Balla tallet me Agron Shehajn, mesazh protestuesve: Ky tradhtoi Lulin, Mulin, Saliun, e jo më ju
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Ba...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Ba...
Doni të shihni se si do të jetë jeta parlamentare nesër nëse vazhdohet me këtë rrugë nga ana e qeverisë? Hidhini një sy sot kuvendit. Do të shihnin të njëjtën palë që ndan rolet dhe në fund voton po njëlloj!
Por, siç edhe tradita e dëshiron, duhet të reflektosh për institucionin më të lartë në të cilin qytetarët më zgjodhën 4 vjet më parë. Çfarë mund të kishim kryer dhe çfarë kryem?
Më duhet ta pranoj, që mund të kishim vepruar edhe më mirë në disa situata të caktuara, që ndoshta na mungoi fuqia e dobishme në ato pak metra të fundit për të arritur disa fitore që do të ishin me rëndësi. Por nuk duhet harruar që ne ishim përballë një shumice e cila ndonëse ishte mandatuar nga shqiptarët me më pak se 84 vota arriti të blente gati edhe një parti opozitare.
Në katër vjet me një parlament pjesëtarët e të cilit ishin të inkriminuar dhe që shëtisnin rajoneve të policisë me armë në dorë, me një kryeministër që ishte palë e këtyre kriminelëve dhe që i mbronte me mish e me shpirt, në një ambjent ku deputetët e opozitës u sulmuan fizikisht nga deputetë që arrogancën e shprehën dhe me dhunë ka qenë e pamundur që të ndërtohej ajo opozitë që dëshironim. Me një qeveri që iu deshën muaj të tëra negocimi dhe presioni ndërkombëtar për të pranaur ligjin e dekriminalizimit, që në fund të ditës nuk po zbatohet ashtu siç duhet. Opozita jonë qe e vështirë.
Me një mazhorancë që dhunoi autonominë vendore duke ndërtuar një reformë gjoja territoriale por që në thelb ishte një ndarje vilajetesh për interes të partive mazhoritare. Që përbuzi dhe shkeli me këmbë kushtetën e vendit vetëm për të kthyer në Kryebashkiak Edi Ramën duke hedhur në kosh të plehrave jo vetëm konsensusin si një mundësi por edhe jetën e qytetarëve në çdo cep të këtij vendi.
Me një shumicë e cila fshehtasi dhe në kundërshtim me çdo normë juridike dhe parlamentare angazhoi një proces të njëanshëm për Reformën në Drejtësi. E mikluar nga dëshira për t?i dhuruar një njeriu të vetëm të gjitha pushtetet që garantojnë demokracinë, duke tentuar të mënjanojnë dhunshëm dhe në mënyrë antidemokratike opozitën. Për të shpikur një opozitë të re sipas standartave të saj.
Me gjithë këto pengesa ne qëndruam aty, duke kundërshtuar dhe rrëzuar përpjekjet më antikushtetuese dhe antidemokratike të një qeverie për të zaptuar pushtetin gjygjësor. Duke i dhënë vendit ndryshimet kushtetuese sipas dakordësisë dhe parimeve më të mira të Venecias dhe duke i treguar mazhorancës arrogante se nuk mund të shkelte mbi parimet e ndarjes së pushteteve. Nuk qe një fitore e jona, qe një fitore e demokracisë që ne duam të ndërtojmë.
Të gjendur kështu, përballë krimit në kuvend, drogës që u kthye në ekonominë e qeverisë dhe policisë së vendit, përballë shkeljes së vazhdueshme të kushtetutës dhe përdhosjes së parimeve të demokracisë. Opozita nuk rreshti së provuari.
Nuk rreshti së provuari kur një arrogancë qeveritare luftoi dhunshëm për Ligjin e Kompensimit të Pronave, duke rikthyer edhe një herë metodat e shëmtuara staliniste për kompensimin e saj. Kam drejtuar bashkë me kolegët e mi deputetë një betejë të fortë jo vetëm ndaj ligjit në parlament por edhe në Gjykatën Kushtetuese. Nuk rreshtëm as në vjedhjen arbitrare që kjo mazhorancë i bëri pronës përmes të ashtuquajturit ligj për ?Investimet Strategjike? që ia blen për pesë lek pronën një pronari legjitim dhe ia jep oligarkëve. Paraqitëm amandamente por të gjitha këto ranë në veshin e shurdhët të parlamentit noter që ka qenë i zënë të siguronte shkatërrimin e demokracinë dhe përdhosjen e parave publike përmes koncesioneve.
