Alarmi/Përdorimi i zgjatur i antibiotikëve e rrit rrezikun e kancerit për 73%
Nëse jeni duke marrë antibiotikë 15 ditë apo më gjatë, rrezi...
Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin ?Për strehimin social?, propozuar nga Ministria e Zhvillimit Urban.
Ky pr/ligj synon të garantojë strehim të përshtatshëm dhe të përballueshëm të kategorive në nevojë.
Vendimi
Ndryshimet ligjore parashikojnë dyfishim të programeve të strehimit. Këto programe janë: Programi i banesave sociale me qira; Programi për përmirësimin e kushteve të banesave ekzistuese ose të përmirësimit të kushteve, deri në një ndërtim të ri; Programi i banesave me kosto të ulët; Programi për zhvillimin e zonës me qëllim strehimi; Programi për krijimin e strehëve të përkohshme; Programi i banesave të specializuara.
Përparësi në përfitimin nga programi i përmirësimit të kushteve ekzistuese si dhe të përmirësimit deri në ndërtim të ri, kanë familjet/individët, ku mungojnë shërbimet bazë siç mund të jenë vendbanime ose banesa individuale të komunitetit rom, komunitetit egjiptian, komuniteteve të zonave rurale e të ngjashme me to, të personave me statusin e jetimit, personave me aftësi të kufizuara; familjeve të policëve të rënë në detyrë, prindi i vetëm, të moshuarit dhe viktimat e trafikimit.
Në projektligjin e miratuar sot në Këshillin e Ministrave, trajtohet për herë të parë programi i banesave të specializuara. Janë banesa që adresojnë një nevojë specifike strehimi, ku përfshihen banesat për të moshuarit dhe/ose personat me aftësi të kufizuar, për viktimat e trafikimit, viktimat e dhunës në familje, fëmijët, të cilët janë pa kujdes prindëror ose janë marrë në mbrojtje nga shteti dhe që përgatiten për të kaluar në jetën e pavarur, të miturit nga 14-18 ose të rinjtë 18-21 vjeç pas lirimit ose kryerjes së programeve, që lidhen me drejtësinë penale dhe vajzat nëna.
Duke marrë në konsideratë sugjerimet e Këshillit të Europës, për herë të parë ligji bën të mundur ndalimin e dëbimit me forcë (force viction), duke mundësuar lehtësimin e procedurave të zhvendosjes së qytetarëve si një detyrim për sigurimin e strehimit alternativ të përshtatshëm.
Në dispozitat tranzitore të këtij ligji, njësitë e vetëqeverisjes vendore, nga hyrja në fuqi e këtij ligji dhe deri në dy vjet nga hyrja në fuqi e tij, parashikojnë në programet sociale të strehimit që jo më pak se 5 për qind e vendeve nga çdo program, për çdo vit brenda kësaj periudhe, të plotësohen nga familje të komuniteteve rome e egjiptiane.
Një tjetër risi e ligjit është krijimi i fondit publik i banesave sociale, i cili është tërësia e banesave, krijuar nga organet e vetëqeverisjes vendore dhe/ose qendrore, subjektet private fitimprurëse ose jofitimprurëse, financimeve nga taksat e ndikimit në infrastrukturë si dhe donacione e burime të tjera të ligjshme.
Një ndër ndryshimet kryesore në këtë projektligj është edhe marrëdhënia e re që vendoset me biznesin privat në formën e Partneritetit Publik Privat.
Projektligji parashikon për herë të parë edhe mënyrën se si sektori privat kontribuon në krijimin e fondit publik. Çdo shoqëri ndërtuese ose investitor që, investon dhe kryen ndërtime me sipërfaqe ndërtimore banimi për efekt përfitimi, mbi 2000 metra katrorë, siguron kalimin pa shpërblim e të paktën 50 metrave katrorë sipërfaqe funksionale dhe që të plotësojë kushtet e një strehimi të përshtatshëm, në favor të fondit publik, të banesave sociale me qira.
Pas miratimit në Këshillin e Ministrave, projektligji ?Për strehimin social? do të kalojë për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Shqipërisë.
Aktualisht, Ministria e Zhvillimit Urban ka nisur punën për hartimin e 33 akteve nënligjore, 21 vendime të Këshillit të Ministrave dhe 12 udhëzime të cilat do të garantojnë zbatueshmërinë e ligjit të ri./CityNews
Nëse jeni duke marrë antibiotikë 15 ditë apo më gjatë, rrezi...
Alpinisti nepalez 85 vjeçar, Min Bahadur Sherchan, ka në pla...
Policia gjermane ka zbuluar disa objekte të dyshimta në dalj...
Opozita i qëndron reformës në drejtësi dhe konsensusit për z...
Të tjera detaje jan ëzbuluar nga krimi i ndodhur mbrëmjen e ...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë mbi arrestimin e trafikan...
Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të...
Gordana Hajkoja, me prejardhje nga Shkodra, e cila studion n...
Një laborator i sofistikuar droge u zbulua sot nga Policia e...
Prej më shumë se 50 ditësh Shqipëria është përfshirë në një ...
Denoncimi i Fiks fare: Si humbën jetën dy të sëmurë me kance...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim kokë më kokë me ...
Menjëherë pas letrës së kreut të grupit parlamentar të Parti...
Policia e Pukës ka goditur një tjetër rast të kultivimit të ...
Përhapja e psikozës së konflikteve është vetëm një fluskë e ...
Një dekalratë e fortë ka ardhur nga zyrtarët e lartë të Bash...
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka bërë një akuzë ...
Në Shqipëri kryetari i Partisë demokratike Lulzim Basha sulm...
Kryeministri Edi Rama foli sot për vazhdimin e koalicionit P...
Kryeministri Edi Rama pritet të zhvilloj këtë mbrëmje një ta...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...