Policia arreston 3 shkodranë/ Njëri ikën forcërisht nga komisariati
Policia e Shkodrës ka arrestuar tre shkodranë për ngjarjen e...
Shefi i diplomacisë gjermane, Sigmar Gabriel i ka dhënë një shuplakë të fortë interesave të çadrës së opozitës duke përdorur në fjalën e tij në Tiranë terma që ndoshta nuk ishin dëgjuar këtu tek ne, që prej vitit të largët 1997.
Ai e ka quajtur bojkotin e parlamentit ?absurd? nga këndvështrimi i një europiani. Ai e etiketoi si klikë kundër interesave të shqiptarëve, bashkësinë e atyre që i kanë hyrë kësaj rruge. Ai ka folur për frikën personale të njerëzve që pengojnë reformën në drejtësi dhe ka huazuar krahasimin e Edi Ramës se në demokraci pakica duhet të panojnë shumicën. Po të shikosh fjalën e tij duket qartë se etiketimet e z. Gabriel i tejkalojnë korrinizat e gjuhës diplomatike.
Ato bëhen dhe më të rënda dhe më të forta në dëm të aksionit të PD-së, sidomos po të vendosen në kontekstin e të singjashmeve të tyre që mbërritën nga Brukseli.
Në fundjavën e shkuar, komisionerët Hahn dhe Mogherini bënë një deklaratë të përbashkët ku linin të kuptohej se aksioni i Bashës ishte prej udhëheqësi të papërgjegjshëm, duke përmëndur në këtë arsyetim mosregjistrimin në zgjedhje dhe mosvotimin e reformës në drejtësi.
Po të vërehen me kujdes këto deklarata, duket se rruga e PD-së po goditet qartë dhe me insistim. Tashmë qëndrimet nuk janë vetëm të ambasadorëve, por edhe të autoriteteve të larta perendimore dhe tendenca tregon se ato do vijnë duke u shtuar dhe rrethimi ndaj opozitës duke u rritur.
Deri këtu jemi tek renditja e fakteve që janë brutale, të pamëshirshme dhe në dukje pa shteg daljeje për Bashën.
Por, ndaj këtij realiteti që nuk mund të mohohet, PD-ja po fsheh kokën si struci. Ajo po sillet sikur nëse nuk i pranon faktet, ato nuk ekzistojnë. Në këtë betejë propogande ajo ka zgjedhur rrugën më të gabuar për të qenë bindëse.
Kur flasin ambasadorët gjithmonë del dikush që thotë se ata punojnë për Ramën. Kur flasin kancelaritë perendimore, ngrihet Lulzim Basha dhe pretendon se ato janë influencuar nga lobistët që ushqehen me paratë e kanabisit. Madje edhe kur numri dy i qeverisë gjermane, Ministri i jashtëm i Gabriel, zbarkon në Tiranë për të folur troç, shpërndahen zëra se ai nuk qenkesh i partisë së Merkelit, por një i majtë social demokrat më afër Ramës dhe Metës.
Fatkeqësisht e gjitha kjo strategji komunikimi, është tagji vetëm për banorët e çadrës. Ajo as nuk mund t?i bindë dhe as nuk mund t?i bëjë për vete njerëzit me logjikë të ftohtë.
Askush nuk mund ta besojë se edhe z.Gabriel flet me kokën e tij dhe se Anxhela Merkel, si e djathtë, ka një version tjetër që i shkon më për shtat PD-së.
Faktet duhen pranuar ashtu sikurse janë dhe PD-ja nëse do të ketë sukses, duhet të zgjedhë një rrugë tjetër. Jo mohimin e tyre, por përballjen me to. Lulzim Basha dhe njerëzit e tij nuk mund të sillen sot sikur nuk janë të rethuar, por duhet të tregojnë se si kanë ndërmend ta çajnë këtë rrethim.
Pra, kur shefi i diplomacisë gjermane zbarkon në Tiranë, dënon ashpër bojkotin, i bën thirrje pakicës që të pranojë shumicën, bën apel që politikanët të shkojnë në zgjedhje dhe aty t?i shpalosin obsionet dhe kritikat e tyre, këto mendime nuk mund të anashkalohen.
Përkundrazi mbi ato duhet debatuar.
A përdorën, përshembull, të njëjtën peshë dhe të njëjtin metër, si Berlini ashtu edhe Brukseli, për rastin maqedon? A e dënuan ata bojkotin e gjatë të opozitarëve të Gruevskit? A mbështetën ata konceptin që po kërkon PD-ja sot, pra për të shkuar në zgjedhje pa kryeministrin që kishte fituar votën popullore?A mbështetën qeverinë teknike dhe lobuan për shtyrjen dy herë të zgjedhjeve që synonin tërheqjen zvarrë të liderit autoritar të Shkupit?
