Anija burg “Panama Papers”/ E destinuar për ata që fshehin të ardhurat
Nuk është çudi dhe as shaka, por realitet i pritshëm. Një an...
Në Shqipëri opozita bllokoi sot për 60 minuta pesë akse rrugore kombëtare, nga ora 11.00 deri në mesditë, si pjesë e protestës së saj e cila vazhdon prej më shumë se dy muajsh për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe formimin e një qeverie teknike. Policia nuk kishte dhënë leje për zhvillimin e protestave, megjithatë ajo nuk ndërhyri.
Opozita kishte zgjedhur 5 pika kyçe të qarkullimit në vend, për të lënë shenjë me formën e re të protestës së saj, të nisur që në 18 shkurt para kryeministrisë. Grupet e mbështetësve u mblodhën në një nga rreth rrotullimet e aksit jugor, pranë Lushnjes, në Veri pranë rreth rrotullimit ku bashkohen rrugët që vijnë nga Shkodra dhe Kukësi drejt kryeqytetit, në Elbasan, aksin kryesor që lidh juglindjen e vendit me Tiranën, si dhe në dy rrugët kryesore të hyrjes në kryeqytet.
Protesta nisi në orën e paracaktuar, dhe zgjati 60 minuta, aq sa ishte njoftuar. Kryetari demokrat Lulzim Basha ju bashkua protesta në një nga pikat e bllokuara në kryeqytet. I shoqëruar nga bashkëshortja ai qëndroi ulur në rrugë deri në mbylljen e protestës. Në zonat e tjera ishin të pranishëm deputetë të ndryshëm të opozitës.
Policia shqiptare nuk kishte dhënë leje për bllokimin e rrugëve, duke paralajmëruar ndëshkimin e organizatorëve dhe pjesmarrësve. Megjithatë ajo nuk ndërhyri, duke ndjekur në distancë protestuesit, ndërsa u përpoq të lehtësonte trafikun duke e devijuar në disa reste në rrugë dytësore. Gjithshka u zhvillua paqësisht dhe pa asnjë incident.
Në përfundim të saj, zoti Basha rikonfirmoi dhe një herë kushtet e opozitës ?për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me një qeveri teknike, e cila do të largojë kriminelët nga institucionet, sipas ligjit të dekriminalizimit, që do të luftojë me të vërtetë drogën dhe paratë e drogës, që do të krijojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, përfshirë votimin biometrik dhe numërimin elektronik të votës së çdo shqiptari e çdo shqiptareje dhe, menjëherë pas kësaj, votimin dhe zbatimin e vetingut dhe reformës në drejtësi, sipas përcaktimeve kushtetuese dhe marrëveshjes politike të 22 korrikut?.
E djathta ka deklaruar se protesta e saj do të vijë duke u përshkallëzuar dhe se nuk do të ketë tërheqje. Këtë e ripërsëriti sërish zoti Basha: ?Ky është një paralajmërim se vendosmëria e kësaj lëvizje popullore, e këtij bashkimi qytetar është e pathyeshme për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme?.
Protesta e sotme u zhvillua 24 orë para mbërritjes në Tiranë të një misioni të parlamentit europian, i përbërë nga David McAllister, kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme, dhe relatori për Shqipërinë Knut Fleckenstein. Zoti McAllister është njëkohësisht dhe zëvendës presidenti i Partisë Popullore Europiane, (PPE) familjes së qendrës së djathtë, ku bën pjesë dhe Partia Demokratike. Të dy eurodeputetët do të tentojnë ndërmjetësimin e një zgjidhjeje të krizës politikës. Opozita ka bojkotuar parlamentin, duke bllokuar për pasojë dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi, ndërsa nuk është rregistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit, dhe afati tanimë ka kaluar që prej 10 prillit./VOA
Nuk është çudi dhe as shaka, por realitet i pritshëm. Një an...
Kandidatja për Presidente e Francës, Marine Le Pen, është la...
Kryetari i KQZ, Denar Biba, i është përgjigjur ish-ministrit...
Këngëtarja Liljana Kondakçi nuk i ka mbajtur dot lotët, teks...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka goditur sërish a...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë ditën e sotme...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është bashku...
Bleona Qerreti nuk e ka ndërmend të ndalet derisa t’i prek m...
Një djalë i ka propozuar të dashurës së tij për martesë ndër...
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i ka dërguar një letër ...
Partia Demokratike zhvilloi sot një tjetër protestë masive, ...
Ambasadori amerikan në OKB, Nikki Haley, nuk e ka përjashtua...
Momenti dramatik i rënies së një vajze katërvjeçare nga një ...
Fiks Fare ka denoncuar sot futjen e naftës kontrabandë nga M...
Nuk mjafton vetëm ligji për informimin e publikut për të shu...
Pas bllokimit të rrugëve nga ana e PD-së ditën e sotme, amba...
Kreu i lëvizjes “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, i është drejtuar...
Mediat greke njoftojnë se kanë humbur jetën të paktën gjasht...
Mediat greke informojnë se paraditen e sotme dy shtetas shqi...
Deputeti I Partise Demokratike, Luciano Boci, ka reaguar per...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...