Mbi 800 vatra aktive zjarri në Kanada/ Tymi arrin në SHBA, shkakton alarm për cilësinë e ajrit
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të dielën serbët zgjedhin presidentin e ri. Me shumë gjasë do të fitojë ai që e ka të sigurtë fitoren, Aleksandar Vuçiq. Për opozitën do të ishte sukses edhe dalja në balotazh kundër kandidatit Vuçiq.
Ai është i kudogjendshëm, vetëinskenohet si politikan, që lufton i palodhur për të mirën e popullit. Kreu i qeverisë, Aleksandar Vuçiq dëshiron të bëhet tani edhe president i Serbisë, po të ishte për të që në raundin e parë. Përditë ai inaguron fabrika të reja, segmente autostradash, madje edhe një sallë sporti në një shkollë fshati ua dorëzon banorëve vetë Vuçiq. Bashkë me të udhëtojnë shumë gazetarë, nga të cilët shumë pak vetë guxojnë t’i bëjnë pyetje kritike, por edhe përkrahësit e partisë së tij, që e ndjekin pas me kolona autobusësh. Simpatizantët që punojnë në adminitratën publike marrin pushim. Partia e Progresit mendon për të gjitha.
Zlatko Mini? nga ?Transparency Serbia? pyet, nëse duhet të jetë gjithmonë një funksionar i lartë ai që inaguron një shkollë apo një segment autostrade. ?Raportojnë mediat për një rast të tillë, apo dëgjohet vetëm melodia e lavdisë për kryetarin?” Përgjigjen e ofrojnë statistikat -përveç një gazete me tirazh të vogël dhe një transmentuesi kabllor, të gjitha mediat ofrojnë himne lëvdatash për kryeministrin. Zyra për Studimet e Shoqërisë, një Think-Tank e Beogradit ka llogaritur se Vuçiqi zë më shumë kohë transmentimi, në lajmet televizive se 10 kandidatët e tjerë së bashku.
Pushteti shëtit me Vuçiqin
Kush i njeh zakonet e politikës ballkanike, mund të hutohet disi: Pse një politikan relativisht i ri (47 vjeç), që pretendon se është kryeministri më i suksesshëm në “historinë e re” serbe, do ta ndërrojë postin më të rëndësishëm në vend me atë të presidentit? Sepse si në Gjermani, edhe në Serbi, presidenti ka më shumë funksion përfaqësimi. Jovo Baki? nga Universiteti i Beogradit, Fakulteti i Filozofisë thotë se ?në Serbi kushtetuta nuk ka ndonjë vlerë, Pushteti do të ndërrojë vend, varësisht se cilin post mban Vuçiqi.” Mazhoranca është e fortë, një sërë partnerësh të koalicionit e mbështesin atë në garën presidenciale.
Por posti i presidentit ka në Serbi një efekt psikologjik, si autokrati, Slobodan Milo?evi?, ashtu edhe demokrati, Boris Tadi? qeverisnin më me dëshirë nga zyra presidenciale. Udhëheqja e qeverisë pastaj i jepet një marionete. E Vuçiq ka shumë të tillë në mesin e ministrave të tij. Sipas filozofit Baki?, ?kemi në pushtet një garnityrë autoritare. Dështimi do të ishte një katastrofë e madhe për ta?.
Kryeministri akuzohet, se e trajton shtetin si pronën personale: Punët dhe tenderat ndahen sipas zemërgjerësisë së partisë, mediat përdoren si armë propagandistike, ndërkohë që pensionet shkurtohen dhe disa mijëra vetë largohen nga vendi. Jashtë vendit, Vuçiqi paraqitet si njeri pragmatik, si dikush që çon përpara reformat dhe garanton stabilitetin. Vëzhguesit shohin me sy kritik edhe vizitat e tij në Berlin e Moskë. Sipas tyre ai do vetëm të ofrojë pamje të bukura me politikanë të fuqishëm. Nëse vijnë kritika nga jashtë – Merkel e preku temën e lirisë së mediave dhe të drejtave të njeriut në Serbi – ato injorohen nga mediat vendase.