Po, perëndimi i bëri të gjitha këto. Vendet demokratike i mbështetën të gjitha rrugët ekstra zgjedhore për të rrëzuar një starrap që po i merrte frymën vendit të tij përmes prishjes së rregullave demokratike.
Dhe bënë shumë mirë, duke u sjellë sipas parimeve të etërve themelues dhe besimit se demokracia është më shumë sesa vetëm zgjedhje.
Por me gjithë këto përpjekje kolosale, Gruevski përsëri fitoi vota më shumë se çdo parti tjetër. Dhe perëndimit iu desh të ndërhyjë sërish me rrugë të tërthorta për të penguar rikthimin e tij në pushtet.
Kjo histori e sjelljes së kancelarive euro atlantike me fqinjin tonë lindor, tregon se në shtetet që kërcënohen nga autoritarizmi, tezat se pakica duhet të pranojë shumicën, se bojkoti është sakrilegj, se mospjesmarrja në garë duket absurde për një europian normal, ngjajnë qesharake.
Nëse një lider autoritar ka kapur për fyti gjithë vendin, zgjedhjet janë thjeshtë një farsë. Nëse ato mund të konsiderohen zemra e një etniteti demokratik, askush nuk mund të na bëjë të besojmë se një trup mund të qëndrojë në jetë kur i janë sëmurur të gjitha organet e tjera dhe vetëm zemra vazhdon t?i rahë.
Në vendin që drejton Edi Rama, ku mediat i ka kullufitur, ku oligarkët që po i nginj me kulla financojnë drejtëpërdrejtë atë, ku kriminelët janë në paradhomë të politikës dhe ku partia në pushtet është partia e klientëve të kryeministrit, duket qartë që zemra nuk mund të punojë normalisht pa u furnizuar me gjak.
Prandaj, vetëm zgjedhjet nuk janë zgjidhje.
Por për të treguar të gjithë këtë histori duhet një rrugë e gjatë. Duhen së pari argumenta, pastaj rrezistencë dhe forcë.
Këto janë sfidat reale të Bashës dhe PD-së sot. Synimi i tyre duhet të jetë t?i tregojnë perëndimit se këtu po krijohet një model tjetër Gruevski. Ndoshta më i sofistikuar në propogandë, por po aq i rrezikshëm në zhdukjen e lirive dhe hapsirave demokratike.
Por, kjo rrugë e vështirë, e cila mban mbi vete edhe riskun e një hara-kiri, që mund të hajë edhe kokën e Bashës, është rrugë me një kalim. Ajo e detyron opozitën të përballet me faktet. Ti pranojë publikut dhe vetes se ajo aktualisht nuk ka përkrahjen perendimore. Por se ajo po lufton, po përpiqet, madje është e gatshme edhe të sakrifikojë për të treguar se në Tiranë po skicohet një sozi vetëm estetikisht e ndryshme me satrapin maqdon. T’i bindë se pikërisht për këtë, këtu vlejnë më shumë recetat e Shkupit sesa ato të vendeve normale./Lapsi.al
Policia e Shkodrës ka arrestuar tre shkodranë për ngjarjen e...
Shefi i diplomacisë gjermane, Sigmar Gabriel i ka dhënë një ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një komu...
Direkt pas takimit që kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Bas...
Përfaqësuesi i lartë i konservatorëve britanikë, Daniel Hann...
Menjëherë pas konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi...
Policia greke ka shkatërruar një organizatë kriminale të tra...
Bashkëbisedim në Sheshin e Lirisë, me pedagogë, ekspertë dhe...
Ditën e djeshme një efektiv i Policisë së Elbasanit është fi...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pop flet në këtë momente...
Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona, pas ngjarjes së ...
Kush ua prishi festën e Pashkëve shqiptarëve të krishterë dh...
Ministria e Punëve të Brendshme falënderon punonjësit e poli...
Pak ditë më parë Parlamenti miratoi fondin shtesë prej 50 mi...
Pas më shumë se një jave nga ekzekutimi tragjik i ish-drejto...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka bërë një deklaratë të...
Një kullë gjigante 350 metra e lartë do të ngrihet në Buleva...
Një qytetar ka arritur t’i shpëtojë policisë në mënyrë spekt...
Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta, mori pjesë në një takim fes...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...