Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Ilir Meta dhe Edi Rama, sipas të gjitha gjasave kanë vendosur që të ?rimartohen? sipas parimit; për hir të ?fëmijëve? dhe pasurisë, le të ecim përpara. Nëse ashtu siç përflitet nga njerëz të nxitur prej vetë atyre, se pazari i mbyllur te ?Pazari i Ri? për të bashkëqeverisur edhe katër vite të tjera bashkë është i vërtet, ajo që pritet për tu parë është se ai kanë bërë hesapet ?me hanxhinë?.
Vetëm pak orë përpara se të shkonte të konsumonte peshkun dhe verën e mirë me Ilir Metën, Edi Rama në televizionin e tij privat në Facebook, u shfaq tejet i vendosur, për të themeluar një ?opozitë të re? në Shqipëri.
?Nuk e ndalojmë dot PD-në të vrasi veten. Askush të mos ketë merak se parlamenti do mbetet pa opozitë. Misioni nuk është të shpëtojmë Partinë Demokratike, bashkë me zotin Nardi dhe zotin Vangjeli?, deklaroi ai në video monologun e pasdites së kësaj të diele.
Nga ana tjetër kemi Ilir Metë me Petrit Vasilin përdore, që shkojnë si manarë drejt ?Pazarit të Ri?, duke qenë të bindur se ky popull vuan nga amnezia totale. E themi këtë sepse nuk ka se si të harrohen kaq shpejtë deklaratat e tyre dhe të eksponentëve të kësaj force politike, që problemi i vërtet në këtë situatë politike nuk është torta e pushtetit, por zgjedhjet e lira dhe legjimiteti i kërkesave dhe shqetësimeve të opozitës për këtë çështje.
Amnezia, harresa pas boshatisjeve të pjatave me peshk e gotave me verë, mund të funksionojë për Ilir Metën e të tijtë, të cilëve duket se neuronet u janë shndërruar në poste qeveritare, por jo për një shumicë të madhe qytetarësh që tashmë e kanë kuptuar, që të jesh ?lojtar i fortë politik?, nuk është e njëjta gjë, me ?makiavelistin politik?.
Të bombardosh opinionin publik me shpalljen e ambicies (është normale për një ish-kryeministër, nga më të mirët që ka pasur vendi) për të qenë sërish kryeministër duke përdorur në mënyrë tinzare edhe Çadrën e protestës së vendosur të opozitës dhe në fund të përfundosh ?ministër i Brendshëm?, `për kunj` të Saimir Tahirit e Edi Ramës është një performancë diletante për një politikan të vjetër, që e mban veten si kalibër i lartë.
Vetëm kur Partia Demokratike, Lulëzim Basha, nuk i lanë asnjë shteg të hapur për kthimin në realitet të ëndrrës kryeministrore, parimet u tretën në stomak bashkë me filetot e peshkut të servirur me bollëk nga Rama dhe mbeti vetëm skeleti plot hala, i postit të Tahirit pas zgjedhjeve dhe ai i presidentit që mund ta marrë që tani.
Shumëkush mund të thotë se çfarë të keqe ka bërë Ilir Meta, që ka vepruar dhe funksionuar kështu?!
Asgjë! Ai është në të drejtën e tij, si ?Menaxher i Hapësirave të Lira? dhe kujdestar i njerëzve të tij, që duhet të ruajnë e të shtojnë privilegje e mirëqenie.
Problemi është që grada që ka fituar me meritë si ?Mjeshtër i Madh i Labirintheve Politike? në këtë situatë krize të rëndë që ndodhemi, ndryshe nga si është përbetuar ai, nuk jep asnjë ndihmë dhe zgjidhje në favor të shëndetit demokratik të vendit.
Darka e ?Pazarit të Ri? është pika e fundit e një gote të mbushur plotë, sidomos gjatë dy viteve të fundit me piruetat politike të Ilir Metës. Ajo u derdh dhe të gjithë mund të shikojnë, që ai është krejtësisht një politikan tjetër nga ajo që pretendon publikisht; Nuk i luan letrat pastër mbi tavolinë, me mëngë të përveshura. Asin e fshehur përgjatë një loje të pistë, e luajtur njësoj nga të gjithë ata që kanë pranuar të ulen në tavolinë, ai e nxjerr nga mëngët, e hedh, e bën fakt të kryer në momentin që sheh malin e lartë të fishave dhe fiton çfarë të mundet.
