web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ramë, po me kolegun zviceran çfarë pate?

3 Prill 2017, 18:50, Aktualitet CNA

Nga Hamza HATIKA   Edi Rama vazhdon me surprizat e tij edhe gjatë takimit në Zvicër, ku edhe ka debatuar me një gazetar ngacmues sipas tij!

Pasi u dha leksione amerikanëve se për kë do të duhet të votonin, si edhe pasojat që ata do të kishin nëse nuk e korrigjonin shënjestrën, vjen edhe incidenti i radhës në 1 prill të 2017 në Zvicër me një gazetar, por medias atje nuk i shpëtoi dot tema e ndjeshme e narkotrafikut dhe përfshirjes së ish-ministrit, Saimir Tahiri.

Pas takimit zyrtar që Rama pati me Presidenten e këtij vendi, Doris Leuthard, ata dolën së bashku në konferencën e shtypit, por sjellja e tij la shije mjaft të keqe te gazetarët e pranishëm.
Pikërisht atë, Ramën tonë me arrogancën e tij klasike, që kryeministri shqiptar na e shfaq shpeshherë edhe ndaj gazetarëve të vendit të tij, që dikur kanë guxuar ta kritikonin hapur, apo i bëjnë ndonjë pyetje provokative në konferencat e filtruara më parë apo në studiot televizive, ku ftohet pasi janë dakordësuar më parë për pyetësorin.

Rama natyrshëm u shfaq edhe ndaj gazetarëve të një vendi të huaj tipik neutral, madje në një shtet demokratik evropian, ku liria e shprehjes dhe e fjalës është e shenjtë dhe mbrohet me Kushtetutë.
?Ai është kapur me një gazetar zvicerian në konferencën e përbashkët për mediat?, shkruan gazeta zviceriane ?Le Temps?.

Ai e ka pyetur Ramën për ish-efektivin e Policisë së Vlorës, Dritan Zaganin, që ka marrë azil politik në Zvicër, pasi ka akuzuar ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, sepse ka patur lidhje me trafikun e drogës.
?Vizita juaj vjen në një moment kur Zvicra i ka miratuar atij kërkesën për azil politik për herë të parë për një ish-drejtori policie që denoncoi me foto-video dhe shkresa zyrtare bashkëpunimin e zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar me trafikantët e drogës, përfshirë edhe kryeministrin aktual, Edi Rama.

A ishte midis shumë temave edhe kjo objekt i bisedimeve me Presidenten Leuthard??, e pyeti gazetari Ramën?
Në vend të përgjigjes, kryeministri ynë tha me ironi: ?Gazetarët qenkan njësoj, si në Zvicër ashtu edhe në Shqipëri.
?Kjo qenka fantastike ju gjegj Rama ironik?.

Kjo sjellje e padenjë për një kryeministër dhe për tonin e shqiptarit që vetëmbahet edhe si lidër i rajonit me gazetarët e një vendi të zhvilluar europian dëshmoi qartë urrejtjen apo frikën që ka ai ndaj mediave dhe gazetarëve që e kritikojnë direkt ose e provokojnë me pyetje që atij nuk ka sesi t?i pëlqejnë.

Këtë gjuhë fyese, madje edhe shumë më të rëndë ai e ka përdorur disa here, si ndaj Erisa Zykës (gazetare e ABC News), Blendi Fevziut (drejtues i emisonit ?Opinion?, TV Klan), Eni Vasilit (moderatore e emisionit ?Studio e hapur?, News 24), apo me Adi Krastën ku për pak përfundun në kacafytje fizike, apo edhe me mua live në seancë ku dërgoi shefat e gardës për të eleminuar armikun e radhës.
Këto janë faktuar të gjitha me video dhe Garda e Republikës nuk e ka kundërshtuar dot dhunën, pasi unë isha raportuesi i vetëm i pacensuruar nga Qeveria me portalin e hakeruar tashmë, kurajo.org.
Dhe sot gjatë kësaj maxhorance portalet janë mbi 650, por kurajo.org u hakerua dhe asnjë studio nuk e mer më përsipër kundrejt pagesës rindërtimin e këtij portal??!

