web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një këshillë Lulzim Bashës për rrugëdaljen në situatën e tanishme politike

3 Prill 2017, 19:03, Aktualitet CNA

Nga Kastriot MYFTARAJ

Deklarimi i opozitës se nuk do të hynte në zgjedhjet e 18 qershorit nëse nuk krijohej qeveria teknike, ishte shndërruar në një strategji politike të vlefshme, mbi bazën e premtimit publik të aleatit kryesor të Kryeministrit Rama, Ilir Metës se nuk do të kishte zgjedhje pa pjesëmarrjen e opozitës. Me këtë, Basha kishte siguruar praktikisht një veto brenda shumicës parlamentare. Pas darkës së mbrëmshme Rama-Meta, e gjithë strategjia e mësipërme e Bashës u shpërbë krejt. Tani Meta, me formulën e tij të re, se bëhet ai garant nëse arrihet një marrëveshje mes qeverisë dhe opozitës, vetëm sa kërkon të gjejë një mënyrë që opozita të dorëzohet gjoja me nder.

Madje tani mund të thuhet se garancia që Meta i kishte dhënë Bashës se nuk do të kishte zgjedhje pa opozitën, ishte një taktikë për të siguruar më shumë lëshimë nga Edi Rama në negociatat e vështira për përsëritjen e aleancës edhe për një katërvjeçar. Në këtë lojë Basha është i humburi i madh, Meta është i fituari i madh.

Në këto rrethana, Bashës i duhet të ndryshojë strategji dhe me një goditje ta përmbysë situatën në dobi të opozitës, duke arritur dy qëllime strategjike që janë parakusht për suksesin përfundimtar. Pikësëpari Basha duhet që ta riformulojë kauzën e opozitës (për zgjedhje të ndershme, dhe qeveri teknike si parakusht për to), në atë mënyrë që ajo të gjejë jehonë konsistente në disa kauza që sot janë në rendin e ditës në Washington dhe në kryeqytetet europiane. Këto janë përpjekja e përbashkët e SHBA dhe aleatëve të saj europianë kundër ndikimit rus dhe antisorosizmi, një kauzë që gjen jehonë të madhe në Washingtonin e Epokës Trump. Opozita duhet ta formulojë kauzën e saj në atë mënyrë që të dalë se në Shqipëri ndikimi rus dhe sorosizmi janë anë të së njëjtës medalje. Në këtë kauzë të riformuluar mund të integrohet edhe kauza e luftës kundër shndërrimit të Shqipërisë në një plantacion gjigand droge që është një kauzë më e kufizuar për nga rëndësia.

Pikësëdyti, e gjithë kjo duhet bërë në atë mënyrë që pala kundërshtare të delegjitimohet në sytë e partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë.

Përpjekjen e saj opozita duhet ta formulojë si një plan për një revolucion të vërtetë, sipas shembullit të revolucioneve të ngjyrosura që kanë ndodhur në disa vende europiane në të shkuarën, por duke marrë si shembull veçanërisht revolucionin antirus të viteve 2013-2014 në Ukrainë. Revolucionet janë më të efektshëm kur kanë simbole materiale për të përmbysur, domethënë monumente. Një revolucion i tillë në Shqipëri do të tërheqë vëmendjen e medias së madhe botërore, televizione, gazeta, portale, që do ta shohin si një ?minierë ari? për lajme një revolucion që përmbys simbole të cilat në kujtesën perëndimore janë gdhendur si të këqija. Opozita duhet ta nisë revolucionin pikërisht duke gjetur dhe përmbysur monumente të tillë. Dhe në Shqipëri nuk mungojnë monumentet e ndikimit rus, madje janë me të tepërt. Në Shqipëri ende ekzistojnë dhe janë objekte zyrtare monumentet e ngritura nga diktatura komuniste sipas shembullit të monumenteve ruso-sovjetike.

Monumenti i parë që duhet të verë në shënjestër opozita është monumenti i ashtuquajtur ?Nënë Shqipëri? që gjendet në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë. Ky monument është turp kombëtar për ne. Ai është krejt i ngjashëm me monumentet sovjetike ?Rodina Mat?(mëmëdheu ideologjik). Monumenti i ashtuquajtur ?Nënë Shqipëri? nuk ka asnjë simbolikë kombëtare shqiptare. Këtë monument mund ta vendosje fare mirë në çdo qytet të Rusisë. Monumenti i ashtuquajtur ?Nënë Shqipëri? nuk është Mëmëdheu Shqiptar, por është shtriga ruse, ?Rodina Mat?, e transvestuar si ?Nënë Shqipëri?. Jo më kot për të bërë monumentin u përzgjodh skulptori Kristaq Rama, babai i kryeministrit të sotëm Edi Rama. Kristaq Rama kishte studiuar në Rusi dhe ishte i familjarizuar me Rodina Mat. Dhe Rodina Mat në version shqiptar, që ngriti Kristaq Rama, është një kombinim i këtyre lloj monumenteve ruse me kullat e Kremlinit. ?Rodina Mat? shqiptare, një femër me belin e shtrënguar nga një rrip ushtarak, mban në dorën e ngritur lart yllin pesëcepësh komunist, ashtu si kullat e Kremlinit.

