web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Sonila Meço/Koordinatat e situatës pas Pazarit

3 Prill 2017, 21:19, Aktualitet CNA

5 fazat e zgjimit:

1. Mohimi
Dëgjon një zile alarmi, por je i paqartë: është vërtetë alarm, apo makth gjumi? Për fat të keq është i vërtetë. Sa më shumë t’ja mohosh ekzistencën alarmit aq më i bezdisshëm bëhet!
2. Acarimi
E kupton që është alarmi, zgjat dorën me kokën ende në nënkresë për ta mbyllur atë zile bezdisëse dhe sheh që është në anën tjetër të shtratit. Si guxon alarmi të mos i bindet gishtit tënd e të detyron të zgjasësh dorën?
3. Pazari
Pasi ka kaluar acarimi, kërkon nga alarmi edhe 5 minuta, se tek e fundit nuk i gjen gjë të dyja palët. Një pazar i mirë që të siguron edhe ty pak gjumë, po dhe alarmit i jep qetësinë se do ta respektosh dikur, ja 5 minuta…
4. Depresioni
Pasi ke shfrytëzuar edhe pazarin e fundit, ideja se duhet të çohesh të bën depresiv. Ke shtrydhur çdo të mirë të gjumit e shtratit, por do duhet ta lësh. Dhe ndërgjegjësimi për lënien e shtratit e pamundësia e një tjetër pazari të bën depresiv.
5. Pranimi
Kjo është pjesa më e vështirë. Pranoje se s’ke më asnjë shans të qëndrosh! Duhet të reagosh e të përballosh realitetin e jo ëndrrat e shtratit me të cilat je ushqyer deri sa ra ajo zile e mallkuar alarmi.

Pra jemi në mes të udhës…/CityNews





Lajmet e fundit nga