Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Dibrani: Pa një ‘Vettting’ për prokurorët e gjyqtarët, kurrë Kosova nuk do të dalë nga humnera.
Njerëzit e drejtësisë, duke qenë të zgjedhurit dhe të emëruarit nga lidhjet dhe ndikimet e pushtetit e politikës, nuk janë në gjendje as të vënë para përgjegjësisë politikanët për shkeljet ligjore të tyre, por edhe frikësohen nga këta se edhe mund të largohen fare nga postet e tyre nga ndikimet e interferimet e forta, që kanë këta të pushtetit ekzekutiv në Gjyqësor e prokurori dhe në sistemin e drejtësisë përgjithësisht. Andaj, kjo determinante tregon edhe gjendjen aspak të mirë lidhur me pavarësinë e paanësinë e Gjyqësorit dhe prokurorive”, është shprehur për “Kosova Sot” analisti Naim Kelmendi,raporton Gazeta Kosova Sot.
Analistë dhe njohës të fushës së drejtësisë, por edhe opozitarë të vendit thonë se derisa në sistemin e drejtësisë ka dorë dhe ka shtrirë ndikimet e veta politika, duke interferuar edhe në emërimet e gjyqtarëve në krye të KGJK-së apo të prokurorëve në krye të KPK-së dhe në segmente të tjera të institucionit të drejtësisë, atëherë nënkuptohet se njerëzit e politikës nuk frikësohen për veprat e tyre qofshin penale, të korrupsionit apo të tjera nga drejtësia, ngase në këto institucione të drejtë- sisë kanë lidhjet dhe ndikimet e tyre. Ata shprehen se, fatkeqësisht njerëzit e drejtësisë i frikësohen politikës, derisa në fakt do të duhej të ishte e kundërta, që politikanët t’i frikësohen drejtësisë. Ndaj me të drejtë është shtruar edhe çështja se a ka ndikuar që mënyra e emërimeve në KGJK e KPK, si dhe ndërhyrjet e politikës t’i bëjë njerëzit e drejtësisë të varur nga politika dhe në këtë mënyrë t’u frikë- sohen edhe politikanëve (pushtetarëve) se këta të fundit do t’u hakmerren në forma të ndryshme përfshirë edhe njerëzit e nëntokës!? Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se derisa në sistemin e drejtësisë ka dorë dhe ka shtrirë ndikimet e veta politika dhe njëherësh, duke interferuar edhe në emërimet e gjyqtarëve në krye të KGJK-së apo të prokurorëve në krye të KPK-së dhe në segmente të tjera të institucionit të drejtësisë, atëherë siç tha nënkuptohet se njerëzit e politikës nuk frikësohen për veprat e tyre qofshin penale, të korrupsionit apo të tjera nga drejtësia, ngase, sipas Kelmendit, në këto institucione të drejtësisë kanë lidhjet dhe ndikimet e veta. Ai shtoi se në çdo vend ku funksionon shteti ligjor, politikanët ndiejnë të gjitha përgjegjësitë para drejtësisë dhe mbase i ‘frikësohen’ drejtësisë për shkeljet e ligjit. “Por, fatkeqësisht tek ne ndodh e kundërta, sepse njerëzit e drejtësisë duke qenë të zgjedhurit dhe të emëruarit nga lidhjet dhe ndikimet e pushtetit e politikës, nuk janë në gjendje as të vënë para përgjegjësisë politikanët për shkeljet ligjore të tyre etj, por edhe frikësohen nga këta se edhe mund të largohen fare nga postet e tyre nga ndikimet e forta që kanë këta të pushtetit në Gjyqësor e prokurori dhe në sistemin e drejtësisë përgjithësisht. Andaj, kjo determinante tregon edhe gjendjen aspak të mirë lidhur me pavarësinë e Gjyqësorit dhe prokurorive, e që shteti ligjor me sundim të ligjit do të duhej të ishin parësore në ndarjen e drejtësisë për secilin që bën shkeljet ligjore, përfshirë pra edhe politikanët dhe njerëzit e pushtetit, kur abuzojnë me të drejtën po ashtu sikur edhe për qytetarët, për të mos qenë askush mbi ligjin”, është shprehur analisti Naim Kelmendi.