Për turpin tonë kombëtar, ky monument ruso-sovjetik, ka uzurpuar vendin që duhet të ketë simbolika kombëtare, duke qenë se sipas protokollit të shtetit në Shqipëri, nderimet zyrtare me rastin e festës kombëtare (28 nëntor) dhe të festave të tjera zyrtare që kanë të bëjnë me clirimin e vendit bëhet pikërisht tek ?Rodina Mat? shqiptare.

Ky monument është antikushtetues se sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë me ligj mbrohen vlerat kombëtare dhe ky monument nuk ka asnjë shenjë simbolike kombëtare. Nëse opozita nis një aksion për spastrimin e Shqipërisë nga simbolika ruso-sovjetike, që nuk ka lidhje me vlerat tona kombëtare, atëherë qeveria, nëse del në mbrojtje të simbolikës ruso-sovjetike do ta zbulojë veten si dora e zgjatur e Rusisë në Shqipëri. Qeveria nuk mund të justifikohet as me atë se ky monument dhe të tjerët si ai janë të shtrenjta për një pjesë të popullsisë dhe nga rrëzimi i tyre preken ndjenjat e kësaj pjese të popullsisë. Rrëzimi i këtij monumenti nuk ka pse prek ndjenjat e askujt që e ka të shtrenjtë kauzën e luftës antifashiste për çlirimin kombëtar. Sepse lufta për çlirim kombëtar bëhet me simbole kombëtare dhe ky monument nuk ka asnjë simbol kombëtar. Ata që do të dalin në mbrojtje të këtij monumenti nuk janë gjë tjetër veçse ?kolona e pestë? ruse në Shqipëri dhe shteti shqiptar ka detyrim t? i shfarosë me mitralozë si terroristë.

Opozita nuk ka pse shqetësohet mos humbë vota nga radikalizimi i qëndrimit të saj ndaj monumentalistikës ruso-sovjetike në vend, sepse ata për të cilët është e shtrenjtë kjo simbolikë, nuk votojnë për PD-në. Madje, nga një qëndrim i tillë opozita mund të arrijë edhe një përfitim elektoral të tërthortë sepse kur PS dhe LSI do të detyrohen të pranojnë pastrimin e vendit nga simbolika ruso-sovjetike, do të humbin mbështetjen e nostalgjikëve për të cilët është e shtrenjtë simbolika ruso-sovjetike në vend. Kjo humbje elektorale mund të shkojë deri në 10-15% të votave të tyre, me të cilat ato bëjnë diferencën në zgjedhje.

Opozita duhet t? ia bëjë të qartë qeverisë se përdorimi i forcave të sigurisë publike, të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës në mbrojtje të këtyre monumenteve ruso-sovjetike është në kundërshtim me Kushtetutën, është atentat ndaj rendit kushtetues. Gjithashtu, opozita duhet t? ia bëjë të qartë zyrtarisht Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, shërbimeve të fshehta, veçanërisht pjestarëve të forcave speciale të policisë se nëse marrin pjesë në veprime policore në mbrojtje të këtyre monumenteve, ose në çfarëdo veprimi për keqtrajtimin e njerëzve të opozitës që janë angazhuar për përmbysjen e këtyre monumenteve, atëherë do të trajtohen jo si njerëz që kryejnë detyrën ligjore, por si milici politike e mbrojtjes së simbolikës antikushtetuese ruso-sovjetike në Shqipëri, dhe si të tillë do të jenë në shënjestër për t? ua neutralizuar fizikisht në çdo moment. Të njëjtën gjë opozita duhet t? u bëjë të ditur edhe institucioneve të drejtësisë, sa iu përket prokurorëve dhe gjyqtarëve që do të bashkëpunojnë me Policinë në ndëshkimin në çfarëdo mënyre të njerëzve të opozitës. Nëse një punonjës i shtetit, qoftë i Policisë, apo i Drejtësisë, do të vritet duke mbrojtur monumentet ruso-sovjetike në Shqipëri, nuk do të bëhet dëshmor por do të shkojë si ?qeni në vreshtë?, siç i thonë fjalës.

