Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Ilir Meta i ka vënë një mur të madh përpara euforisë së Edi Ramës, për të hyrë në zgjedhje i vetëm. Kaq i fortë ka qenë ky mur, sa përplasjet e para me të, nxorrën në pah problemin e madh të kryeministrit, atë të pamundësisë për të menaxhuar pushtetin enorm që shqiptarët i dhanë katër vjet më parë. Krahu radikal pranë tij, nxitoi të propozonte ndarjen me LSI, shkuarjen vetëm në zgjedhje, ndërzimin e një opozite bastarde dhe marshimin e pandalshëm drejt fitoreve të reja.
Sigurisht që këto thirrje, vetëm sa ia lëvizin Ramës thikën e ngulur në plagën e shkaktuar nga pafuqia për të vepruar. Ai do t?i zhgënjejë përsëri skifterët e tij, sepse nuk do t?a rrezikonte asnjë ditë të vetme mandatin e tij duke nxjerrë Metën jashtë qeverisë dhe nuk do të guxonte asnjëherë të ndërmerrte aventurën e daljes në zgjedhje pa LSI. Edi Rama nuk është lloji i politikanit që riskon të gjithën për t?u ndjerë i lirë, por preferon t?a shesë lirinë për të mos riskuar pushtetin.
Kjo nuk lidhet vetëm me pasigurinë apo frikërat e tij personale. Më tepër se kaq, kjo ka të bëjë me kontradiktën e pazakontë që e ka dominuar vazhdimisht atë: ai e dëshiron dëshpërimisht pushtetin, por nuk e duron përgjegjësinë. Rama pëlqen të qeverisi, por jo të japë llogari. Ai do të jetë i pari, por nuk duron ta gjykojnë. Ai do të jetë suksesi, ndërsa dështimin t?a projektojë gjithnjë tek të tjerët.
Edi Rama erdhi në pushtet edhe me votat e LSI, por që në fillim e deri më sot, u kujdes të thurrë fabulën se aleati më i vogël ishte një dru i shtrembër në rrotën e tij të Rilindjes. Se projekti i tij i madh pengohej nga partia e vogël, e cila flirtonte me opozitën. Se çdo sukses ishte i tiji personal dhe çdo dështim ndodhte për shkak të tjerëve. LSI, indirekt, lidhej me Frontin e së Keqes, mediat, gazetarët, opozitën, etj, që po e pengonin misionarin të rilindte Shqipërinë.
Për të krijuar këtë percepsion u investua jo pak tek ndërkombëtarët e tek opinioni publik; u krijuan portale anonime, monologje në facebook dhe madje marka televizive si ERTV. Edi Rama duhej të ishte reformatori vigan dhe, kriminalizimi i politikës, vjedhja e votës, mbretëria e drogës, korrupsioni masiv, koncensionet klienteliste, përdorimi i banditëve, shpërdorimi i parasë publike dhe varfëria e shtuar, veçse sajesa nga balta e gatuar në kazanin e Frontit të së Keqes. Në këtë Front, opozita dhe media futen bashkë për të zhvlerësuar çdo akuzë, ndërsa LSI përdoret si alibi për vështirësitë që lideri suprem ndesh në misionin e tij të fanarit ndriçues. Armiku i jashtëm ka gjithnjë nevojë për një konspiracion të fshehtë me agjentët e infiltruar në Frontin e së Mirës.
Mirëpo sot, kur LSI mendon se lideri suprem nuk mund të bëjë zgjedhje pa opozitën dhe këtë e deklaron hapur, Edi Rama është i lirë të vazhdojë i vetëm rrugën e tij të Rilindjes. Ai beson se ka me vete të drejtën dhe ligjin, kështu që nuk ka më asnjë arsye apo detyrim politik ndaj aleatit më të vogël. ?Konspiracioni? kundër tij është zbuluar dhe kështu kryeministri jo vetëm duhet të ndahet sot, por edhe të ndihet i çliruar për të hyrë në zgjedhje, kurdo që të jenë ato, pa LSI.
Hezitimi i tij për të hedhur këtë hap s?ka të bëjë me ndonjë detyrim moral ndaj Ilir Metës dhe as me nevojën e një mazhorance të konsoliduar për të bërë reforma. Edi Rama nuk ndahet dot nga LSI, sepse aleati i vogël i duhet për të shkarkuar përgjegjësinë e dëshmtimeve të tij të mëdha. Ai nuk e përballon dot i vetëm peshën e pushtetit, por kurorën e tij e do t?a ketë mbi krye.
Por Rama nuk ndahet dot nga LSI edhe nga pasiguria e numrave elektoralë. Ai nuk rrezikoi as në 2013, kur pasi nuk kishte lënë gjë pa thënë e pa bërë kundër Ilir Metës, i futi krahun për të siguruar plotësisht pushtetin. Mund të kishte fituar i vetëm, thonë ata që sot i kërkojnë përsëri të ndahet nga LSI, por Rama nuk e bëri. Si mund të provojë garën me risk një njeri që edhe pse kryeministër, edhe pse kryetar, shmangu votimin brenda partisë së tij?
Të mos kërkojmë nga Rama atë që nuk e ka bërë kurrë. Ai ka qenë gjithnjë numër 2, ka shijuar pushtetin e bashkisë duke ua lënë të tjerëve në derë kopilin e përgjegjësisë. Herë Ilir Metës e herë Fatos Nanos. E mori partinë duke sakrifikuar Gramoz Ruçin. U bë kryeministër duke u falur tek Ilir Meta. Atë e tremb ideja se bashkë me pushtetin duhet të mbajë edhe të gjithë përgjegjësinë. I duhet një i dytë për t?u ndjerë i parë. Prandaj, pavarësisht numrave dhe euforisë socialiste, Edi Rama nuk bën dot divorc./Mapo
Një 21-vjeçar është arrestuar në Bulqizë, pasi akuzohet për ...
Kreu i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu, paralajmëron ndrysh...
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, pas qëndrimeve të fundit publike, ...
Pjesa e parë Më 7 prill 1939 Italia musoliniane me anë të Op...
Historia e Samantha Sepulveda është edhe e thjeshtë dhe mahn...
Presidenti rus Vladimir Putin konsiderohet si njëri nga lide...
Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në Fushë-Prezë të Tir...
Të dashur lexues, ju ftojmë të lexoni titujt kryesorë të gaz...
Gjykata për Krimet e Rënda nisi dje shqyrtimin e dosjes me t...
Një në çdo shtatë vajza në Shqipëri martohen pa mbushur 19 v...
Analistët parashohin zgjedhje të shpejta parlamentare,shkrua...
Kriza e thellë politike që prej muajsh zotëron situatën e ve...
Në vijim të aksionit politik për të mos lejuar dështimin e z...
Gazetari Aleksandër Çipa thotë në Tonight Ilva Tare në Ora ...
Hëna do të jetë në anën tuaj sidomos për ju të dashuruarit d...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Policia e Korçës ka arrestuar një shtetase bullgare në pikën...
Në një intervistë ekskluzive dhënë për emisionin ‘Mirage’ të...
Ka ardhur reagimi i parë nga radhët e PS-së ndaj deputetes ...
Policia italiane ka sekuestruar 10 kg drogë dhe ka vënë në p...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...