ibrani: Askush nuk merr përgjegjësi për dështimet Analisti Shefqet Dibrani thotë se Kosova është paradoks i shumë gjërave, për të cilat mendja e shëndoshë nuk i përthekon. Sipas tij, asnjëherë nuk është pastruar sistemi politik dhe i drejtësisë nga strukturat vasale të sistemit komunist jugosllav, përkundrazi sistemi politik dhe drejtësia e pasluftës në Kosovën e Lirë është udhëhequr nga struktura të atij sistemi, derisa, siç tha, edhe nëpër vendet kyçe, në polici dhe siguri, kryesisht kanë vazhduar po këto struktura, të cilat do ta pushtojnë politikën, duke arritur për ta bindur BE-në dhe amerikanët, për t’iu besuar koncepteve të majta për ta udhëhequr vendin. “Kjo është një lajthitje, nëse jo mashtrim klasik që i bëhej Bashkësisë Ndërkombëtare dhe veç- mas sistemit politik, ku amerikanët kurrë nuk u kanë besuar të majtëve. Por, me sa duket, duhej të bëhej edhe një paradoks i llojit të vet edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ndërsa tash në sistemin e drejtësisë kemi këtë gjendje kaq të ngatërruar, por paradoks i llojit të vet është se në Kosovë askush nuk merr përgjegjësi për këtë dështim, pra as Bashkësia Ndërkombëtare, as Amerika, por nuk merr përgjegjësinë e vet sistemi i drejtësisë, i cili tashmë i frikësohet më shumë politikës, sesa politikanët që i frikësohen drejtësisë, e cila punon sipas urdhrave të mafio-oligarkëve politikë, për të shënuar edhe një paradoks tjetër”, është shprehur Dibrani. Sipas tij, nëse mënyra e emërimeve në KGJK e KPK ndikohet nga politika, dhe se kjo ka ndërhyrje të drejtpërdrejtë, nuk mund të flasim për sistemin e pavarur të drejtësisë, por mund të flasim për ndërhyrje flagrante të politikës në sistemin e drejtësisë. “Paradoks i llojit tjetër mund të konsiderohet, kur dihet se sistemi i drejtësisë iu ka nënshtruar pa kushte grupeve mafio-oligarke, të cilat vendin e kontrollojnë në çdo pore të jetës, prandaj vendin e kanë sjellë në një gjendje kaq të mjeruar. Më në fund nëse nuk këndellet Bashkësia Ndërkombëtare, me theks të veçantë, nëse nuk këndellen amerikanët për të imponuar edhe në Kosovë një sistem ‘Vetttingu’ për prokurorët e gjyqtarët dhe për politikanët, kurrë Kosova nuk do të dalë nga kjo humnerë, në të cilën e kanë vënë vendin mentalitetet ideologjike të një kohe të shkuar dhe të një sistemi, kundër të cilit është bërë luftë. Paradoksi i këtij konflikti – luftës lidhet me të dhënën se pikërisht ata që kanë luftuar kundër atij sistemi, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës po e vrasin me mentalitetin e një ideologjie të vjetruar?!”, ka theksuar për gazetën “Kosova Sot” analisti Shefqet Dibrani
Kastrati: KGJK-ja ka më shumë një përbërje politike-korruptive sesa të pavarur Deputeti i lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Ismail Kurteshi, ka veçuar se në parim të gjithë qytetarët do duhej që t’i respektonin ligjet, kurse ata që kanë përgjegjësi më të larta, si politikanët dhe ata që janë në ekzekutiv do të duhej që të jenë edhe më të kujdesshëm karshi ligjeve dhe të mos bëjnë asnjë veprim në kundërshtim me ligjin. Sipas Kurteshit, gjyqtarët dhe gjyqësia në përgjithësi është gardian i gjyqësisë e ligjeve dhe do duhej që