web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dekriminalizimi rrezikon 5 deputetë të Kuvendit/4 prej tyre në sitën e EUROPOL

28 Prill 2017, 13:27, Aktualitet CNA

Ligji i dekriminalizimit duket se do të sjellë të tjerë ?kurbanë? në radhët e politikës. Ditën e sotme, Prokuroria ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste, Vladimir Kosta, i cili nuk ka deklaruar dënimin për armëmbajtje pa leje.

Por, hetimet e Prokurorisë shkojnë edhe më tej, duke rrezikuar edhe 4 deputetë të tjerë. Po sot, Prokuroria i ka dërguar Europolit shenjat e gishtave të katër deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për verifikim.

Bëhet fjalë për deputetin socialist, Artan Gaçi, deputetët e PDIU, Aqif Rakipi dhe Omer Mamo, si dhe deputetin e pavarur Mhill Fufi.

Pas verifikimit të shenjave të gishtave, priten nga Europoli dhe Interpoli përgjigjet për këta 4 deputetë. Procesi më pas do të vijojë me verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit./CityNews





Lajmet e fundit nga