Dosja Meta/ Sot seanca në GJKKO, mbështetësit e ish-presidentit para gjykatës
Sot në GJKKO do të zhvillohet seanca ndaj ish-Presidentit ...
Sot në GJKKO do të zhvillohet seanca ndaj ish-Presidentit ...
Maloku: Deklarime boshe mes krerëve shtetërorë të Kosovës e Shqipërisë
Deklaratat e javës së kaluar, që u lëshuan si të ishin “bomba” diplomatike, nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për bashkim kombëtar, nëse rruga drejt BE-së mbetet e paqartë për Shqipërinë dhe Kosovën, sipas analistëve politikë, po shihen si deklarata joserioze dhe vetëm për konsum politik, presion i pavend, madje edhe shumë hipokrite, vetëm për efekte elektorale. Analistët politikë konsiderojnë se që të angazhohesh seriozisht dhe të punosh për interesa kombëtare, nevojitet para së gjithash përkushtim në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për t’i bërë Kosovën e Shqipërinë shtete të forta të sundimit të ligjit dhe shtete ligjore dhe jo shtete të korrupsionit e krimit të organizuar dhe të kanabizimit kriminal, gjë që as njëri e as tjetri nuk e kanë dëshmuar këtë, përkundrazi kanë kapur të gjitha institucionet për qëllimet e tyre vetëm klienteliste, korruptive e shumë kriminale! Deklaratat e tyre joserioze vetëm prishin imazhin e shqiptarëve, pra të Kosovës dhe Shqipërisë, ngase as njeri e as tjetri këtë gjë që e thonë e bëjnë vetëm për efekte elektorale.
Korrupsioni vazhdon të jetë enorm në të dyja shtetet
Sipas analistit Blerim Burjani, këto deklarata shihen si lloj kushtëzimesh ndaj BE-së, por shton se edhe Kosova edhe Shqipëria duhet t’i kryejnë detyrat e tyre për të çarë rrugën drejt BE-së me veprime konkrete dhe jo me kushtëzime joserioze. “Shqipëria duhet të zhvillojë reformën pa hezitim në drejtësi dhe ta luftojë kriminalitetin, që është zhvilluar shumë në këtë vend, duhet ta shkëpusë ndikimin e politikës në ekonomi atje dhe ta hetojë me rrënjë pasurimin e çuditshëm të njerëzve të politikës. Kjo situatë është gati e njëjtë me zhvillimet politike, në drejtësi dhe ato ekonomike edhe në Kosovë. Në Kosovë nuk ka zhvillime shumë pozitive sa i përket plotësimit të kritereve dhe standardeve, Demarkacioni është problem i madh, edhe pse është më i lehti për t’u plotësuar”, është shprehur analisti Blerim Burjani për “Kosova Sot”. Ai thotë se lidershipi politik kosovar shumë herë është ankuar për kushtet që ka përcaktuar BE-ja, madje kanë dhënë disa deklarata që ndërlidhen sipas zhvillimeve personale edhe të disa njerëzve në Kosovë. “Ky lidership po tregon se nuk po kanë vullnet për të ndryshuar shumëçka, për të bërë reforma, si në administratë publike, zhvillim ekonomik e fusha të tjera. Pra, ka shumë deklarime, të cilat nuk përputhen fare me zhvillimet e brendshme, si reduktimi i papunë- sisë etj.”, tha Blerim Burjani. Madje, sipas tij, edhe sundimi i ligjit nuk është në nivelin e duhur dhe është pengesë tjetër në këtë proces, tepër serioz.