Sa i përket anës antisorosiane të aksionit të saj, opozita duhet të veprojë në atë mënyrë që të sigurojë simpatinë dhe mbështetjen e Administratës ?Trump?. Opozita, pasi të nisë aksionin për pastrimin e Shqipërisë nga simbolika monumentale ruso-sovjetike, duhet t? i tërheqë vëmendjen botës euroatlantike për atë që në Shqipëri në mbrojtje të kësaj simbolike dalin sorosianët në pushtet.
Përveç kësaj, opozita duhet t? i kërkojë Departamentit të Shtetit, madje si kusht të panegociueshëm (ky është qëndrim antisorosian jo antiamerikan) që të publikojë një dokument të përmendur në e-mail të Soros për Zonjën Clinton, atëherë Sekretare e Shtetit, dhe pikërisht raportin që paska bërë Fondacioni ?Soros? në Tiranë për ngjarjet e 21 janarit dhe që i është dërguar Departamentit të Shtetit si një ?pikëpamje e paanshme?. Ky raport është një dokument që vërteton se Fondacioni ?Soros? në Tiranë ka shkelur Statutin e tij, të miratuar në Gjykatë, ku thuhet se fondacioni nuk do të merret me veprimtari politike. Në fakt raporti është një analizë politike dhe qëndrim politik. Do të mjaftonte publikimi i këtij raporti që Prokuroria dhe Gjyqtarët përgjegjës për mbikqyrjen e veprimtarisë së OJF-ve, të nisnin procedurën për shpërndarjen e Fondacionit ?Soros? në Shqipëri. Kjo gjë do të pritej me kënaqësi në Shtëpinë e Bardhë të Epokës ?Trump?.

Sa i përket çështjes së tretë, shndërrimit të Shqipërisë në një plantacion gjigand droge, opozita duhet ta shikojë këtë si të lidhur me interesin rus për shkëputjen e Shqipërisë nga NATO.
Opozita duhet të ketë të qartë një gjë, që tani situata politike në Shqipëri, është ngërthyer në një ?Nyje Gordiane? të tillë, që që kërkohet një revolucion, pra duhet ?shpata? revolucionare për ta prerë këtë ?nyje?.

Sa i përket qëndrimit të të huajve, cili zyrtar i huaj, europian ose amerikan do të marrë guximin që ta akuzojë opozitën shqiptare për destabilizim, kur kjo lufton për një kauzë të tillë si pastrimi i vendit nga simbolika monumentale ruso-sovjetike. Ky njeri do të etiketohet menjëherë si njeriu i Moskës. sot Rusia e shikon si bazë për ndikimin rus ekzistencën në disa vende europiane, të traditës antifashiste komuniste, me prejardhje nga Moska (kominterniane), traditë e cila është materializuar në kulte përkujtimore deri edhe zyrtare. Pikërisht këtë traditë antifashiste kominterniane ka parasysh sot Presidenti rus Putin kur flet për luftën antifashiste si një nga themelet e miqësisë mes Rusisë dhe vendeve europiane dikur të pushtuara nga fashizmi. Me ?miqësi? këtu duhet nënkuptuar ndikimi rus në këto vende. Shqipëria është vendi që ka një trashëgimi të tillë problematike dhe është koha që të ndahet prej saj. Nëse për këtë duhet një revolucion, aq më mirë sepse pasurohet historia jonë kombëtare.

Sa më tepër që opozita ta ushqejë median e madhe botërore me aksione kundër simbolikës monumentale ruso-sovjetike në Shqipëri, aq më mirë do të jetë. Dhe të tillë monumente ka jo pak në Tiranë. Sa për të përmendur vetëm një, përvec ?Rodina Mat? është mozaiku në ballinën e Muzeumit Historik Kombëtar, që është krejt i ngjashëm me ato tablotë që ishin vënë dikur në qendër të qyteteve provinciale sovjetike dhe kineze të kohës së Revolucionit Kulturor. Ky mozaik është një perversion i historisë sonë kombëtare sepse e paraqet historinë tonë duke vënë në qendër të saj luftën partizane dhe jo Luftën e Skënderbeut siç duhet të jetë. Lufta antifashiste ka vlerën e saj historike, por nuk mund të bëhet boshti i historisë sonë kombëtare, a thua se ne jemi një komb pa histori, si tributë aziatike nga të cilat Rusia sovjetike krijonte republika të panumërta, për të cilat shpikej dhe një histori.
Si pjesë e revolucionit të saj, opozita duhet t? i bëjë ceremonitë zyrtare me rastin e festave kombëtare te Monumenti i Skënderbeut, si simboli madhor kombëtar.





Lajmet e fundit nga