Vrasja e efektivit/ Berisha: Vrasësi financohej nga fonde shtetërore
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet ...
Fatos Lubonja ka reaguar pas publikimit të një dokumenti, në të cilin thuhet se ai ka dëshmuar kundër të atit në një proces hetimi gjyqësor të mbajtur në vitin 1975 duke theksuar se me këtë fakt po manipulohet dhe ai po sulmohet egërsisht, nga Edi Rama me anë të Henri Çilit, pse është kundër qeverisë. Ja si e shpjegon Lubonja, të vërtetën e tij, me atë që ka ndodhur në burg, në një shkrim për gazetën Panorama:
?Manipulimi me dokumentin që kanë nxjerrë është në tre plane; së pari, ai nuk niset të kërkojë të vërtetën e Fatos Lubonjës në raport me të atin dhe Kadarenë në atë proces, por të denigrojnë Fatos Lubonjën. Së dyti, me faktin se dokumentin e kanë nxjerrë nga konteksti dhe, së treti, edhe vetë tekstin e kanë deformuar dhe interpretuar sipas interesave të tyre.
Përsëris, e vërteta është se unë jam arrestuar në të njëjtën kohë (Korrik 1974) së bashku me babain, xhaxhain dhe burrin e hallës, pasi Sigurimi, nëpërmjet agjentëve të tij dhe teknikave operative të përgjimit, arriti të zbulojë të fshehura në shtëpinë e xhaxhait në Tiranë disa armë të babait së bashku me shkrime të tij e të mijat që përbënin ?agjitacion propagandë armiqësore?.
Pra, që këtu bie sedërgjia sikur unë, nuk paskam gjetur kënd tjetër në këtë jetë për të denoncuar që të marr favore, por njeriun më të dashur, tim atë. Ne kemi qenë së bashku, për shtatë muaj nëpër qeli të ndryshme në një proces të tmerrshëm hetimor, të drejtuar nga famëkeqët Nevzat Haznedari e Koço Josifi pa asnjë të drejtë njerëzore si avokati, takimet me familjen e të tjera si këto. Ndonëse shkrimet i kishte fshehur im atë, mora përsipër se e kisha bërë unë dhe kështu mbeti. Por ndërkaq, pas arrestimit tonë, gjatë kontrollit në shtëpinë time në Tiranë, kishin gjetur një letër me shkrimin e tij që ma kishte dërguar nga Lezha, ku ishte i dëbuar asokohe, që u bë drama e gjithë hetuesisë sime. Pjesa e parë e saj ishte një reagimi i tij ndaj lajmit që i kisha çuar unë nga Tirana nëpërmjet vëllait pas sëmundjes së infarktit që diktatori kishte kaluar në dhjetor 1973. Im atë përdorte nofkën ?dajrja?, të cilën e përdornim kur flisnim për të në shtëpi, duke e etiketuar si ?imbecil paranojak?, ?narçizist mizerabël? që i është ?prishur me kohë ekuilibri i trupit dhe mendjes? etj. Mjaft të lexoje përmbajtjen e kësaj letre për të kuptuar se në ç?gjendje u ndodha. I pyetur se për cilin bëhej fjalë, u thashë një herë një emër e pastaj një tjetër që nuk korresponduan asnjëri me personin që u kishte dhënë im atë. Ndërkaq sa në sajë të teknikave operative të përgjimit që ata kishin vendosur në shtëpi, si dhe nga spiuni, të cilit i isha hapur në birucë, ata e dinin se për cilin bëhej fjalë.