Lufta për balotazhin
Analistët zgjedhorë parashohin një fitore nga 50-60% për Vuçiqin. Prandaj thjesht dalja në balotazh do të ishte si një mrekulli e vogël, sepse konkurrenca e Vuçiqit nuk ka ndonjë përqasje të madhe në media, dhe më shumë bën fushatë-guerilase në rrjetet sociale.
Rivalët që mund t’i afrohen më shumë Vuçiqit janë: Ish-Avokati i Popullit, Sa?a Jankovi?, i cili në pesë vitet e fundit ka dokumentuar shumë afera të qeveritarëve dhe rivalët politikë e kanë halë në sy. Tjetri: Vuk Jeremi?, ish-ministër i Jashtëm, i cili në garën për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, u rendit i dyti pas António Guterres. Në çështjet kryesore të politikës serbe ata përgjigjen si Vuçiqi: Po për BE dhe bashkëpunimin me Rusinë, Jo për pavarësinë e Kosovës.
Pushtetarët shohin rrezik tek këta dy kandidatë. Gazetat e afërta me qeverinë i cilësojnë Jankovi? dhe Jeremi?in si ?psikopatë?, “agjentë të huaj?, “kandidatë të NATO-s?.
Mesazhi i veshur me të bardha
Edhe dy kandidatë të tjerë luftojnë për vendin e dytë: nacionalisti radikal Vojislav ?e?elj, dikur mentori politik i Vuçiqit dhe që u lirua nga Tribunali i Hagës në instancën e parë. Ndërsa politikani tjetër, më pak i njohur është Luka Maksimovi?. 27 vjeçari ka zgjuar vëmendje të madhe dhe entuziazmon sidomos rininë serbe. Ai paraqitet me pseudonimin Ljubi?a Preleta?evi? ? i Bardhi, ai vesh kostume të bardha dhe parodizon politikanët: Herë premton të sjellë një det në Serbi, herë kërkon nga politikanët 720 milionë euro për mbështetjen që u jep. Analisti Du?an Janji? analizon fenomenin e Luka Maksimovi?it. ?Ai është një mesazh: Politikanët nuk janë për gjë. Basta.? Ka madje disa sondazhe që e shohin satirikun në vendin e dytë, me 12% të votave. Nëse Aleksandar Vuçiq nuk ia del në raundin e parë, serbët do të shkojnë sërish në kutitë e votimit më 16 prill. /DW
Europa Juglindore i ofron Kinës, atë që Brukseli preferon ta...
Qeveria e Kosovës ka aprovuar që të lejoj kryeministrin e Se...
Lajme të mira për të gjithë fansat e Kendrick Lamar dhe për ...
Natën e korrik 1981, një ditë përpara dasmës së tij me princ...
Tregu i përbashkët ofron një kontribut për paqëtimin dhe sta...
Falë një fushate të organizuar në Facebook, është realizuar ...
Për një reportazh të rremë ndaj presidentit Trump, rrjeti pu...
Në Jordani janë varur 15 të burgosur. Lajmin e ka bërë me di...
Mbremjen e djeshme, Al-Kadia ka konfirmuar se nga një sulm m...
Me anë të një deklarate për mediat, Ministri i Jashtëm turk,...
Për shkak të disa komplikacioneve të rënda në grykë, preside...
Për t’iu përgjigjur sfidave globale të sigurisë, nga kjo ver...
Gjykata Kushtetuese e Kroacisë ka kundërshtur ndalimin e ab...
Një person është ekzekutuar nga policia spanjolle, pasi dysh...
POLITIKA NËNSHTRUESE DËSHTOI TA PADISË BEOGRADIN PËR DËME TË...
Nën kryesimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa ...
Nën kërcënimin me pistoletë ose me thikë, brenda një dite ja...
Për shkak të rrezikut nga sulmet kibernetike, raportohet se ...
Për shkak të një marrëveshje për sistemimin e refugjatëve, t...
Një luftëtar britanik ka vrarë veten, kjo vetëm që të mos b...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...