E rëndë në Tiranë/Gruaja i jep fund jetës
Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur një ditë më parë n...
Në çdo betejë, një komandant i mirë bën kujdes të lërë shtegun hapur, për t?i ikur rrethimit. Lulzim Basha është i vetmi udhëheqës, që para se të nisë betejën, bën kujdes të mbajë peng ushtarët, që të vdesin bashkë me të.
Kështu po ndodh pak a shumë me historinë e çadrës së tij, e cila ngjan me një ?summer school?, por jo me një pranverë shqiptare.
I izoluar ndërkombëtarisht dhe me një mungesë të theksuar të mbështetjes popullore në vend, deri në bezdi, ai po mbyll çdo rrugë për t?u konsideruar serioz dhe për t?i mundësuar faktorëve të tjerë, përveç tij, daljen nga çadra.
E ka bërë këtë fillimisht me faktorin ndërkombëtar, që mund të ishin ndërmjetësit më të mirë për ta shpëtuar ?nderin e çadrës?. Në vend t?i përdorte ata si aleatë dhe t?u thoshte demokratëve, se arriti të marrë fjalën e Perëndimit për betejën kundër qeverisë, i nervozoi ata si një mashtrues dhe demagog, të cilit nuk i besohet asgjë. Ai e ka humbur betejën me perëndimorët, jo duke bërë betejë me ta, por duke folur me ta, dhe duke u përpjekur të sajojë një betejë. Ai është armiqësuar me ta, pa folur kundër tyre, por duke injoruar këshillat e tyre dhe duke u përpjekur t?i keqpërdorë. Ai ai ka shmangur pranimin e pozicionit të tij zyrtar kundër Perëndimit, duke luajtur me teori komplotesh, ?Soros?, ?perëndimorë të paguar nga droga?, ?mafia ndërkombëtare që kontrollon Veting-un? etj.
Tani që Perëndimi i duhet për ta nxjerrë nga halli i jetës së vet, ai është lideri më i poshtëruar prej tyre publikisht dhe po rrezikon të krijojë një frymë anti-perëndimore në PD. Po të shikosh postimet e disa kokëtulëve që ka aty rrotull dhe që nxjerrin në pazar atë që dëgjojnë në shtëpi, e kupton se ku po rrëshqet Partia Demokratike.
Nga ana tjetër, Basha po përpiqet të nxjerrë jashtë loje dhe lidershipin e Partisë Demokratike, të vjetër dhe të ri. Në një konflikt kaq të egër me Perëndimin, është e pazakontë që një parti të jetë e gjitha e rreshtuar kundër Perëndimit. Për më tepër, partia që është krijuar me moton ?për ta bërë Shqipërinë, si gjithë Europa?.
Lulzim Basha mendon se i ka marrë peng edhe ata, përmes listave që bën me Kunatin, apo makinacioneve meskine për karrierën e tyre brenda PD. Në fakt, ai thjesht i ka mbyllur derën vetes. PD ka plot personalitete që nuk mendohen për të zgjedhur mes Luzlim Bashës dhe karrierës së tyre nga një anë, dhe Perëndimit nga ana tjetër. Ata mund të ishin në këtë moment, një shpëtim për PD dhe për vet Bashën, duke sulmuar fort Bashën dhe duke e ?detyruar? të dalë nga çadra dhe të futet në zgjedhje.
Por ata nuk e bëjnë. Nuk e bëjnë dhe heshtin gjithë cinizëm, për ta lënë Lulzim Bashën në fatin e vet pa asnjë rrugëdalje, nga një çadër që në fakt është pa dyer fare. Heshtja e plotë e emrave dhe individëve në PD, që mund ta ndryshonte këtë situatë, nuk do të thotë se ata janë kundër Perëndimit si Basha, por se ata janë duke e lënë Bashën të konsumohet i vetëm në këtë betejë donkishoteske, duke i lënë si badigard në betejën me Europën, vetëm Flamurin.