Flluska bore, që shkrihen shpejt
Të papranueshme dhe joserioze cilë- sohen këto deklarime edhe nga analisti Nexhmedin Spahiu, madje ai i cilëson këto deklarata të këtyre liderëve si një lloj patriotizmi krejtë- sisht i rrejshëm. “Jo vetëm që është patriotizëm i rrejshëm, në fakt anti-patriotizëm, por edhe budallallëk kulmor. Nuk është kurrfarë presioni ndaj BE-së. Bashkimi Kosovë-Shqipëri nuk rrezikon askënd, pos Kosovës e Shqipërisë. Bashkimi Kosovë- Shqipëri le që nuk e rrezikon Serbinë (Bashkimin Evropian jo se jo) po as Malin e Zi e Maqedoninë. Të vetmet, që do ta pësonin nga ky bashkim do të ishin Kosova e Shqipëria, të cilat përkundër ndihmës enorme të aleatëve të tyre nuk po mirëqeverisen. Nëse do të ndodhte ky bashkim, Prishtina do të trajtohej nga Tirana më keq sesa po trajtohet aktualisht Kukësi. Kjo në rast se Tirana do të ishte kryeqytet i këtij shteti. Nëse Prishtina do të ishte kryeqytet, atëherë Tirana do të trajtohej më keq sesa aktualisht po trajtohet Mitrovica. Duhet të jesh i droguar fort që të flasësh atë çfarë foli Edi Rama”, theksoi analisti politik Nexhmedin Spahiu. Flluska bore mediale i quan këto deklarime edhe analisti politik, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare, Albinot Maloku. “Deklarimet e krerëve shtetërorë në Shqipëri e Kosovë të bëra ditë më parë në lidhje me bashkimin kombëtar janë asgjë më shumë se flluska mediale, e kjo nisur nga fakti se as kryeministri Edi Rama e as presidenti Hashim Thaçi nuk e kanë stimuluar paraprakisht këtë bashkim. Përkundrazi që të dy kanë folur për bashkim kombëtar brenda Bashkimit Evropian, ndërsa tani bashkimin kombëtar po e konsiderojnë si presion ndaj BE-së për qasjen e saj ndaj Kosovës e Shqipërisë. Është më se e vërtet që Bashkimi Evropian ka pasur qasje dyfytyrësie edhe karshi Kosovës edhe karshi Shqipërisë. Bashkimi Evropian është në krizë të thellë e pa vizion së pari ndaj vetvetes, e mos të flasim ndaj Ballkanit Perëndimor. Janë po ashtu vetëm flluska mediale edhe këto deklarimet e Maja Kocijançiqit se “rajoni i Ballkanit Perëndimor ka një perspektivë të qartë evropiane”, është shprehur Maloku. Ai shton se ka një paralelizëm të deklarimeve boshe mes krerëve shtetërorë shqiptarë për bashkim kombëtar dhe deklarimeve të zyrtarëve evropian për perspektivë të qartë evropiane për Ballkanin”. Kështu që asnjëra palë nuk bën dallime, kur janë në pyetje deklarimet e kota e për konsum medial”, theksoi Maloku për “Kosova Sot”.
Kelmendi: Thaçi, kopjues i Ramës
Profesor dr. Jeton Kelmendi thotë se deklaratat e Edi Ramës dhe Hashim Thaçit janë vetëm një pështjellim fjalësh dhe asgjë më shumë, sepse që të dy punojnë kundër bashkimit kombëtar, ndërsa deklarojnë sa për konsum të brendshëm politik. “Në fakt, ky Thaçi ynë bënë pazare edhe me këta pak tokë që ka Kosova, pra rrezikon ta tkurrë edhe më shumë shtetin që po i jep krejt çka po do ai, e lëre më ta bashkojë Kosovën me Shqipërinë. Rama, në anën tjetër, gati e ka ndarë vendin dhe shiko se si sillet me gjysmën e popullit, pra të demokratët, e lëre të bashkojë me Kosovën. Këto deklarata të Ramës fillimisht ishin një gjuajtje për tri pika në këtë lojë, që po zhvillohet në Shqipëri. Pra, Rama ka qenë basketbollist dhe ashtu ka menduar, ndërsa Thaçi është i lodhur për nga idetë, dhe nuk di më shumë pos të kopjojë Ramën. Ky i fundit as rregullat e basketbollit nuk i di. Por, ky di të luajë bixhoz dhe mund të ketë menduar se pas përfitimit të Ramës, fitimi do të mund të ndahet mes dy shokëve socialistë Rama-Thaçi”, është shprehur Kelmendi. “Këto deklarata janë shumë të dëmshme, sepse në këtë kohë turbulencash në Ballkan dhe në sferat ndërkombëtare në përgjithësi do të mund të ndikojnë në arsyetimin e veprimeve të tyre invazive në Serbi, Greqi, Maqedoni dhe si rezultat shqiptarët mund të humbin edhe më shumë politikisht, por edhe në imazhin e shqiptarëve në arenën ndërkombëtare”, është shprehur Kelmendi. /Kosova.sot
Presidenti Bujar Nishani i ka dhënë nënshtetësinë shqiptare ...
Musa dhe Danjeli kanë gjetur tek njëri-tjetri rivalin, por a...
Armela dhe Xheni kanë qenë shoqe të pandara në shtëpinë e be...
Menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm...
Partia Socialiste zhvilloi sot një mbledhje urgjente me grup...
Një sherr raportohet se ka ndodhur pas caste më parë në obor...
Opozita shqiptare ditën e sotme ka zhvilluar një protestë ma...
Pasi u gjet trupi i pajetë i Elson Kerrit, vetëm pak minuta ...
Tridhjetë e nëntë vjeçari, Emmanuel Macron, është një bankie...
Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së pa...
Partia demokratike ka zhvilluar sot një protestë shembullore...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sapo ka njoftu...
Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani, në një komuni...
Ndërkohë që protesta është në vijim, qytetarët kanë bllokuar...
CityNews sjell fotot ekskluzive të protestës që po zhvillohe...
Protesta e Partisë Demokratike do të përfundojë në orën 12:0...
Kryqëzimi i Teknologjikes është pika tjetër e takimit të ven...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e paradites së ...
Protesta e qytetarëve në të gjithë Shqipërinë sapo ka fillua...
Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 5 kg kanabis sativa si...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...