Pasi më thanë se im atë e kishte pranuar dhe ishte varur pa gjyq, jo pushkatuar, dhe se edhe të gjithë njerëzit e familjes ishin brenda dhe e pohonin, e pranova se bëhej fjalë për Enver Hoxhën. Përveç kësaj prove shkatërruese, ata kishin materiale nga dosja e përpunimit që më kishte hapur Sigurimi qysh para një viti, me bashkëpunëtorë dhe përgjime, nga dëshmitarë që i thirrën me hir dhe pahir të fiisnin për aktivitetin tonë ?armiqësor?, si dhe analizat e tre ekspertëve: ai i romanit, ai i ditarëve dhe ai i poezive. Ndër këto më të rëndat ishin deponimet e Mihallaq Luarasit, që ishte arrestuar e dënuar afro një vit më parë. Mes të tjerash, ai kishte thënë edhe se im atë i kishte dhënë faqe të romanit tim, që m?u gjet i fshehur, i shkruar sipas ?rrymave të romanit të ri francez që Todi i lavdëronte?. Madje kishte treguar edhe diçka nga përmbajtja edhe se si ishte vazhdimi sipas çka i kishte thënë im atë. Kjo provonte se im atë kishte dijeni edhe për shkrimet e mia. Përballë këtyre provave që m?u dukën të pakundërshtueshme me moshën dhe pjekurinë që kisha në atë kohë (23 vjeç), nën kërcënimet se po të mos pohoja gjithçka dija, do të më fusnin në dhomën e torturës, u rezistova presioneve rreth akuzës për terror që donin të na shtonin lidhur me armët e gjetura, por pranova, duke u hequr sikur po u thosha gjithçka, disa nga akuzat. Por u përpoqa t?i justifikoj çfarë kisha thënë e shkruar, dhe veçanërisht, pse im atë kishte shkruar një letër të atillë, jo me urrejtjen e thellë principiale që kishim për atë regjim dhe atë diktator, por me pakënaqësira personale të miat e të tim eti ndaj vendimeve të paekuilibruara apo disinformimit të Enver Hoxhës. Gjithsesi dokumentet nuk pasqyrojnë saktë fjalët e mia, por një versionin ku këtyre u shtoheshin interpretimet rënduese të hetuesve, gjë që ka qenë në stilin e hetuesisë së asaj kohe.
Më pas, arrita të kuptoj se im atë ishte gjallë, pasi i dëgjova zërin teksa e çonin në banjë dhe nuhata se mund të kishte thënë se letra bënte fjalë për dajën tim, ngase më pyetën një ditë nëse daja kishte qenë i sëmurë. Arrita të shkëmbeja me të edhe një pusulle që ma bëri të qartë se ai s?i kishte pranuar akuzat. Atëherë ndërrova version duke u thënë se ishim keqkuptuar për dajaren. Për të mos më lënë të konkordoj me të, nuk më bënë as akt ballafaqimi që parashikohej nga procedurat, madje atë e ndanë nga ne të tre dhe i bënë proces më vete, ku unë kam thënë versionin e keqkuptimit për dajaren. Me përvojën, pjekurinë dhe forcën psikologjike që fitova më vonë, sigurisht nuk do të kisha rënë në ato gracka ku kanë rënë shumë të arrestuar, madje duke pranuar edhe gjëra të paqena që i kanë çuar në pushkatim. Këtë e provon hetuesia e dytë ku kam refuzuar të firmos çdo dokument që nga urdhri i arrestit, si edhe gjithë qëndrimi im në burg, që u bë shkak të ridënohesha e të lirohem nga burgu vetëm me grupin e fundit të të burgosurve politikë më 17 mars 1991?./ Citynews
Në Fletoren Zyrtare nr.85 datë 21 Prill 2017, është publikua...
Kryeministri Edi Rama është përplasur me qytetarët edhe ditë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka ironizuar m...
Partia Demokratike ka reaguar për lajmin e publikuar në disa...
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, i shoqëruar nga Ministri ...
Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negocia...
Ish-kryeparlamentarja dhe ish-nënkryetarja e Partisë Demokra...
Avokati Altin Goxhaj ka zbardhur skenarin e bllokimit të zgj...
Pesha mesatare e njeriut është 62 kilogramë. Pikërisht kjo g...
Jemi mësuar që në çdo dhimbje kokë të përdorim menjëherë qet...
Denion Meidani ka komentuar protestën e sotme të opozitës, e...
Një ngjarje tragjike ndodhi sot në qytetin e Vlorës, ku humb...
Ambasadori i SHBA, Donald Lu, po zhvillon një takim me kreun...
Protesta e Partisë Demokratike ditën e sotme ishte mjaft e q...
Protesta e sotme është një gafë dhe një “vetëvrasje” publike...
Partia Socialiste mblodhi sot grupin parlamentar, teksa opoz...
Maloku: Deklarime boshe mes krerëve shtetërorë të Kosovës e ...
Presidenti Bujar Nishani i ka dhënë nënshtetësinë shqiptare ...
Musa dhe Danjeli kanë gjetur tek njëri-tjetri rivalin, por a...
Armela dhe Xheni kanë qenë shoqe të pandara në shtëpinë e be...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...