“Ngrirja” e çështjes së Aeroportit të Vlorës/ Pacolli “shpërthen” ndaj Gjykatës së Tiranës
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar pas shpalljes së ven...
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar pas shpalljes së ven...
Tregu i përbashkët ofron një kontribut për paqëtimin dhe stabilizimin duke përgatitur paralelisht edhe integrimin europian.
Deutsche Welle: Në një kohë që në Ballkan ka probleme në proceset e zhvillimit demokratik dhe ekonomi, shfaqen tani edhe tensione ndërshtetërore apo ndëretnike. Në takimin e gjashtë krerëve ballkanikë në Sarajevë ju propozoni krijimin e një tregu të përbashkët. A është kjo rruga e duhur për uljen e tensioneve?
Johannes Hahn: Po, kjo është rruga e duhur. Procesi i Berlinit ka idenë e procesit europian. BE ka bërë që të sigurohet paqja në kontinent. Rajoni i vetëm, ku Europa nuk është e sigurtë 100% për paqen është Ballkani. Procesi i Berlinit nuk është gjë tjetër, veçse dyfishimi i idesë themeluese të BE. Përmes bashkëpunimit intensiv të largohet oreksi për shkatërrim. Këtu ka fusha të ndryshme bashkëpunimi: transporti për shembull, ku thjesht me ndërtimin e autostradave vendet afrohen më shumë me njëri-tjetrin. Po ashtu hekurudha. Këto çojnë në varësi e lidhje të gjithanshme. Dhe kur të kemi tregun e përbashkët, atëherë mund të ndiqen po të këto qëllime, pra të ofrojmë një kontribut për paqëtimin, duke përgatitur paralelisht integrimin europian. Një perspektivë e shkurtër e afatgjatë.
Kundër propozimit tuaj ka rezistencë nga Mali i Zi dhe Kosova…
Sigurisht duhet të bëjmë punë bindëse. Mendoj se ia kam dalë të heq disa shqetësime. Pra, varet nga ekipet tona që të bëjnë të qartë gjatë përgatitjeve të samitit të Triestes, se çfarë është në thelb tregu i përbashkët. Edhe skeptikët do ta kuptojnë se ai është në interes të tyre.
Çfarë dinamike sjell tregu i përbashkët për këto vende?
Nga njëra anë nuk dua që ato vende që ecin më shpejt përpara në këtë gjë të kenë probleme, ky do të ishte sinjali i gabuar. Nga ana tjetër po ta shohim nga interesi i përbashkët, është mirë që disa gjëra të përshpejtohen. Shpresoj nga vënia në realitet e këtij projekti që vendet që çalojnë t’i bashkangjiten më shpejt të tjerëve.
Takimi i Sarajevës është edhe përgatitje për procesin e Berlinit që zhvillohet këtë vit në Trieste. Çfarë do të mund të vendoset aty?
Në rastin më ideal një vendim parimor për krijimin e tregut të përbashkët. Kjo mund të bëhet, nëse malazezët e kosovarët e dinë se për çfarë bëhet fjalë dhe nuk kanë më kundërshtime e të tjerët që donin më shumë të kuptojnë, se nuk bëhet ndryshe, por që ky është hapi i parë. Shpresoj po ashtu që të arrihet një nënshkrim i marrëveshjes për komunitetin e transportit (Transport Community Treaty), që mund të përshpejtojë çështjet e transportit.
Bashkëpunimi ekonomik është njëra anë. Por BE është bashkësi vlerash, këtu shtetet e Ballkanit kanë deficite të dukshme, sidomos liderët ballkanikë janë në qendër të kritikave…
Po e vërtetë është që kemi një fenomen, që në këto vende ka “player” të cilë janë prej shumë kohësh aty dhe që për arsye të ndryshme është e vështirë që kjo të ndryshohet në këto vende. E me sa kuptoj ata duan të vazhdojnë të jenë në skenë. Liderët do ta kuptojnë, që duhet të ndryshojnë, kur vjen momenti që të rizgjidhen. Para një situate, kur të rinjtë dinamikë largohen nga vendi, që kemi një papunësi të lartë, sidomos tek të rinjtë, kur njerëzit janë të zhgënjyer, ata e kuptojnë së gjërat duhet të ndryshojnë. Për të ndryshuar cilësinë e jetës së njerëzve duhet të ndryshojnë edhe kushtet ekonomike. E këtu unë kam gjithmonë tezën time që e përsëris jo vetëm në Ballkan, se atraktiviteti ekonomik rritet me sigurinë e shtetit ligjor.
