Mbi 800 vatra aktive zjarri në Kanada/ Tymi arrin në SHBA, shkakton alarm për cilësinë e ajrit
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Rrethanat e shpërthimit në metronë e Shën Peterburgut flasin për një atentat. Një përvojë e dhimbshme, të cilën Rusia e njeh. Sepse lista e atentateve është e gjatë.
Vagona të shkretuar metroje, tym, njerëz të mbuluar nga gjaku. Edhe nëse rrethanat vazhdojnë të jenë të paqarta, pamjet e shpërthimit në metronë e Shën Petersburgut të kujtojnë viktimat e shumta të atentateve të mëparshme – për shembull para shtatë vjetësh në Moskë. 41 vetë u vranë në fund të marsit 2010, në shpërthime brenda një ore në dy trena metroje. Përgjegjëse ishin dy atentatore vetëvrasëse, të cilat vepronin të ngarkuara nga islamistë të Kaukazit verior rus.
Gjurmët të çojnë në Rusinë Jugore
Që prej mesit të viteve 1990, metroja e Moskës ka qenë herë pas here objekt i atentateve të përgjakshme. Në vitin 2004, Moska u godit dy herë. Fillimisht, në shkurt një atentator vetëvrasës shkaktoi vdekjen e 41 vetëve të tjerë, kur ndezi një bombë midis dy stacioneve. Pastaj në gusht, një grua e hodhi veten në erë dhe vrau tetë kalimtarë.
Në shumicën e herëve gjurmët e atentateve çojnë te islamistët në Rusinë Jugore, veçanërisht në Republikën e Çeçenisë. Në vitet 1990 Rusia zhvilloi atje dy luftëra kundër separatistëve.
Sulm kundër metropolit të kulturës
Atentatet me një numër të madh viktimash ka disa vjet që kanë ndodhur. Në fund të vitit 2013, një valë terroriste prej sulmesh tronditi qytetin e Vollgogradit. Në shpërthime në autobusë dhe në stacionin kryesor të trenit e humbën jetën 40 vetë. Në janar 2011 një atentat me një numër të ngjashëm viktimash u krye në aeroportin e Moskës “Domodedovo”.
Shën Peterburgu, qyteti i lindjes të Presidentit rus Vladimir Putin deri tani kishte mbetur i paprekur. Kjo tani i përket së shkuarës. Presidenti Putin madje ndodhej në qytet, kur shpërtheu njëri nga vagonët e metrosë.
Moska i merr seriozisht kërcënimet
Misioni në Siri ishte me sa duket motivimi i vrasësit të ambasadorit të Rusisë në Turqi, në dhjetor 2016. Ambasadori Andrej Karlow u vra në një ekspozitë nga punonjës turk i sigurisë. Shteti Islamik e ka kërcënuar Rusinë tashmë me atentate dhe Moska me sa duket i merr shumë seriozisht këto kërcënime. Shërbimi i fshehtë i brendshëm, FSB raporton herë pas here për arrestimin e të dyshuarve si ekstremistë dhe për atentate të penguara.
Kështu, në nëntor 2016 u arrestuan në Moskë dhe në Shën Peterburg dhjetë të dyshuar me lidhje me IS, të cilët u tha se kishin planifikuar atentate natën e ndërrimit të viteve. Pak më parë, autoritetet ruse arritën të pengojnë një atentat të Shtetit Islamik në Nishnij Novgorod. Vetëm pak ditë më parë, në fund të marsit, luftëtarë çeçenë sulmuan një bazë të gardës së Rusisë, një njësi e policisë e krijuar në vitin 2016. U vranë gjashtë ushtarë dhe gjashtë sulmues. /DW
Një masakër e vërtetë është shkaktuar në një faltore në Paki...
Sipas të dhënave të ekspertëve amerikanë të sigurisë, terror...
Tre persona kanë ndërruar jetë, pasi një autobus në të cilën...
Këshilli Kombëtar Shqiptar si dhe partitë politike në Serbi ...
Të dielën serbët zgjedhin presidentin e ri. Me shumë gjasë d...
Europa Juglindore i ofron Kinës, atë që Brukseli preferon ta...
Qeveria e Kosovës ka aprovuar që të lejoj kryeministrin e Se...
Lajme të mira për të gjithë fansat e Kendrick Lamar dhe për ...
Natën e korrik 1981, një ditë përpara dasmës së tij me princ...
Tregu i përbashkët ofron një kontribut për paqëtimin dhe sta...
Falë një fushate të organizuar në Facebook, është realizuar ...
Për një reportazh të rremë ndaj presidentit Trump, rrjeti pu...
Në Jordani janë varur 15 të burgosur. Lajmin e ka bërë me di...
Mbremjen e djeshme, Al-Kadia ka konfirmuar se nga një sulm m...
Me anë të një deklarate për mediat, Ministri i Jashtëm turk,...
Për shkak të disa komplikacioneve të rënda në grykë, preside...
Për t’iu përgjigjur sfidave globale të sigurisë, nga kjo ver...
Gjykata Kushtetuese e Kroacisë ka kundërshtur ndalimin e ab...
Një person është ekzekutuar nga policia spanjolle, pasi dysh...
POLITIKA NËNSHTRUESE DËSHTOI TA PADISË BEOGRADIN PËR DËME TË...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbajti n...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...