Gara për drejtuesit e policisë në disa qarqe, përfundon renditja e kandidatëve/ Tre emrat që kryesojnë listën
Është mbyllur procesi i vlerësimit për kandidatët që synoj...
Është mbyllur procesi i vlerësimit për kandidatët që synoj...
Europa Juglindore i ofron Kinës, atë që Brukseli preferon ta ndalojë: Aksesin në tregjet e Europës. Vizita në Kinë e presidentit serb ia kujton këtë me dhimbje BE-së, mendon analisti i DW-së, Frank Sieren.
Në portofolin e voluminoz të shteteve, me të cilat Kina mban marrëdhënie të mira, Serbia kurrsesi nuk është ndër ato që bien në sy. E megjithatë marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve duhen parë më nga afër, nëse do të kuptosh, se si Kina po depërton në tregun europian. Ndryshe nga vendet fqinjë si Hungaria, Rumania apo Bullgaria, Serbinë si vend jo-anëtar në BE nuk e prekin rregullat e kufizimet e BE-së, që ekzistojnë tashmë në Europë. Kësisoj Serbia edhe gjatë viteve të shkuara ka mundur të ndërlidhet shumë më ngushtë me Kinën krahasuar me fqinjët e saj në BE. E ka pasur fare pak politikanë të BE-së, që kanë mundur t’i kundërvihen nismave të Kinës.
Stacion i madh për presidentin Nikoliç
Këtë javë presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç vjen për një vizitë dyditore në Pekin. Që kjo nuk është një vizitë sekondare për Pekinin, e tregon pritja që i bëhet atij: si presidenti Xi Jinping, ashtu edhe kryeministri Li Keqiang dhe kryetari i Kongresit Kombëtar Popullor, Zhang Dejiang, do t’i shtrojnë atij tapetin e kuq. Triumvirati i pushtetit politik në Kinë gjen kohë për presidentin e Serbisë. Nikoliç madje do të nderohet me titullin qytetar nderi i Pekinit. Ky që në thelb është vetëm një formalitet, tregon, se sa seriozisht i merr Pekini marrëdhëniet. Nikoliç jo vetëm do të shohë kreun politik të Kinës, por atij do t’i serviren edhe kontakte me sipërmarrësit – p.sh. me Huawei, koncerni për teknologjinë e komunikacionit, menaxheri i të cilit ka hedhur një sy në tregun serb.
Muajin e kaluar një firmë kineze nisi me punimet e ndërtimit të autostradës E-763 mes Surçin dhe Obrenovaç. Presidenti Xi vet në verë ishte në Serbi, për të nënshkruar marrëveshjen. Në fillim të marsit u bë e ditur, se shitja Kinës e minierës së bakrit bashkë me furrënaltën e emërtuar RTB Bor është pothuajse punë e mbaruar. Ndërtimi i një parku industrial nën drejtimin e China Road dhe Bridge Corporation, shkurt CRBC, ndërkohë ka nisur.
Interesi i Kinës në ndërtimin e infrastrukturës serbe është i madh. Për një unazë autostradë rreth Beogradit ndërkohë para pak ditësh janë premtuar nga investitorët kinezë mbi 200 milionë Euro. Eshtë ende e paqartë, nëse segmenti hekurudhor i planifikuar mes Begradit dhe Budapestit do të ndërtohet prej kinezëve. Fillimisht ky segment rreth 350 km. i gjatë dhe me vlerë rreth 2,6 miliardë Euro iu dha kompanisë China Railway International Corporation. Por BE-ja ka deklaruar, se do ta verifikojë dhënien e mandatit në Hungari, sepse për këtë nuk ka pasur tender publik, siç parashikohet në direktivat e BE-së për të tilla projekte. Kjo është e vetmja pikëtakimi, në të cilën mund të ndërhyjë Brukseli: projektet transeuropiane. Serbia vet vazhdon të luajë jashtë rregullave ekonomike të BE-së.
Janë planifikuar udhëtimet pa viza
Nga ana tjetër Brukseli me siguri do të kishte ndërmarrë diçka edhe kundër thjeshtimit të rregullave për vizat, që ka vendosur ky vend i Ballkanit me Kinën vitin e kaluar. Qytetarët e të dy vendeve nuk kanë nevojë për vizë nëse udhëtimet e tyre nuk zgjasin më shumë se 30 ditë. Gjermanët ëndërrojnë për një gjë të tillë! Një hap ky, prej nga Serbia shpreson për një bum turistik në të ardhmen. Në panairin vjetor të turizmit në Serbi, që u zhvillua në shkurt, Kina mori pjesë për herë të parë zyrtarisht.
Serbia ende nuk është ndër destinacionet e para turistike për kinezët, por sidoqoftë shifrat flasin për rritje. Më 2016 ishin 29 përqind më shumë turistë se një vit më parë. 43.000 turistë në vitin nuk përbëjnë ndonjë shtyllë ekonomike, por në krahasim me 12.000 turistë më 2011 ky është një fillim i mirë. Shpresa e kryeministrit Aleksandar Vuçiç lidhet tani me lidhjen direkte ajrore Beograd-Pekin. Për panairin sivjet për herë të parë u skicua edhe një broshurë me ture në të dyja vendet për kinezët. Njëri prej këtyre tureve titullohet “Ballkani pa kufij”. Ajo që për ndokënd tingëllon si turizëm paqësor, i bën të turfullojnë strategët në Bruksel – sepse kjo nënkupton futjen në Europë përmes derës së pasme. /CityNews
Qeveria e Kosovës ka aprovuar që të lejoj kryeministrin e Se...
Lajme të mira për të gjithë fansat e Kendrick Lamar dhe për ...
Natën e korrik 1981, një ditë përpara dasmës së tij me princ...
Tregu i përbashkët ofron një kontribut për paqëtimin dhe sta...
Falë një fushate të organizuar në Facebook, është realizuar ...
Për një reportazh të rremë ndaj presidentit Trump, rrjeti pu...
Në Jordani janë varur 15 të burgosur. Lajmin e ka bërë me di...
Mbremjen e djeshme, Al-Kadia ka konfirmuar se nga një sulm m...
Me anë të një deklarate për mediat, Ministri i Jashtëm turk,...
Për shkak të disa komplikacioneve të rënda në grykë, preside...
Për t’iu përgjigjur sfidave globale të sigurisë, nga kjo ver...
Gjykata Kushtetuese e Kroacisë ka kundërshtur ndalimin e ab...
Një person është ekzekutuar nga policia spanjolle, pasi dysh...
POLITIKA NËNSHTRUESE DËSHTOI TA PADISË BEOGRADIN PËR DËME TË...
Nën kryesimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa ...
Nën kërcënimin me pistoletë ose me thikë, brenda një dite ja...
Për shkak të rrezikut nga sulmet kibernetike, raportohet se ...
Për shkak të një marrëveshje për sistemimin e refugjatëve, t...
Një luftëtar britanik ka vrarë veten, kjo vetëm që të mos b...
Për shkak të stuhive të fuqishme që janë shkaktuar gjatë dh...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Ev...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona evropianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...