Mendoni se ndryshimi është i mundur pa ndryshime elitash?
Kam folur me të rinjtë (Projekt e4u9 dhe u them se është e mrekullueshme që angazhoheni politikisht. Se nëse nuk e bëni ju e bëjnë të tjerët, dhe ata marrin vendime që prekin edhe jetën tuaj. Erdhi dikush, që më tha se është shumë e vështirë të krijohet një parti, por ata kanë vendosur ta bëjnë këtë. Sigurisht tek të rinjtë kanë filluar të ndryshojnë disa gjëra. Ata që kanë kuptuar se strukturat tradicionale nuk sjellin gjë e krijojnë të reja, ne e mbështesim këtë.
Vërehet rritje e ndikimit rus dhe të Turqisë, atraktiviteti i BE-së ka rënë…
Në Serbi mbështetja për BE-në është 52%, në vende të tjera 75%, në Shqipëri 90%. Me këto shifra duhet të jemi më të vetësigurtë. Kjo nuk do të thotë që nuk pranojmë kritika. Problemi që kemi është se ne pikërisht në emër të kësaj aspirate europiane paraqitemi si dikush që vë kushte. E kur dikur të vë kushte, si reformat, kjo nuk është gjithmonë e lehtë, prandaj nisma si tregu i përbashkët, apo dyfishimi i buxhetit të programit “Erasmus” për bursat, synojnë që njerëzit ta kuptojnë vlerën e shtuar.
Si e shpjegoni ju domosdoshmërinë e angazhimit për vendet e Ballkanit Perëndimor në BE?
Evropa duhet ta kuptojë se Ballkani vazhdon të jetë një rajon i paqëndrueshem, pa stabilitet dhe me potecial relativisht të madh rreziku. Në rast se ndodh diçka ne mund të përjetojmë një valë të madhe migrimi si para 20 vjetësh. Rrugët nga Ballkani në BE janë të shkurtra. Por pozitivja është se ky rajon ka potencial të madh rritjeje ekonomike dhe në rast se krijohet tregu i brendshëm në rajon mund të krijohen vende pune. Ne si BE kemi interes për stabilitet në rajonin tonë fqinjë. Unë them gjithmonë, ne ose do të eksportojmë stabilitet ose do të importojmë mungesë stabiliteti. Kjo vlen si për Ballkanin edhe për vendet e partneritetit lindor dhe jugor. /DW
Falë një fushate të organizuar në Facebook, është realizuar ...
Për një reportazh të rremë ndaj presidentit Trump, rrjeti pu...
Në Jordani janë varur 15 të burgosur. Lajmin e ka bërë me di...
Mbremjen e djeshme, Al-Kadia ka konfirmuar se nga një sulm m...
Me anë të një deklarate për mediat, Ministri i Jashtëm turk,...
Për shkak të disa komplikacioneve të rënda në grykë, preside...
Për t’iu përgjigjur sfidave globale të sigurisë, nga kjo ver...
Gjykata Kushtetuese e Kroacisë ka kundërshtur ndalimin e ab...
Një person është ekzekutuar nga policia spanjolle, pasi dysh...
POLITIKA NËNSHTRUESE DËSHTOI TA PADISË BEOGRADIN PËR DËME TË...
Nën kryesimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa ...
Nën kërcënimin me pistoletë ose me thikë, brenda një dite ja...
Për shkak të rrezikut nga sulmet kibernetike, raportohet se ...
Për shkak të një marrëveshje për sistemimin e refugjatëve, t...
Një luftëtar britanik ka vrarë veten, kjo vetëm që të mos b...
Për shkak të stuhive të fuqishme që janë shkaktuar gjatë dh...
Qendrimi i Francës, akuzat e Serbisë, sjellja e autoriteteve...
Zonja e Parë duket se nuk ka ndërmend të eksperimentojë shum...
Gjatë ditës së sotme, në kryeqytetin Astana të Kazakistanit ...
Ramush Haradinaj, ka hedhur akuza mbi presidentin dhe kryemi...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...