web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ilir Meta zgjidhet President/ Dy vota kundër

28 Prill 2017, 16:02, Aktualitet CNA

Ilir Meta është zgjedhur Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë me 87 vota pro dhe 2 kundër. Kuvendi zhvilloi këtë pasdite raundin e katërt për zgjedhjen e Presidentit, ku u votua kandidatura e vetme, që ishte Ilir Meta. Ky i fundit është votuar nga … deputetë, nga 89 që ishin të pranishëm në sallë duke marrë postin e Kreut të Shtetit.

Ilir Meta është kryetari i forcës së tretë politike më të madhe në vend, LSI, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës, post të cilin do duhet ta dorëzojë. Gjithashtu, ai mban dhe postin e kryetarit të Kuvendit, të cilin pritet ta ushtrojë deri në korrik të këtij viti.

Kandidatura e Ilir Metës për President u propozua vetëm një natë më parë, pas dështimit të raundit të tretë në Kuvend, ku palët nuk kishin paraqitur asnjë emër./CityNews





Lajmet e fundit nga