VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Gabriel: Minimi i shtetit ligjor në Shqipëri jo në interesin e BE-së
Shefi i diplomacisë gjermane u bëri thirrje politikanëve shqiptarë që mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve të zbatohet reforma në drejtësi.
Ndaj dhe në qëndrimin e tij disa orësh me autoritetet shqiptare Gabriel preferoi të ishte sa më i drejtpërdrejtë, duke dhënë vlerësimet e Berlinit zyrtar për atë që po ndodh në Shqipëri. Në mesazhet për klasën politike ai e lidhi dinamikën e zhvillimeve aktuale me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Sipas Gabrielit, ai vend që dëshiron të shkojë i sigurtë drejt BE-së duhet të konsolidojë ligjet, Kushtetutën dhe parlamentin.
Mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve të zbatohet reforma në drejtësi
“Kush nuk e bën këtë ai e largon Shqipërinë nga rruga e BE. Partitë zgjedhin vendimmarrjet e tyre, por minimi i shtetit ligjor nuk është në interesin e BE-së?, u shpreh Ministri i Jashtëm gjerman në Tiranë, duke veçuar aktin pozitiv kur parlamenti shqiptar në muajin korrik të vitit të kaluar miratoi me konsensus një paketë ligjesh të rëndësishme të reformës në drejtësi. Sigmar Gabriel ishte fshikullues kur përmendi aktualitetin e pengesave në vijimin e punës për këtë reformë.
“Kjo është absurde që deputetët e zgjedhur refuzojnë të bëjnë punën e tyre në parlament. Është e paimagjinueshme që opozita përpiqet të ndryshojë gjendjen jo përmes zgjedhjeve, por përmes bojkotit. Për ne është mjaft e rëndësishme që mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve të zbatohet reforma në drejtësi?.
Ministri i jashtëm gjerman iu rikthye investimit të vendit të tij dhe vendeve të tjera të BE-së, kur para rreth tri viteve, që përkonte me 100 vjetorin e Luftës së parë Botërore, “ne ftuam vendet e këtij rajoni, që nuk janë pjesë e BE-së, por janë në rrugën drejt BE-së, që t’i çojnë përpara këto vende, dhe Shqipëria është mjaft me rëndësi në këtë proces?.
Konstatohet një farë ngadalësimi në procesin e Berlinit
Procesi i Berlinit, sipas ministrit të jashtëm gjerman, nisi me eufori, por ndërkohë ka rënë disi.? Konstatohet një farë ngadalësimi i ritmeve, nuk mund të shpjegohet përse projektet nuk po ecin përpara siç duhet. Këtu luajnë rol interesa të grupeve të caktuara. Europa mund të bënte më shumë për vendet e Ballkanit perëndimor?.
Ai e lidhi shqetësimin për bllokimin e reformës në drejtësi me procesin e pritshëm zgjedhor.
“Askush në Evropë nuk e kupton që parlamentarët e zgjedhur bojkotojnë parlamentin dhe mblidhen në çadër. Kjo është një rrethanë që ne nuk mund ta pranojmë, dhe kjo në një kohë kur pas pak javësh do të zhvillohen zgjedhje. Nëse deputetët nuk janë të kënaqur me atë që bën një qeveri duhet ta anatemojnë me zgjedhje?.
Për Gabrielin parimi bazë i demokracisë është, që në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës, pakicat të pranojnë shumicat, pra thelbi është respekti ndaj Kushtetutës.
“Është e paimagjinueshme që një pakicë nuk përpiqet të ndryshojë gjendjen përmes zgjedhjeve, por përmes bojkotit të parlamentit. Këtu lind përshtypja se ka një fare frike lidhur me zbatimin e reformës në drejtësi. Për ne është mjaft e rëndësishme të zbatohet reforma dhe ne apelojmë si qeverinë dhe parlamentin që të punojnë mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve për zhvillimin e rregullt të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme?.
Interesi i qytetarëve është shteti i së drejtës
Për herë të parë ai ka treguar dhe për një letër që partitë në koalicionin qeverisës CDU-CSU i kanë shkruar PD-së dhe partive të tjera opozitare në Shqipëri. Duke folur për përmbajtjen e saj Gabriel tha se CDU-CSU “kanë apeluar për të mos u bllokuar reforma në drejtësi. Një politikë që përpiqet të pengojë këtë, largohet nga Europa. Më lejoni t’ju bëj një pyetje: çfarë është më e rëndësishme? Interesat e vendit apo interesat e partive politike? Interesi i qytetarëve është shteti i së drejtës dhe jo i grupimeve më të vogla?.
Edhe për mosbesimin që ka opozita shqiptare për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, shefi i diplomacisë gjermane u shpreh se në këtë kontekst, duhet të bëheshin propozimet e nevojshme. “Gjermanët, OSBE, BE do të duhej të merrnin propozimin që t’i shoqërojmë në mënyrë më intensive këto zgjedhje. Nëse opozita dëshiron, mund të bëjmë më shumë, por bojkotimi i Parlamentit nuk është rruga që të çon drejt zgjedhjeve demokratike.?/DW
Monika Kryemadhi, deutetja e LSI në një takim me të rinjtë e...
Një aeroplan është rrëzuar pasi më parë ka shpërthyer në ajë...
E ka lënë mënjanë diplomacinë dhe ka folur me tone të ashpra...
Elvi FUNDO– Ka reagime dhe qëndrime për gjithçka artikuloi m...
CityNews njofton se një aksident ka ndodhur para pak minutas...
Ndërkohë që kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi rama teksa njoftoi se sonte d...
Ushtria siriane e Al-Kaidës, grupi Ahrar Al-Sham e ka uruar ...
Pas deklaratave me tone të forta që bëri ditën e sotme minis...
Pas “shuplakës” që ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabrie...
Shefi i diplomacisë gjermane, Sigmar Gabriel i ka dhënë një ...
Policia e Shkodrës ka arrestuar tre shkodranë për ngjarjen e...
Shefi i diplomacisë gjermane, Sigmar Gabriel i ka dhënë një ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një komu...
Direkt pas takimit që kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Bas...
Përfaqësuesi i lartë i konservatorëve britanikë, Daniel Hann...
Menjëherë pas konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi...
Policia greke ka shkatërruar një organizatë kriminale të tra...
Bashkëbisedim në Sheshin e Lirisë, me pedagogë, ekspertë dhe...
Ditën e djeshme një efektiv i Policisë së Elbasanit është fi...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...