web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reagimi i ashpër i gazetarëve/ Ilir Meta sharlatan i paepur!

3 Prill 2017, 20:21, Aktualitet CNA

Deklarata e kreut të Kuvendit, Ilir Meta, pas mbledhjes së Kryesisë së LSI-së, ka ngjallur reagime të menjëhershme.

Meta deklaroi se afirmon koalicionin me kryeministrin Edi Rama, duke e ?kushtëzuar? me hyrjen e Partisë Demokratike në zgjedhje.

Pra, Meta i bëri thirrje Ramës të ulet urgjent në tryezë diskutimi me Bashën për të gjetur një zgjidhje për krizën politike.

Një reagim të shpejtë ka bërë gazetari Artan Hoxha, i cili e krahason Ilir Metën me mulli me erë, duke na kujtuar për një moment mullinjtë e Don Kishotit. Por, Hoxha ngre pyetjen se nga i vjen uji!

?Ore qe eshte mulli me ere e shoh, po uji, uji nga i vjen…?, shkruan Hoxha.

Ndërkohë, kjo deklaratë është komentuar dhe nga gazetari Elvi Fundo, i cili i bën thirrje Metës të largohet nga qeveria nëse është burrë. Sipas tij, Meta është një sharlatan i paepur, një patericë e shtrembër dhe e kalbur nga korrupsioni.

Ja reagimi:

Meta me variantin dridhe Like…
Dal me Ramen, po garanci PD per zgjedhjet. Pra te hyje opozita me mendjen tende, ja fusni dhe YP XHIXHI
PO JE BURRE IK NGA QEVERIA
NESER SITUATA ZGJIDHET!
META SHARLATAN I PAEPUR! PATERICE E SHTREMBER E KALBUR NGA KORRUPSIONI! NJERU QE MBAN NE PUSHETET QEVERINE E DROGES SIC E QUAN DHE VETE!/CityNews





Lajmet e fundit nga