Gjithsesi ai e hëngri me vullnet të plotë, peshkun e ofruar nga Rama. Në fakt që të dy u dendën me prodhimet e magazinuar në këto 4 vite që tashmë qelbin e bien erë, deri përtej Atlantikut. Çështja shtrohet a do ta tresin dot atë darkë. Opozita, Lulëzim Basha, të paktën deri tani duket se nuk ka gjasa që të shërbejnë si tretës në stomakët e tyre.
Nëse Lulëzim Basha nuk do ti nënshtrohet kësaj loje të pistë, atëherë ambasadorët Lu e Vlahutin duhet të bëjnë gati legenët dhe të nxitojnë, sepse atë peshk të qelbur edhe nga bishti tashmë që hëngrën mbrëmë (nga koka kishte kohë), do ta vjellin më shpejtë se sa e mendojnë.
?Nuk e ndalojmë dot PD-në të vrasi veten. Askush të mos ketë merak se parlamenti do mbetet pa opozitë?, thotë Rama duke u shfaqur si trim i madh, meqenëse i varën në qafë një kapaçkë legjionari francez.
Kjo verë duket që do të jetë tepër e hershme dhe e nxehtë. Edi Rama po ndez me shpejtësi një zjarr të madh, përball popullit opozitar. Ilir Meta hoqi maskën e zjarrfikësit dhe po hedh shkarpa aty. Deri tani, vetëm shkarpa dhe jo kërcunj si Rama. Por nuk është çudi, që si ?lojtar i minutës së fundit? që është, të vishet shumë shpet si zjarrfikës kur të kuptojë që populli nuk vuan nga amnezia. Mllefi popullor, që duket se po rritet më shpejt se sa e kishte planifikuar përpara shkeljes te ?Pazari i Ri?, tashmë nuk është i orientuar vetëm ndaj Edi Ramës.
Ashtu siç e thamë më lartë, Ilir Meta është ?Menaxher i Hapësirave të Lira?; e kapi atë që i lëshoi mbrëmë Edi Rama dhe e pranoi koalicionin e ri. Ky është vetëm një prag. Le ta gëzojë presidentin e ri, sepse edhe Pallati i Brigadave ka plot salla që mund të plotësojnë fiksimin e LSI-së për madhështi.
Çështja për ?jetë a vdekje?, qëndron te kufiri i zgjedhjeve që po afrojnë. A do të guxojë ta ndjek Ramën në projektin e eliminimit të opozitës dhe klonimin e një të reje, siç deklaron ai me stoicizëm?
Kjo po është lojë, për peshat e rënda; nuk ka më As-a të fshehur mjeshtërisht nën mëngë, por vetëm një pistoletë me mulli të mbështetur në tëmth dhe vetëm një plumb? Rama, tashmë e ka tërhequr këmbëzën e tij. Çfarë do të bëjë Ilir Meta?/

Kjo po është lojë, për peshat e rënda; nuk ka më As-a të fshehur mjeshtërisht nën mëngë, por vetëm një pistoletë me mulli të mbështetur në tëmth dhe vetëm një plumb? Rama, tashmë e ka tërhequr këmbëzën e tij. Çfarë do të bëjë Ilir Meta?/SYRI.net
Prononcimi për media i Nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste p...
Ka ndërruar jetë vetëm pak minuta më parë në spitalin “Nënë ...
Gjykata e Tiranës ka shpallur vendimin për ish-Inspektoren e...
Një shpërthim i dyfishtë ka tronditur metronë e Shën Petersb...
City News ka mundur të fotografojë Fahri Balliun duke fjetur...
Miratimi nga Parlamenti, me 84 votat “pro” të maxhorancës qe...
Të paktën dhjetë persona raportohet se janë plagosur, pas nj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mirëpriti sot ...
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, k...
Gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në njësinë nr 1 në Ti...
Dhimbja e stomakut pas të ngrënit mund të ndodhë për një sër...
Mesazhi i Lulzim Bashës në ditën e 45 të protestës në Sheshi...
Sa i takon zgjedhjeve lokale në Kavajë, Lëvizja Socialiste p...
Policia vijon me të njëjtat ritme punën për parandalimin dhe...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot Zv. Ndihmës Sekret...
SGS lider në botë në fushën e inspektimeve, testimeve e cert...
Bisnesmeni i njohur Nard Koka, i njohur si paqtues i politik...
Që aksioni protestues i ngritjes së “çadrës së lirisë” dhe b...
Policia ka përcjellë gjatë mesditës detaje për eksplozivin e...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar darkë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...