Shpërthen tritoli në Lezhë
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
“Është mesditë dhe myezinët e Hanit të Elezit thërrasin me zë shumë të lartë. Me dukje si raketa, minaret e njërës nga dy xhamitë e kësaj qyteze pranë kufirit maqedonas. Njëra daton nga periudha elegante e periudhës osmane. Tjetra, më e re, është shkëlqyese dhe e lyer edhe me ngjyrë ari, është financuar nga Arabia Saudite. Duket se e mbikëqyr komunën si periskopi i një nëndetëse
Bushi banon në katin e fundit të një ndërtese të vogël titiste me ngjyra të nxira nga koha, që thërrmohen në shkallë ose stivohen në pluhur, me këpucë të vjetra plastike. Si të gjithë xhihadistët të Kosovës, Bushi mbanë mjekër dhe pantallona të shkurtëra. Bashkëshortja e tij me shami mbetet prapa. I riu kosovar ka kaluar shtatë muaj në Siri në radhët e ISIS-it më 2014. Por, nuk dëshiron të flasë për këtë çështje. Shikon anash me shqetësim.
Skenë identike në qytezën fqinje të Kaçanikut. Në lagjen Bob, çerdhe e radikalëve, parullat për shtetin islamik janë fshirë nga muret përballë xhamisë. E veja e një xhihaistit mbanë ende hixhab. Jeton ende në qytezën e bashkëshortit të tij të vrarë në Siri. Por, nuk pranon vizitat, nën ?mbrojtjen? e kunetëve të saj.
Deri para pak kohësh, mjekroshët defilonin ende nëpër rrugë dhe xhamitë. Por sot, ata janë më të padukshëm. Shumë prej tyre kanë përfunduar në burg. Të tjerët jetojnë nën frikën e burgosjeve të tyre të mundshme.
Me më shumë se 300 pjesëmarrës në Lindjen e mesme, Kosova ? me 1,8 milion banorë ? mbetet vendi i kontinentit evropian që ? për kokë banori ? ka furnizuar më së shumti xhihadist për grupet teroriste ISIS dhe al-Nusra, fraksioni sirian i Al-Kaidës. Njëri nga ata, Blerim Heta, ka vrarë 52 persona, në një atentat vetëvrasës në Irak më 2014. Në këtë shtet të vogël, të pavarur qe nëntë vjet, që mbetet nën mbikëqyrjen e fortë të bashkësisë ndërkombëtare që nga lufta kundër serbëve më 1999, janë shfaqur nganjëherë tinëz edhe flamuj të ISIS-it në disa pullaze të periferisë së kryeqytetit të Prishtinës. Para dy vitesh, në 22 xhami ftoheshin hapur besimtarët që të shkojnë në Siri.
Fryma neosalafiste është përhapur menjëherë pas luftës, në fillim të viteve 2000, kur OJQ-të e financuara nga shtetet e Lindjes së Mesme u vendosen në Kosovë duke i radikalizuar shpirtrat nën mbulesën e veprimtarisë humanitare. Shitësi i qebapëve në Kaçanik i ka vërejtur duke u vendosur gradualisht, përderisa shuhej çimentorja e qytezës, motor i ekonomisë vendore. ?Sa më pak punë, aq më shumë fe?, komenton ai me fatalitet.
Organizatat fetare janë zhvilluar kundrejt mjerimit ekonomik. Ato janë fuqizuar në turbullirën e një shoqërie të destrukturuar nga lufta. Të papunëve u jepeshin bursa për studime në Lindjen e Mesme. Pensione të vejave të luftës. Atyre që lëshonin mjekrën u jepeshin nga 300 euro dhe nga 100 euro atyre që mbuloheshin me hixhab. OJQ-të e huaja financuan po ashtu (ri)ndërtimin e xhamive. 800 janë sot pas përfundimit të luftës, 300 prej të cilave konsiderohen të shkatërruara nga lufta. ?Idetë ekstremiste janë përhapur nga kosovarët që kanë studiuar në Lindjen e Mesme?, thotë Bekim Jashari, imam në Podujevë, që mbron islamin e moderuar të shqiptarëve të Kosovës, hanefizmin. Më të indoktrinuarit i janë bashkëngjitur Sirisë, aq më tepër që asokohe, qeveria e Hashim Thaçit inkurajonte kosovarët që t?i mbështesin opozitarët e Bachar el-Assadit.