Luftën me mediat si edhe ndaj gazetarëve që mendojnë ndryshe nga ai dhe ministrat e tij e filloi haptasi në Shqipëri menjëherë sapo mori pushtetin në qershor të vitit 2013.
Gjatë 4 viteve të qeverisjes së tij, liria e media-s ka qenë në nivelin më të ulët, e dëshmuar edhe nga raportet e Këshillit të Evropës, OSBE-së si edhe organizatave të pavarura që monitorojnë Lirinë e Mediave dhe të Shprehjes në botë, si ?Human Rights Whatch?, ?Amnesty International?, Reporterët pa Kufij, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve, apo Freedom House, etj etj.

Shumica e mediave kryesore janë tashmë nën dirigjimin e Kabinetit Kryeministror.
Madje, falë teknologjisë SKYPE, faqet e para të gazetave dhe edicionet qëndrore të lajmeve pa marë Ok e tij, pasi i ka kundruar dhe porositur deri në detaj, nuk botohen, fatalitet i frikshëm ky ?
Gazetarët që kanë dalë nga linja editoriale, apo e kanë kritikuar kryeministrin, kanë zbuluar si edhe botuar skandalet korruptive të qeveritarëve janë kërcënuar dhe pushuar direkt nga puna!
Kërcënuar me jetë nuk është më utopi, ata janë rrahur brutalisht, madje, në zemër të kryeqytetit, siç ndodhi në datën 8 mars 2017 me gazetarin, Elvi Fundo, i cili ka zbuluar e botuar vazhdimisht disa afera korruptive.

Dhunuesit e tij me çekiçët në duar pa kurrfarë frike në mes të ditës dhe pa maska në mes të Bulevardit të Tiranës ende nuk janë zbuluar nga policia, ashtu edhe siç nuk janë zbuluar edhe shumë raste të tjera.

Enver Bogdani, një tjetër rast kërcënimi pas denoncimit për drogat në Ora-News, Emisioni BOOM mbi prodhimin dhe shitjet lirshëm në vitet e fundit kudo, në rrugë, Klube, Bare, Shkolla, sipas Prokurorisë dhe Policisë pas shumë përpjekjesh më në fund institucionet e drejtësisë ja kanë pranuar denoncimin, por jo mbrojtje pasi kalvari i drejtësisë shqiptare njihet dhe policët nuk dalin për çdo rast??!
Sot, ai nuk ka kurrfarë mbrojtje dhe nuk i dihet më adresa, ndofta diku i strukur apo në arrati me familjen dhe djalin 14 muajsh në rrezik për jetën, e çfarë mundet të bëjë Bogdani i gjorë?
Këtu askush më nuk po guxon të kryejë profesionalisht misionin fisnik të gazetarit, pasi, pa imunitet politik në vendin tonë të brishtë jeta është vetëm një urdhër i ZI i Shefit, mjafton rroga për mbijetesën dhe makthi se Pjeshkat apo militantët të konkurojnë, pasi lajmi vjen nga zyrat e shtypit të partive duke zbehur të vërtetën?

Shumë brutalisht u dhunua dhe shpëtoi paq edhe gazetari Eduard Ilnica (9. 05.2016), janë kërcënuar me jetë gazetari, Artan Hoxha, pasi edhe informatori i tij në parcelat e drogës u vra brutalisht, apo edhe Mentor Hoxha (12.06.2016), edhe ky në arrati, diku ndodhet rrugëve të Europës në pritje të kërkesës për mbrojtje Ndërkombëtare, Gerti Xhaja në Suedi, Edi Deliu në Gjermani, etj etj

Me fat ishte kolegu Telnis Skuqi, të cilit gjykata Norvegjeze ja miratoi pas 22 muajsh kërkesën për Azil Politik, si dhe shumë e shumë kolegë që janë nën mbrojtjen ligjore, por që shpirtin e tyre e kanë këtu, në atdheun dhe profesionin e tyre që nuk e ushtrojnë dot më.
Për shkak të daljes nga linja editoriale janë pushuar nga puna drejtori i televizionit ?ABC News?, Armand Shkullaku (11.01.2017), kryeredaktori i gazetës ditore ?Mapo?, Alfred Lela (12.01.2017), kryeredaktori i lajmeve në ?Top Channel?, Mentor Kikia (21 shtator 2016), drejtoresha e lajmeve në ?A1 News?, Alida Tota (gusht 2016), etj etj.