të ndërmarrë masa ndaj të gjithë atyre, që e shkelin ligjin, pavarësisht se kush janë ata apo çfarë pozita mbajnë në shoqëri dhe atëherë kur ata që janë në pozita të larta të shtetit, të njëjtët do të duhej që të marrin dënime edhe më të rrepta sepse përgjegjësia e tyre është më e madhe sesa e qytetarëve të thjeshtë. “Por, kjo ndodh vetëm në shtetet ku funksionojnë ligjet dhe ku funksionon shteti dhe ku çdo gjë është normale, ndërsa në rastin tonë ku shteti është kapur nga pushtetarët e korruptuar, nga krimi i organizuar dhe gjyqtarët në një shumicë të madhe nuk janë të zotët as profesionalisht e as nga aspekti njerëzor që t’i dalin zot me dinjitet punës së tyre, derisa ata dënimet i bëjnë bazuar në personin që ka bërë shkelje, ku nëse është një qytetar i thjeshtë dhe nëse është i varfër e i paskrahë, atëherë dënimet janë të rënda, janë të mëdha, por në anën tjetër nëse shkelësi është një pushtetar, atëherë lëndët e tyre futen nëpër sirtarë dhe askush nuk merret me to. Por, edhe në rastet, kur merret dikush me ato lëndë, gjenden vetëm forma e mënyra se si të lehtësohen këto masa dhe në fund ato të bëhen gati të paqena dhe dënimet të jenë simbolike”, është shprehur Kurteshi. Ai shton se kjo nuk është drejtësi dhe kështu nuk mund të funksionojë shteti dhe nuk mund të luftohen dukuritë negative në shoqëri. Avokati Emrush Kastrati ka nënvizuar se është fakt i vërtetë që një pjesë e njerëzve të drejtësisë i frikësohen politikës për rrethana të caktuara, për shkak, siç tha, pozitave e avancimeve të ndryshme, sjelljes në organet e tjera drejtuese të Gjyqësorit, etj., përfshirë edhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës, i cili, sipas tij, thuajse gati ka një përbërje më shumë politike, sesa që ka ndonjë përbërje të pavarur./Kosova Sot
Duke u nisur nga përshkrimet që i janë bërë miqë- sisë sime ...
Analisti Andi Bushati ka komentuar në studion e “News24” sit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka ironizua...
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i LSI, Ilir Meta, vendosën të...
Ndarja nga jeta e kantautorit Françesk Radi ka prekur thellë...
Këngëtarja e njorhu, Rozana Radi, ka reaguar pas humbjes së ...
Nga marrëveshja e 1 prillit 4 vjet më parë tek darka e 2 pri...
Ne jemi një vend normal megjithëse kemi një opozitë të çmend...
PD vazhdon protestën e saj në ditën e 45. Kreu demokrat Lulz...
Policia ka goditur një grup të strukturar kriminal të linjës...
Një 49-vjeçare i ka dhënë fund jetës në banesën e saj. Shtet...
Kryetari i LSI, Ilir Meta, do të mbledhë mbrëmjen e sotme Kr...
Kreu i LSI, Ilir Meta, drekoi mesditën e sotme me aleatin në...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për vrasjen e të ri...
Të paktën 10 persona janë vrarë në një shpërthim në një stac...
Kreu i LSI, Ilir Meta, po zhvillon një takim me kreun e PDIU...
Ilir Meta dhe Edi Rama, sipas të gjitha gjasave kanë vendosu...
Prononcimi për media i Nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste p...
Ka ndërruar jetë vetëm pak minuta më parë në spitalin “Nënë ...
Gjykata e Tiranës ka shpallur vendimin për ish-Inspektoren e...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...