?Republikën? e re do të jenë anëtarë të listave të Partisë Demokratike, nëse i qëndronin besnikë në çadër. Dhe për ta, ky ishte opsioni më i mirë, pasi kështu kursenin paratë, lodhjen dhe fushatën elektorale. Tani janë thjeshtë disa njerëz të papunë, që vështirë se do ta arrijnë Republikën e re. Ndërsa Mediu, që ka edhe një çështje të pagjykuar për shkak të mandatit të deputetit, duhet të bëhet gati për gjykatë.

Gënjeu duke dashur dhe të vetëgënjehen, gazetarët që mbështën çadrën, që nga ata që duan një rend të ri në Shqipëri, e deri tek ata që nuk duan thjeshtë Edi Ramën. Atyre u thoshte përditë se armiku i çadrës është Berisha dhe ish-ministrat, se kanë frikë mos u merr Edi Rama Vetting-un, kurse ai vetë ishte për lëvizje radikale.

Në finale, i vetmi radikal rezultoi Berisha, i cili e shpalli dështimin para Bashës, dhe ky thjesht vetëm sa e përsëriti.

Gënjeu rregullisht ndërkombëtarët, por ata ishin të vetmit që e kapën në kohë gënjeshtrën. Në Uashington i mbyllën dyert, edhe pse pagoi shtrenjtë, duke denoncuar Edi Ramën përmes lobistëve. Ndërsa në Bruksel u qartësuan kur u ballafaquan me të dhe panë që e vetmja gjë e sigurt tek ai, ishte vendimi për të mos hyrë në zgjedhje. Paketa e McAllisterit më 25 prill provoi gjithçka.

Është e paprinciptë që ai për shkak të gënjeshtrave të tij, është sot ?delja e zezë? e Partive Popullore Europiane dhe i dyshuari prej tyre se është pjesë e një skenari putinist në Ballkan. Në bashkëbisedimin që ka pasur dje me Presidentin e Partive Popullore, Jozef Doul, ai ka marrë një paralajmërim të fortë, pasi Doul i ka thënë se Europa nuk do ta lërë Shqipërinë në dorë të Erdoganit dhe Putinit, duke aluduar hapur se ai ishte duke bërë punën e tyre. Dhe kjo u pasua nga paralajmërimi për të mos prekur asnjë lule dhe asnjë xham, pasi do ishte përgjegjës personal për dhunën.

Lulzim Basha natyrisht është ndjerë keq përballë të vërtetës që ju përplas në fytyrë, por nuk u ndal. Ai sot bëri thirrje të shkohet më 7 maj në Kavajë në orën 11:00, dhe akuzoi politikanët europianë, se janë paguar shtrenjtë nga Edi Rama.

Në mesditë sot gënjeu dhe Bujar Nishanin. Edhe atij i krijoi idenë se ishte i interesuar për bisedime dhe kur ju ul në tryezë në zyrë, filloi të flasë si në çadër. Kjo krijoi dhe një situatë gjysëm komike me Ramën, që ju lut të mos vazhdonte me fjalimet e çadrës, se e hutonte.

Pasi mbaroi punë me të gjithë, pasi u sigurua se tani nuk ka asnjë shans për të gjithë ata që gënjeu, që nga ata të çadrës, e deri tek aleatët, sot në mbrëmje vazhdoi aty ku e ka nisur më 18 shkurt.

I vetmi që e mbështeti këtë akt, duke i paraprirë, ishte Sali Berisha, i cili për të hequr çdo dyshim se si duhet të sillej Basha, shpalli tre orë para tij, dështimin e bisedimeve dhe ja la përgjegjësinë ?Noriegës? Edi Rama.

Tani mos prisni të ndodhë hataja. Lulzim Basha nuk ka ndërmend të bëhet ?mish për top? as në Kavajë, as më 18 qershor. Detyra e tij ishte të mbante PD larg zgjedhjeve dhe larg Parlamentit, për shkak të betimit që i kishte bërë Berishës për këtë. Këtë meritë duhet t?ia njohim. I gënjeu të gjithë që deshën të gënjehen në ?emër të Republikës së re? për babain e gjithë gjërave të vjetra në këtë vend. Njeriu bën atë që di të bëjë më mirë dhe Lulzim Basha këtë ka bërë këtë radhë. I ka gënjyer të gjithë./tema





Lajmet e fundit nga