Protesta, "mollë sherri" në Konferencën e Kryetarëve/ Zhupa-mazhorancës: Po fabrikoni prova
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
PD vazhdon protestën e saj në ditën e 45. Kreu demokrat Lulzim Basha duket të ketë ngelur pa një zgjidhje për të shpëtuar nga vazhdimi i mëtejshëm i një kauze që vështirë se ka zgjidhje qeverinë teknike.
PD dhe Basha shpresonin që Ilir Meta të braktiste qeverinë dhe kusht për zgjedhjet të vendoste praninë e PD. Por duket se mesazherët e Metës tek Basha ishin të pavlerë. Kreu i LSI shkoi tek Rama, mbylli marrëveshjen e rradhës dhe e la Bashën dhe PD të pashpresë.
Kauza e PD për zgjedhje të lira dhe të ndershme është e vlefshme, dhe përgjegjëse për dështimin e tyre është qeveria dhe askush tjetër, por në rastin kur qeverinë nuk mund ta rrëzosh dhe faktorët si ke në favor, cila është zgjidhja pa mbështetjen e duhur?
Kauza vlen, por mbështetja duket e vogël dhe Basha i ngelur nën hijen e çadrës. Kryetarit të PD i duhet zgjidhja, pra qeveria teknike sipas tij dhe garancitë për zgjedhjet që të dalë nga çadra dhe të fillojë fushatën.
Zgjedhjet janë afër dhe PD është ende në çadër. Nuk ka ende shtabe, as kandidatë, në bazë është thuajse e shpartalluar, ndërkohë faktorët e tjerë politikë kanë filluar aksionin. Ata veprojnë ndërsa Basha është ende në çadër me 200 apo 300 vetë, kur shkon ai se kur iken zor se bëhen 50.
Shumë faktorë në analizë flasin se shanset e PD ekzistojnë, por ato janë të dobta dhe çadra më shumë se i shërbeu vetë forcimit të PD, i shërbeu faktorizimit të Ilir Metës dhe pazarit që ky rriti në tavolinë me Ramën. Ndërsa PD ngelet ende e ngujuar dhe me shpresa të pakta në çadrën midis zyrës të Ramës dhe Metës.
Opozita ka të gjithë të drejtën e saj të kërkojë zgjidhen e problemit elektoral në Shqipëri, ku vota shitet lehtësisht dhe shqiptarët duken të pandërgjegjshëm për vlerën e saj, por kauza e saj nuk mund të jetë pazari i Ilir Metës. Levizjen për garancitë elektorale ti kishte bërë që kur votoi Reformën në Drejtësi, ku dhe mund të kushtëzonte, po e bën sot, por më shumë se garanci për zgjedhjet kërkon kokën e Ramës, që në fakt është një pazar i lartë dhe mazhoranca është e bindur që të mos lëshojë më.
Por a i pranon Lulzim Basha garancitë që mund të vijnë prej kësaj mazhorance? A është e mjaftueshme oferta që po shkon tek PD nga PS-LSI dhe ndërkombëtarët? Basha ka folur për qeveri teknike ose zgjedhje ska. Ndërkohë qeveri teknike duket se nuk pranohet nga pala tjetër, por vetëm ofertë për garanci, kontrroll dhe transparencë në zgjedhje. Tani ngelet gjithçka në dorën e Lulzim Bashës, a është gati ai të braktisë çadrën për të filluar betejën e tij të parë elektorale parlamentare si kryetar i PD apo të mos lëshojë fare.
Zgjedhjet e ardhshme janë një betejë të cilën Basha e ka shumë të vështirë edhe sikur të ketë qeverinë teknike. Jo vetëm për shkak të deformimit të votës, por për faktin e bashkimit të mazhorancës së majtë dhe futjes në koalicion të faktorëve të djathtë, që janë faktorë thelbësorë.
PD i duhen votat, këto të fundit dalin në kuti nga mbështetja popullore dhe një frymë elektorale, të cilat fatkeqsisht i mungojnë krahasuar me frymën dhe mbështetjen e Rilindjes në 2013, një tjetër fakt që duket në disfavor. Qeveria e Ramës ka pakënaqësi popullore por Basha ende nuk është i besueshëm dhe nuk shihet si zgjidhje. Kjo ka krijuar jo pak ngërç tek opozita, e cila mendon se pakënaqësia ndaj Ramës shkon tek PD, por në fakt të majtët, dhe pjesa gri pragmatiste e kanë më të lehte të shkojnë tek Meta dhe PDIU apo FRD, tek këto të fundit mund të hyjë dhe shumë elektorat i djathtë. Zgjedhjet janë afër, mazhoranca mbylli pazaret, ndërsa Basha pret i pashpresë “tradhëtinë” e Ilir Metës që të ketë shansin e fitores.
Tërheqja duket shumë e vështrirë dhe mund ti jepte shumë kosto kryetarit të PD, por edhe pafundësisht nuk mund të qëndrojë aty. Pra Basha ndodhet në momentet më të vështira të tij politike. Një fjalë e urtë popullore thotë: Këmbët shtrihen sa ke jorganin. Këtë Basha ndoshta se kishte menduar dhe i shtriu pak më shumë me idenë se mund ta mbulonte Ilir Meta që përfundimisht e zbuloi fare./CityNews
Policia ka goditur një grup të strukturar kriminal të linjës...
Një 49-vjeçare i ka dhënë fund jetës në banesën e saj. Shtet...
Kryetari i LSI, Ilir Meta, do të mbledhë mbrëmjen e sotme Kr...
Kreu i LSI, Ilir Meta, drekoi mesditën e sotme me aleatin në...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për vrasjen e të ri...
Të paktën 10 persona janë vrarë në një shpërthim në një stac...
Kreu i LSI, Ilir Meta, po zhvillon një takim me kreun e PDIU...
Ilir Meta dhe Edi Rama, sipas të gjitha gjasave kanë vendosu...
Prononcimi për media i Nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste p...
Ka ndërruar jetë vetëm pak minuta më parë në spitalin “Nënë ...
Gjykata e Tiranës ka shpallur vendimin për ish-Inspektoren e...
Një shpërthim i dyfishtë ka tronditur metronë e Shën Petersb...
City News ka mundur të fotografojë Fahri Balliun duke fjetur...
Miratimi nga Parlamenti, me 84 votat “pro” të maxhorancës qe...
Të paktën dhjetë persona raportohet se janë plagosur, pas nj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mirëpriti sot ...
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, k...
Gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në njësinë nr 1 në Ti...
Dhimbja e stomakut pas të ngrënit mund të ndodhë për një sër...
Mesazhi i Lulzim Bashës në ditën e 45 të protestës në Sheshi...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...