Mbi 800 vatra aktive zjarri në Kanada/ Tymi arrin në SHBA, shkakton alarm për cilësinë e ajrit
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Kush e ndërmori sulmin e dyshuar me gaz në Çan Sheiçun? Një përgjegjësi morale E ngarkuara me Politikën e Jashtme e BE, Mogherini sheh pa dyshim te qeveria siriane e Assadit.
“Me sa duket, përgjegjësia kryesore për aktin është te qeveria e pushtetmbajtësit Baschar al-Assad, sepse është ajo që ka përgjegjësinë që ta mbrojë popullin dhe të mos sulmojë”, theksoi e ngarkuara me Politikën e Jashtme të BE, Federica Mogherini. Sulmi në Çan Sheiçun në provincën veriperëndimore Idlib është një “kujtesë e faktit se gjendja në vend vazhdon të jetë edhe më tej dramatike”, shtoi Mogherini në kuadër të konferencës për ndihmën ndaj Sirisë në Bruksel.
Sulm i qëllimshëm i forcave të armatosura siriane?
Qeveria e SHBA foli për një incident të papranueshëm dhe njëkohësisht tërhoqi vëmendjen në faktin se Assadi është një realitet politik. Sulmi nuk mund të injorohet nga “bota e civilizuar”, tha zëdhënësi i Donald Trumpit, Sean Spicer në Uashington. Spicer bëri përgjegjëse për sulmin qeverinë siriane. Njëkohësisht ai e akuzoi ish-Presidentin Barack Obama se kishte dështuar me strategjinë e tij në Siri duke i mundësuar incidente të tilla.
Ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson beson se kemi të bëjmë me një sulm të qëllimshëm të forcave të armatosura qeveritare. “Kjo përmban të gjitha shenjat e një sulmi prej regjimit, i cili ka përdorur në mënyrë të përsëritur armë kimike”, tha Johnson në një konferencë të përbashkët shtypi në Londër me homologun e tij gjerman, Sigmar Gabriel.
Gabriel deklaroi, se nëse konfirmohet që njerëzit janë bërë viktimë e një sulmi me gaz helmues, për të cilin e mban përgjegjësinë regjimi sirian, ky do të ishte një akt mizorie pa të dytë. Për këtë arsye, në luftë kundër terrorizmit nuk duhet të mbështetemi te qeveria e Assadit, kërkoi Gabriel. Edhe aktivistë sirianë bënë fajtor për bombardimin avionë luftarakë të qeverisë.
Qeveria siriane e Rusia distancohen
Qeveria e Damaskut hodhi poshtë kategorikisht çdo faj. Një gjeneral sirian, i cili donte të mos e thoshte emrin, deklaroi se ushtria nuk ka përdorur gaz helmues në Çan Sheiçun. Edhe forcat e armatosura ruse i kundërshtuan supozimet, se mund të kenë qenë të përfshira në sulm. Në rajonin e prekur nuk ka pasur fluturime ruse për bombardime, bëri të ditur ministria ruse e Mbrojtjes.
Sipas të dhënave të Qendrës siriane të Vëzhgimit për të Drejtat e Njeriut, në një sulm ajror të martën në mëngjes u vranë të paktën 70 civilë, midis tyre njëmbëdhjetë fëmijë të vegjël. Më shumë se 60 vetë u plagosën. Organizata siriane UOSSM foli së fundi për 65 të vrarë dhe 350 të plagosur. Ndihmës të tjerë folën për 100 viktima dhe 400 të plagosur.
I ngarkuari i OKB-së për Sirinë, Steffan de Mistura kërkoi një sqarim të gjerë sulmit, ku dyshohet se është përdorur gaz helmues. Ende nuk ka “konfirmim zyrtar dhe të besueshëm”, tha de Mistura në Bruksel. Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të merret të mërkurën me incidentin. Deri tani, në luftën e Sirisë gaz helmues kanë përdorur si trupat qeveritare, ashtu edhe Shteti Islamik. Kjo është konstatuar në një raport të një komisioni hetimor të OKB-së. /DW
Rrethanat e shpërthimit në metronë e Shën Peterburgut flasin...
Një masakër e vërtetë është shkaktuar në një faltore në Paki...
Sipas të dhënave të ekspertëve amerikanë të sigurisë, terror...
Tre persona kanë ndërruar jetë, pasi një autobus në të cilën...
Këshilli Kombëtar Shqiptar si dhe partitë politike në Serbi ...
Të dielën serbët zgjedhin presidentin e ri. Me shumë gjasë d...
Europa Juglindore i ofron Kinës, atë që Brukseli preferon ta...
Qeveria e Kosovës ka aprovuar që të lejoj kryeministrin e Se...
Lajme të mira për të gjithë fansat e Kendrick Lamar dhe për ...
Natën e korrik 1981, një ditë përpara dasmës së tij me princ...
Tregu i përbashkët ofron një kontribut për paqëtimin dhe sta...
Falë një fushate të organizuar në Facebook, është realizuar ...
Për një reportazh të rremë ndaj presidentit Trump, rrjeti pu...
Në Jordani janë varur 15 të burgosur. Lajmin e ka bërë me di...
Mbremjen e djeshme, Al-Kadia ka konfirmuar se nga një sulm m...
Me anë të një deklarate për mediat, Ministri i Jashtëm turk,...
Për shkak të disa komplikacioneve të rënda në grykë, preside...
Për t’iu përgjigjur sfidave globale të sigurisë, nga kjo ver...
Gjykata Kushtetuese e Kroacisë ka kundërshtur ndalimin e ab...
Një person është ekzekutuar nga policia spanjolle, pasi dysh...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbajti n...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...