Më 2015, të inkurajuar nga bashkësia ndërkombëtare, autoritetet filluan pastrimin. Me metodën amerikane, pa mëshirë, duke u mbështetur në një strategji të ashpër antiterroriste. Xhihadistët u burgosën me dënime të ashpra. U mbyllën xhamitë e ?dyshimta?. U ndalua pjesëmarrja në ?luftërat e huaja? dhe u burgosën shumë imamë. ?Ndoshta nuk shquhemi aq shumë për luftën kundër korrupsionit, por shquhemi për luftën kundër islamit radikal. Kemi pasur ashpërsi ekzemplare?? komenton Kujtim Bytyqi, nga Këshilli i Sigurisë së Kosovës. Ai dëshiron të besojë se paroksizmi i krizës tashmë ka kaluar. Mjekroshët dhe imamët janë nën vëzhgim, si qumështi në zjarr. Thirrjet për xhihad mund të bëhen tashmë vetëm me zë të ultë në xhami. Shteti mbahet nëpërmjet një perde të trefishtë të sigurisë : policia evropiane (Eulex), forcat e Nato-s (KFOR) dhe forcat lokale të sigurisë. ?Është absolutisht e pamundur që Kosova të bëhet bazë e prapavijës së terrorizmit?, konfirmon një diplomat evropian .
Por, islamizimi i shoqërisë mbetet një problem. Në këtë vend laik dhe shekullar, nuk kishte pothuajse gra të mbuluara para viteve 2000 dhe elitat në pushtet deklarohen hapur si ateist. Agjërimi i ramazanit është rritur. Studentët falen në korridore të fakultetit në Prishtinë ose në biblioteka. Disa nuk pranojnë të skicojnë katedrale në universitetin e arkitekturës. ?Nëpër zona rurale, ka familje që nuk i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla dhe nuk pranojnë kontakte me të pafetë. Ato jetojnë vullnetarisht në një varfëri të skajshme, duke synuar të jetojnë si pejgamberi », thotë me keqardhje Besa Ismaili, e cila është vet e mbuluar. Kjo profesoreshë e anglishtes flet për situatë midis dy zjarresh: ?shekullarizimi agresiv i qeverisë dhe fanatikët fetarë?.
Mënjanimi i kërcënimit serb, fashitja e vazhdueshme në përfundimin e luftës dhe pavarësia e kanë ushqyer vrullin fetar. ?Nacionalizmi shqiptar është ndërtuar kundër fesë. Me zbutjen e tij, feja po fuqizohet?, analizon një intelektual. Bekim Jashari ka marrë kërcënime sepse kishte kundërshtuar mbajtjen e shamisë në shkolla. ?Kosova nuk është as Pakistan dhe as Afganistan. Kam përshtypjen se identiteti islamik po bëhet më i rëndësishëm se identiteti shqiptar. Vahabizmi është kërcënim dhe kancer; si për Kosovën, ashtu edhe për tërë botën?, tërheq vërejtjen ai.
Por, a është ky islamizim më i përhapur se në disa qytete ose në periferinë franceze ? Jo! Proporcionalisht, ka më pak gra të mbuluara në Prishtinë se në Paris? Modeli tradicional shqiptar që është organizuar rreth familjes i ka rezistuar fuqizimit të ideologjive fetare. Simpatia ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, të cilët e kanë mbështetur pavarësinë, është një frenim tjetër për radikalizmin. Së paku për momentin? Sepse zhdukja e perspektivës evropiane po errëson të ardhmën,. ?Korrupsioni i qeverisë, krimi i organizuar dhe mjerimi ekonomik dhe social mbeten një terren ideal për ta zhvilluar më tej xhidahizmin, kur do të pushojnë paratë e bashkësisë ndërkombëtare. Kemi krijuar një zonë të hirtë në dyert e Evropës, ku përballet Lindja dhe Perëndimi. Duhet mbikëqyrur më shumë këtë vijë ndarëse?, paralajmëron një ekspert francez. Profesoresha muslimane e anglishtës mbetet e shqetësuar. ?Çështja është se a janë zhdukur ekstremistët, apo po bëhen më të padukshëm sepse frikësohen ? Problemi është vendosur nën tepih, por nuk është zgjidhur.? Ajo dyshon se qeveria është mjaftueshëm e vetëdijshme për rrezikun që po e mbulon Kosovën, si dhe tërë Evropën. Dhe nuk është e vetmja. ?Askush nuk kupton se imamët e kanë kohën para tyre, përderisa politikanët kanë vetëm një ose dy mandate?, shpjegon Abit Hoxha, nga Qendra për Studime të Sigurisë.