Ky i fundit është shantazhuar dhe mbifaturuar në shuma marramendëse edhe nga ente shtetërore, si OSHEE, duke i ndërprerë edhe dritat në banesë (qershor 2016).
Pas daljes nga emisioni live është shoqëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Artan Hoxha (15 shtator 2016) duke i sekuestruar celularët, gjithashtu, është dërguar në ambientet e policisë, gazetari Genc Pishtari (18.05.2016).
Madje edhe shtetasi Italian, Francesco Becheti, është shantazhuar, sulmuar dhe larguar nga vendi ynë, pasi ja kanë mbyllur bizneset me Policinë Tatimore, dhe televizionin opozitar, ?Agon Channel? (10.10.2015).

Presione të shumta nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, (AMA) ka patur edhe ndaj Radio Televizionit ?Ora News?, menjëherë pas padisë që bëri në gjykatë për mos marrjen e licencës kombëtare për transmetim audioviziv.
Janë mbyllur mbi 15 emisione, si edhe emisionet investigative ?Publicus? (10 tetor 2016, ?Vizion Plus TV?), Alarm, Ora News, Kaktus News 24, si dhe portali ?Hashtag Albania? (14 tetor 2016) apo edhe portal, Kurajo.org në Maj të vitit 2014.

Dhe për të sfumuar lajmin, kanë mbirë këto vite mbi 650 portale të orkestruara nga Qeveria duke e lodhur lexuesin dhe fshehur të vërtetën, me lajmet hajdute të fotove miqësore mes miqsh, familiarësh duke i publikur madje edhe me logot e tyre sikur punojnë në terren e duke sajuar idiotësira pa fund duke ulur qëllimisht poshtë e më poshtë dhe denigruar qëllimisht profesionin e gazetarit.
Por për raportet e nxira të ndërkombëtarëve këto portale nuk analizojnë aspak, madje dalin vetëm lajmet e Qeverisë dhe Lali Eri me punimet që Bashkia ka për detyrë ti tenderojë pasi jua ka vjelë më parë taksat bizneseve dhe qytetarëve.

Dhe për ca klike dhe ca share, jemi katandisur në një vend të mjerë, ku ajo që pasqyrohet dhe ajo që nëtë vertetë jetohet nuk kanë lidhje me njera-tjetrën.
Më kujtohet ministri i propagandës së Nazizmit, Gëbelsi, ku sot këta mjerane po na hedhin ?gëlbazat e tyre ora-orës, dita-ditës ndaj kujdo që ju del kundër dhe duke e paraqitur shqipërinë parajsë, por të dytët pas Sirisë për azilkërkues.

Atje ka lufte, mbi 5-vjet, por këtu gjatë 4-viteve RILINDJE, çfarë lufte po bëhet që shqiptarët sa herë e majta vjen në pushtet apo lë pushtetin largohen në pikëllim?
Kujtojmë vitet 1990-1991, 1997-1998 si edhe 2013-2017 zbrasja dhe lindshmëria më e ulët e barabartë me atë të viteve 1930 janë tronditëse pikërisht, lufta e propogandës që e majta e ka fasadë për të mbuluar zullumet e saj po tregon muskujt e saj ndaj popullit më të varfër të kontinentit.

Arsyeja, sepse lajmi kalon më parë mbi laboratorët politikë ku kulisat e krimit nën mbikqyrjen e aleancës së 1-Prillit 2013 po vegjetojnë sërish, ato po shtohen dhe zbukurohen vetëm mbi fuqinë e medias duke u kthyer në opium mbi realitetin ku edhe borive të dasmave ju ka pushuar bateria?
Por kolegu ynë zvicerian është me fat, atij nuk ka se çfarë t?i bëjë Naltmadhnia Ynë, që pasi hëngri dje ngjala apo koka peshku do të jetë edhe më i qetë, por nëse Çadra e Bardhë nuk do t?i duket dhe bëhet makth sikurse vizat e bardha në dhomën me fluturat që ai lundron pas konferencave javore nga rrjetet sociale për të na treguar përrallat e javës me fasadat ku i pikturon dhe tenderon me vetëm një telefon?/CityNews





Lajmet e fundit nga