web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Kastriot Myftaraj/Mbi zgjedhjet presidenciale në Francë

24 Prill 2017, 20:47, Aktualitet CNA

Zgjedhjet presidenciale franceze të këtij viti ilustrojnë më së miri forcat që janë duke u ndeshur mes tyre në Europën e sotme dhe që do të vazhdojnë të ndeshen më tutje në shekullin XXI. Në të vërtetë zgjedhjet do të nisin në raundin e dytë, ku ashtu siç pritej kaluan Macron dhe Le Pen. Të dy përfaqësojnë më së miri forcat që kam përmendur më lart.

Macron thotë se përfaqëson Francën patriotike përballë Francës nacionaliste të përfaqësuar nga Le Pen. Kjo është frazeologji absurd sorosiane: patriotizmi përballë nacionalizmit! Macron nuk përfaqëson patriotizmin francez, por Financat Ndërkombëtare, togfjalësh që meriton të shkruhet me të madhe. Është qesharake që Macron, ish bankieri i Bankës ?Rothschild & Cie Banque?, i cili hyri në politikë me Partinë Socialiste Franceze, të vetparaqitet si kampion i patriotizmit francez! Kur shtetari më i madh socialist francez i shekullit të kaluar Francois Miterrand kandidoi për postin e Presidentit të Francës në 1981, ai i bëri të ditur publikut francez se vendi ishte para dilemës: Ose duhej të konfiskoheshin (eufemizmi i përdorur: nacionalizim) bankat të cilat me spekulimet e tyre financiare e kishin çuar ekonominë e vendit në skaj të krizës, ose vendi do të hynte në një periudhë trazirash të dhunshme shoqërore si Italia dhe Britania e Madhe. Miterrand fitoi në zgjedhje dhe e vuri në zbatim këtë politikë. Një nga bankat që i shkaktonte më shumë probleme stabilitetit të financave franceze ishte Banka e quajtur Banque Rothschild. Kjo ishte banka historike e familjes Rothschild në Francë. Kur u hoq ndalimi shtetëror, dega franceze e familjes Rothschild vendosi ta rihapë bankën. Sot ajo njihet si ?Rothschild & Cie Banque? dhe është pjesë e holdingut Rothschild & Co në Francë.

Nga kjo bankë vjen z. Macron, i cili u bë shoku Macron, kur hyri në politikë si socialist. Edhe bankier rothschildian, edhe socialist, një paradoks që në këto zgjedhje do të shndërrohet në test se sa idiotë politikë ka në Francë.

Macron si politikan përfaqëson atë rrymë politike të krijuar nga Financat Ndërkombëtare, si përmasë politikë e të ashtuquajturit Globalizëm, krijuese dhe sponsore të të cilit janë pikërisht Financat Ndërkombëtare. Përmasa kulturore e Globalizmit është një zhvillim i Kozmopolitanizmit tradicional, ideja e njeriut pa atdhe. Në funksion të kësaj ideje është edhe i ashtuquajturi multikulturalizëm, me të cilin në praktikë kuptohet hapja e dyerve të Europës për emigracionin e pakufizuar nga bota islame, Afrika dhe Azia. Emmanuel Macron ishte i vetmi politikan i rëndësishëm në Francë që mbështeti politikën e zonjës Merkel të hapjes së dyerve të Europës për refugjatët nga bota islame. Macron ishte i vetmi politikan i rëndësishëm francez i cili kërkonte që edhe Franca të hapte dyert për refugjatët në kohën kur nisi dyndja e madhe e tyre në Europë, pas së ashtuquajturës ?Pranverë arabe?. Bankieri rothchildian kërkon madje që të rinjve muslimanë në Francë t? u jepen nga 500 euro në vit prej shtetit me qëllime kulturore, që të mund të paguajnë shpenzimet për t? u integruar kulturalisht në Francë.

Ndonëse e majta franceze është kampione historike e laicizmit në vend, Macron është shprehur kundër ndalimit nga ana e shtetit të mbulimit të femrave muslimane. Merret vesh, Macron praktikisht favorizon politikën e islamizimit të Europës. Sa i përket luftës kundër terrorizmit islamik, Macron është një disfatist. Ai është kundër zgjatjes së gjendjes së emergjencës të vendosur për shkak të rrezikut nga terrorizmi, por nuk ofron zgjidhje se si duhet vepruar. Macron ka kundërshtuar çdo masë ekstreme të ndërmarrë nga shteti francez në luftën kundër terrorizmit islamik. Macron nuk e shpjegon se si qëndrimet e tij të mësipërme knë të bëjnë me patriotizmin francez.

Përballë Macron është Zonja Le Pen, e cila përfaqëson në të vërtetë Francën patriotike dhe nacionaliste njëkohësisht. Në Francë, tradicionalisht, fjala ?patriotizëm? ka shënuar edhe atë kuptim që në Europën kontinentale ka fjala ?nacionalizëm?. Zonja Le Pen përfaqëson reagimin politik të francezëve të përgjegjshëm për fatin e vendit të tyre, në rrethanat e një rreziku serioz. Fitorja e Zonjës Le Pen do të kishte për Europën, si ngjarje politike, për nga pasojat rëndësinë politike që pati Revolucioni Francez i vitit 1789. Gjithashtu, fitorja e Zonjës Le Pen do të kishte për Europën edhe rëndësinë historike të Betejës së Poitiers të vitit 732, në të cilën Mbreti frank Sharl Martel, gjyshi i Sharlit të Madh, ndali dyndjen e arabëve në Europë.

Por Financat Ndërkombëtare nuk mund të lejojnë që t? u ikë nga kontrolli politikisht Franca kështu që do të bëjnë gjithçka që me partitë dhe me median e kontrolluar prej tyre të nisin një ?gjueti shtrigash? politike, në emër të luftës kundër ekstremizmit të djathtë. Ashtu siç bënë në vitin 2002, kundër babait të Zonjës Le Pen, kur ai doli në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Francezëve iu duhet edhe një pesëvjeçar nën pushtetin e bankierit ?patriot? rothschildian, gjatë mandatit të të cilit do të përkeqësohen gjërat, që në këtë vend të krijohet një shumicë e vetëdijshme se ekstremizmi i vërtetë në Francë është ekstremizmi kozmopolitan, globalist, multiculturalist.
Përkeqësimi i gjërave, së bashku me afrimin e 1300 vjetorit të Betejës së Poitiers, do t? i kthjellojë francezët.

Nacionalizmi shqiptar, laik dhe antiislamik në prejardhjen e tij historike, pret që ndryshimi të vijë nga Franca, ku fitorja e Frontit Nacional do të inicojë procesin e deislamizimit të Europës. Por beteja e parë e madhe eksperimentuese për deislamizimin total të një vendi europian do të zhvillohet në Shqipëri, me ndihmën e Europës së Re, sipas parimit që provat duhen bërë më parë në laborator. Ky ndryshim shpëtimtar për Europën nuk mund të vijë veçse nga Franca, promotori politik i Europës. Gjermania është ende shumë e shtypur politikisht nga Financat Ndërkombëtare, për ta inicuar këtë ndryshim. Vetëm një shok politik si përmbysja në Francë mund t? i zgjojë masivisht deutsche roboter, të cilët kanë pikërisht mendësinë e asaj këngës ?This is deutsch? të Eisbrecher./CityNews





Lajmet e fundit nga