Përtej problemit të islamit radikal është edhe falimentimi i modelit kosovar. 17 vjet pas luftës, përderisa shuma e mbështetjes financiare ndërkombëtare ? 4,5 miliardë euro ? e tejkalon për kokë banori edhe Planin Marshall. ?Kemi një përgjegjësi të madhe për këtë dështim. Si arritëm të dështojmë në administrimin e një territorit aq të vogël.? pyet një diplomat evropian. Duke larguar serbët, Kosova ka rigjetur lirinë e saj. Por, sovraniteti i saj mbetet i kufizuar. Disa shtete nuk kanë njohur pavarësinë e saj, si Serbia dhe Rusia. Kosova nuk ka qasje në organizatat ndërkombëtare dhe nuk mund të tregtojë lirshëm. ?Papunësia dhe ndarja e Mitrovicës ? qytetit kryesor të veriut, midis serbëve dhe shqiptarëve, që po e pamundëson shënimin e kufirit ? mbeten dy problemet kryesore të Kosovës », thotë Albin Kurti, themeluesi i Lëvizjes Vetëvendosje!. Sipas tij, çështja e islamit radikal është problem vijues. ?Pavarësia e Kosovës, si e tillë, është një mashtrim. 60 % e të rinjve janë të papunë. Me regjimin e vizave për Evropë, ata janë si qentë në kafaz. Imamët radikal po e shfrytëzojnë këtë dëshpërim?, shpjegon Visar Duriqi, një intelektual i ri që punon sot si gazetar pasi ka shërbyer për një kohë të shkurtër edhe si imam ? por modelet multietnike të mbrojtur nga bashkësia ndërkombëtare në vitet 1990 po tregohen të dështuara në tërë rajonin. ?Druhem më shumë për mundësinë e një lufte të tretë në Ballkan, se mundësinë e një lufte të tretë botërore?, paralajmëron Albin Kurti. Për ta shpëtuar Kosovën, ai militon për bashkimin e saj me Shqipërinë fqinje. Lëvizja e tij është bërë më e popullarizuara në vend.
Paralelisht, përderisa Bashkimi Evropian, që mbetet i zënë me Brexit dhe krizën e migrantëve, nuk tregon interesim për Ballkanin dhe që Shtetet e Bashkuara po shmangen dhe NATO po largohet në mënyrë të përshkallëzuar ; Kosova po rrëshqet në protektorë të tjerë. Me dëshirën për ta forcuar ndikimin e saj në Ballkanin perëndimor, Turqia ka hyrë me furi në boshllëk. Ajo ka investuar në aeroporte, autostrada dhe banka. Ka ndërtuar shkolla private dhe ka dërguar imamë edhe nëpër zona periferike. Ankara ka kërkuar madje nga Prishtina edhe t?i ndryshojë tekstet e historisë të Kosovës, që i ka gjykuar si të papërshtatshme ndaj Perandorisë Osmane! Ky ndikim politik shokon Bekim Jasharin. ?Turqit duan t?i zëvendësojnë perëndimorët në Ballkan. Është e vërtetë se ekziston një simpati e madhe e kosovarëve për Erdoganin, por heroi ynë kombëtar është Skënderbeu, jo Erdogani !?.
* Marrë nga “Kosova sot”, shkrimi botohet i plotë ashtu siç e ka publikuar gazeta franceze “Le Figaro”.
Partia VMRO-DPMNE-ja e kryeministrit Nikolla Gruevski ka ape...
Tridhjetë e katër protestuesve të vdekur gjatë trazirave të ...
“Që kur isha e vogël ëndërroja të jetoja në Amerikë, për shk...
Kandadidatja për Presidente në Francë, Marie Le Pen gjatë nj...
Mediat maqedonase në gjuhën shqipe kanë raportuar se Prokuro...
Pak kohë pas deklaratës që kryeministri i vendit, Edi Rama m...
Në kushtet kur presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov ka ref...
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i ftuar në një...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i ka dërguar ditën e sotme nj...
Kryetari i Partisë LIBRA, Ben Blushi do të jetë mbrëmjen e s...
Partia Demokratike ka paralajmëruar se më 7 maj do të mbahet...
Kryetari i LSI, Petrit Vasili ditën e sotme gjatë konferencë...
I ndodhur në një seancë raportuese para komisioneve të përba...
Ashtu siç lajmëroi pak më parë CityNews, kreu i qeverisë Edi...
Drejtoria e Burgjeve ka pezulluar ditën e sotme të gjitha le...
Ambasadorja e Bashkimit Europian, Vlahutin sapo ka mbërritur...
Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka uruar Presidenti...
Ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu në këto momente ndodhet në z...
Sapo ka përfunduar takimi i kreut të Partisë Demokratike, Lu...
Ditën e sotme një qytetar teksa po shihte disa pjesë të BB9 ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Miliona evropianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...