Nuk rreshtëm as në çastin kur Rilindja në të kundërt të asaj që kishte premtuar, na paraqiti në kuvend të ashtuquajturën Reformë në Arsimin e lartë. Një ligj që ka përkeqësuar në çdo aspekt cilësinë e universiteteve dhe ka shndërruar universitetet pranë oligarkëve qeveritarë në OJF që marrin paratë e taksapaguesve ndërsa Universitetet Publike në rrënoja të harruara nga një pushtet i korruptuar deri në palcë.
Ka qenë në atë sallë kjo mazhorancë dhe kjo qeveri kur ne si opozitë paraqitëm rezolutëm për integrim ndërsa qeveria qe e angazhuar me koncesionet në mjekësi, energjitikë e kështu me radhë. Ndërsa sot, kjo mazhorancë flet si e përvëluar për anëtarësimin në BE, hiqet si një qeveri që e sheh progresin si një formë për të arritur atje ku shqiptarët po i çonte Partia Demokratike dhe harron se si ka kontribuar negativisht në këtë mandat.
Në katër vjet u përpoqëm, siç edhe po përpiqemi, të ndjekim çdo rrugë institucionale me një kryeministër që nuk i njeh institucionet. U përpoqëm të gjejmë gjuhën e kompromisim me një kryeministër që nuk ka vullnet politik për t?i qendruar marrëveshjeve. U përpoqëm që të prodhojmë dialog me një kryeministër që bëhet pishman për atë që ka ofruar.
Në fund të katër viteve, me një dhunim ndaj votës së lirë dhe opozitës që sa vinte dhe rritej, nuk mund të kishte rrugë tjetër përpos se bojkotit. Institucioni më i lartë kushtetues ishte shndërruar në noter për grabitje prone, rritje taksash, koncesione oligarkëve dhe dhunim të çdo parimi demokratik, kishte humbur legjitimitetin ndaj parimeve bazë të demokracisë dhe kushtetutës. Qe shndërruar në një zgjatim qeveritar që përmbushte me përdhunë funksionet e qeverisë dhe rrezikonte të shndërrohej në një teatër rilindas.
U përpoqa shumë të gjeja dicka të mirë, u përpoqa të gjeja një arritje por dy të vetmet që u realizuan gjatë këtij mandati rezoluta për integrimin dhe reforma në drejtësi u miratuan prej opozitës. Ishin këto arsye që që sot nuk ndjej keqardhje që nuk fola në parlament për të bërë këtë bilanc që cdo qeveri duhej të kish frikë të përballej. Sot ka një betejë tjetër, për elementin më thelbësor të demokracisë, zgjedhje të pandikuara, të bindur që vetëm këto zgjedhje nuk do të prodhonin një parlament të tillë dhe nuk do të shndërronin institucionin ligjvënës në noterin e një kryeministri.
Në raportimet e tyre të gjithë përfaqësuesit mediatikë kanë ...
Burime nga takimi Rama-Basha në Presidencë, thanë për Top Ch...
Takimi i dytë mes Ramës dhe Bashës vijon edhe pse kanë kalua...
Policia ka zbuluar detaje të reja në lidhje me personin që u...
Ambasada Holandeze ka reaguar pak minuta më parë në lidhje k...
Më në fund kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, shqiptar...
Drejtuesi i lëvizjes ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, njihet për li...
Një person i ka shpëtuar një atentati pasditen e së enjtes n...
Edhe më i mençuri i këshilltarëve zyrtarë të pushtetarëve ta...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor midis Qyteti...
Zyrtarisht sapo ka nisur takimi mes kreut të qeverisë, Edi R...
Sapo kanë mbërritur në Presidencë, kryeministri Edi Rama dhe...
Tani pritet të nisë takimi i dytë mes kryeministrit, Edi Ram...
“Është mesditë dhe myezinët e Hanit të Elezit thërrasin me z...
Partia VMRO-DPMNE-ja e kryeministrit Nikolla Gruevski ka ape...
Tridhjetë e katër protestuesve të vdekur gjatë trazirave të ...
“Që kur isha e vogël ëndërroja të jetoja në Amerikë, për shk...
Kandadidatja për Presidente në Francë, Marie Le Pen gjatë nj...
Mediat maqedonase në gjuhën shqipe kanë raportuar se Prokuro...
Pak kohë pas deklaratës që kryeministri i vendit, Edi Rama m...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...