Lulzim Basha po ashtu, ka nxjerrë jashtë loje nga kjo betejë dhe bazën e Partisë Demokratike, ata që përbëjnë bërthamën ?ideologjike? të asaj partie. Shumë prej tyre janë të pashkolluar, ta pagdhendur, të paditur dhe të pa llakosur, por merren me politikë për shkak të historisë së tyre me komunizmin dhe instiktit pro perëndimor që kanë. Ata mund të jenë qesharakë, apo njerëz me drama të forta në jetë , mund të jenë ish- zyrtarë, ose njerëz që kurrë nuk kanë punuar në shtet, por i përkasin asaj pjese që voton PD, si parti që u ngjalli shpresat për Perëndimin.
Aftësia e tyre për ta ndjerë luftën me Perëndimin, është e fortë dhe nuk e pranojnë. Lulzim Basha mund të përpiqej të përdorte instiktin e tyre, për të dalë nga kjo histori, por në fakti ai po bën të kundërtën, po përpiqet t?i nxjerrë jashtë loje, duke i gënjyer e duke iu thënë se e ka Perëndimin me vete, por seç janë ca të paguar me para hashashi që mbrojnë Edi Ramën.
Në fund, Lulzim Basha ka nxjerrë jashtë loje dhe po merr më qafë dhe aleatët e tij politikë. Disa parti politike të opozitës janë regjistruar e ç?regjistruar në KQZ, nën mashtrimet e Lulzim Bashës për të rezistuar së bashku, pasi gjithmonë ka një gënjeshtër që ?javën tjetër? do t?i vijë një telefonatë Ramës dhe ai do japë dorëheqje. Javët shkojnë dhe telefonata për dorëheqje mbërrijnë vetëm në çadër. Tani Basha duket se është nisur në rrugën pa kthim të shkrirjes së Partisë Demokratike, por aleatët e tij janë duke u prerë në besë. Të paktën presioni i tyre, mund të ishte sërish një barkë shpëtimi për Partinë Demokratike. Por Basha dhe këtë barkë e ka shpuar dhe po e fundos bashkë me anijen e vet.
Pas gjithë kësaj, i vetmi shpjegim është që Basha ka marrë garanci të forta nga Berisha në këtë lëvizje vdekjeprurëse për PD. Dhe qetësia me të cilën po e çon PD drejt shkrirjes së saj, mund të nxjerrë në skenë sërish Sali Berishën, si shpëtimtar të saj, duke urdhëruar Lulzim Bashën të hyjë në zgjedhje dhe të ?dëgjojë? këshillat e Perëndimit. Kështu jemi të qartë të gjithë që Basha nuk ka pasur faj. Po as parti! Ka pas detyrë vetëm të ringjallë ?Babain? e Republikës së Vjetër!/TemA
Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur një ditë më parë n...
Deklaratat e sotme të ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar G...
Qindra anije po lundrojnë me pajisje të fikura dhe po ndrysh...
Gabriel: Minimi i shtetit ligjor në Shqipëri jo në interesin...
Monika Kryemadhi, deutetja e LSI në një takim me të rinjtë e...
Një aeroplan është rrëzuar pasi më parë ka shpërthyer në ajë...
E ka lënë mënjanë diplomacinë dhe ka folur me tone të ashpra...
Elvi FUNDO– Ka reagime dhe qëndrime për gjithçka artikuloi m...
CityNews njofton se një aksident ka ndodhur para pak minutas...
Ndërkohë që kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi rama teksa njoftoi se sonte d...
Ushtria siriane e Al-Kaidës, grupi Ahrar Al-Sham e ka uruar ...
Pas deklaratave me tone të forta që bëri ditën e sotme minis...
Pas “shuplakës” që ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabrie...
Shefi i diplomacisë gjermane, Sigmar Gabriel i ka dhënë një ...
Policia e Shkodrës ka arrestuar tre shkodranë për ngjarjen e...
Shefi i diplomacisë gjermane, Sigmar Gabriel i ka dhënë një ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një komu...
Direkt pas takimit që kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Bas...
Përfaqësuesi i lartë i konservatorëve britanikë, Daniel Hann...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...