Eurostat: 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Akademiku Artan Fuga komenton aktualitetin politik në vend i ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo”.
I pyetur për kauzën e opozitës, qeverinë teknike, Fuga tha se janë disa formula për konfigurimin e saj, por diskutimi është se sa i shërben sot Shqipërisë një opsion i tillë.
Nga ana tjetër, profesor Fuga insistoi se zgjedhjet duhet të bëhen me opozitën, pasi në të kundërt, shtoi ai, asgjë nuk do të kishte kuptim. Ndërsa dorëzimi i pushtetit në tavolinë, tha Fuga, do të ishte disfatë për demokracinë e vendit.
“Unë nuk jam që fitorja të merret në tavolinë se do ishte disfatë e madhe për demokracinë”, tha ai.
Fuga rrëfeu edhe një takim të tij me Lulzim Bashën ku tha se i ka sugjeruar zgjedhjen e presidentit nga populli dhe heqjen dorë nga votimi elektronik, i cili sipas tij nuk funksionon në kushtet e Shqipërisë.
“Z.Basha e kam takuar, e kam takuar edhe herë të tjera. E kam takuar edhe këtë muaj, spse në momentin që ai deklaroi atë dhe unë deklarova këtë tjetrën, kemi biseduar por aspak për çadrën, aspak për atë që ai thotë do bëj këtë e do bëj atë, unë s’di asgjë se çdo bëjë nesër, cilat janë perspektivat e tij, çfarë ka në mendje për fushatën elektorale, nuk di asgjë se si e koncepton Republikën e re.
I kam sugjeruar këto që po ju them, po të jetë për mua, një president i dalë nga populli ka anë pozitive dhe negative.
Kur kemi diskutuar për zgjedhjet i kam thënë se votimi elektronik nuk sjell asgjë dhe ai nuk ka qenë dakord me këtë që kam thënë unë, kanë qenë edhe të tjerë të pranishëm aty.
Dhe problemi është se në këto debate dhe komunikime ka gjëra që përputhen dhe që nuk përputhen”, u shpreh Fuga.
Përtej diskutimit për qeveri teknike, profesor Fuga tha se ajo që është më e rëndësishme në kushtet e Shqipërisë ka të bëjë me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
“Kjo situatë mendoj se zgjidhet me tre elementë, raport forcash, raport psikologjik, raport me negociatorët që kanë zgjedhur, e treta rënie e lirë, të fitojë kush të fitojë dhe Shqipëria do shkojë në kaos. Dhe gjendja e vendit, po shkoi në zgjedhje pa opozitën, m.q.s më kujtove ’68-ën e Francës ku thuhej demokraci ose barbari, ne jemi drejt kësaj situate.
Unë shpresoj për konsensus nga negociatorët por nuk shoh përpjekje. Cilat janë platformat që po negociohen? Pse është kaq sekret?
Ç’a do fitojmë ne nëse PD bën vetëvrasje politike? Do kemi një Kuvend me PS dhe LSI. Por çfarë do fitojmë ne? Kuvendi do bëhet si KPD-ja, nga ai do dalin institucionet e tjera gjykatës, prokurorë, ministra. Nuk zgjidhim asgjë. I pari që nuk duhet ta bëjë është z.Rama”, u shpreh Fuga.
Pse jam kundër votimit elektronik
“Jam kundër votimit elektronik, sepse nuk realizohet për katër muaj, kërkon mbulim me sinjal të të gjithë territorit, do kualifikim të njerëzve, do trajnim të elektoratit. Presioni elektoral te ne nuk bëhet thjesht në momentin kur shtyp butonin, por derisa vjen te butoni, fillon me mitingun, financimin e partive, raportin e medias me partitë, lirinë dhe mungesën e frikës të atij që voton se nuk do pësojë gjë pas votimit.
Asnjë ministër nuk mund të shkojë me makinën e punës në fushatën elektorale, të mbledhë vartësit e vet për t’i angazhuar në fushatë, asnjë nëpunës i ministrisë, administratës lokale, nuk mund të jetë në fushatë dhe komisione. Madje as kryeministri nuk ka pse shkon me veturën e vet në fushatë elektorale. Për mua, një anëtar i kabinetit, të jetë i tillë, ose nëse do të kandidojë, të lerë detyrën dhe të kandidojë. Mund të bëjë përjashtim kryeministri, por një ministër të zgjedhë një nga të dyja.
Një kryetar bashkie p.sh, ose të jetë në detyrë, ose të kandidojë. Kjo ka të bëjë me detyrën, akumulimin e kompetencave, madje mund të shkojë edhe më tutje ku KQZ të marrë kompetenca ekzekutive për zgjedhjet si në Kanada p.sh. Duhet të ketë masa represive për ata që bëjnë trafik votash, nuk ka asnjë të dënuar. Çdo të thotë që spotet elektorale të jenë falas në Shqipëri. Dhe modeli i tre, të ndryshime në qeverinë qendrore, ndryshe në administratën lokale, me prefekt, komisar partie, drejtor taksash janë militantë.
Pra, autoritetet lokale të jenë të tilla që të mos lejojnë përdorimin e arsimtarëve në fushatën elektorale. Ky nuk është shembulli”.
Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, po flet në studi...
Zgjedhjet presidenciale franceze të këtij viti ilustrojnë më...
Dy negociatorët e Parlamentit Evropian, David McAllister dhe...
Mesazhi i Lulzim Bashës mbrëmjen e sotme nga çadra e protest...
Ish-presidenti amerikan Barack Obama iu kthye jetës publike ...
Në Shqipëri opozita bllokoi sot për 60 minuta pesë akse rrug...
Nuk është çudi dhe as shaka, por realitet i pritshëm. Një an...
Kandidatja për Presidente e Francës, Marine Le Pen, është la...
Kryetari i KQZ, Denar Biba, i është përgjigjur ish-ministrit...
Këngëtarja Liljana Kondakçi nuk i ka mbajtur dot lotët, teks...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka goditur sërish a...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë ditën e sotme...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është bashku...
Bleona Qerreti nuk e ka ndërmend të ndalet derisa t’i prek m...
Një djalë i ka propozuar të dashurës së tij për martesë ndër...
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i ka dërguar një letër ...
Partia Demokratike zhvilloi sot një tjetër protestë masive, ...
Ambasadori amerikan në OKB, Nikki Haley, nuk e ka përjashtua...
Momenti dramatik i rënies së një vajze katërvjeçare nga një ...
Fiks Fare ka denoncuar sot futjen e naftës kontrabandë nga M...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...