Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Frika në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, sa vjen dhe shtohet. Çdo ditë që kalon, vetingu afrohet dhe më tepër dhe për këtë arsye të gjithë po mbërthehen nga paniku. Sipas informacioneve, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive si dhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar po ecin me ritme të shpejta në verifikimin e formularëve të dorëzuar nga njerëzit e drejtësisë. Sipas burimeve nga ILDKP, shumë gjyqtarë dhe prokurorë janë gjetur me mangësi në dokumentet për justifikimin e pasurisë, ligji detyronte të gjithë personat që përveç deklaratës ku të tregonin të gjitha pasuritë dhe të ardhurat, të paraqisnin dhe dokumente që vërtetojnë pronësinë e objekteve të caktuara apo që janë të ligjshme. Mirëpo nga verifikimet e deritanishme ka rezultuar se një pjesë e madhe nuk po i justifikojnë dot, sepse dokumentet që kanë dorëzuar nuk janë të plota. Por vështirësitë më të mëdha janë sa i takon pasurisë të të afërmve, shkruan sot.
Ditët e fundit, ILDKP ka kërkuar që të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët të deklarojnë me detaje pasuritë që kanë kushërinjtë si dhe krushqitë e tyre, ku dhe këto bashkë me dokumentet që duhet të justifikojnë këto pasuri. Kjo ka bërë që një sërë prokurorësh dhe gjyqtarësh ditët e fundit të nisin plotësimin e dokumenteve. Nga ana tjetër mësohet se agjentët e ILDKP kanë zbritur në terren dhe për një pjesë të madhe të gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë kërkuar materiale shtesë edhe sa i takon fëmijëve. Shumë prokurorë e gjyqtarë i kanë fëmijët jashtë shtetit apo kanë dhe prona në emër të tyre. Për këtë arsye, ILDKP u kërkuar që të dorëzojnë të dhënat mbi fëmijët, nga emri, datëlindja, vendbanimi etj. Ky proces duket se ka vonuar kontrollin, por ILDKP po bën një verifikim shumë të imtësishëm dhe kjo i ka tmerruar njerëzit e drejtësisë.
Dhjetra emra rrezikohen nga vetingu
Përveç ILDKP, edhe Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar po avancon me verifikimet, pasi ka kërkuar edhe ndihmën e SHISH dhe prokurorisë për të kryer verifikim për të gjithë personat që dorëzuan. Por duke qenë se dhe ILDKP ka gjetur shumë mangësi me dokumentet, mjaft emra rrezikojnë që të humbasin detyrën pasi ligji i vetingut parashikon që ku ka dyshime për pasuri të vënë në mënyrë të jashtëligjshme, automatikisht largohet nga detyra. Nga ana tjetër, ILDKP ka kërkuar dhe ndihmën e Drejtorisë së Pastrimit të Parave, e cila po merret me verifikimin e llogarive bankare. Burimet thanë se për shumë emra janë dërguar disa letërporosi jashtë dhe kërkohet informacion mbi të dhënat e tyre. Disa gjyqtarë, mes të cilëve dhe Gjin Gjoni, kanë deklaruar se kanë llogari jashtë vendit dhe për ta po bëhet një verifikim shumë i imtësishëm. Pasi të jetë mbyllur procesi i verifikimeve dosjet do i dërgohen ndërkombëtarëve. Këta të fundit do të japin ndihmën e tyre, ndërsa më pas do jetë Komisioni i Kualifikimit ai që do japë vendimin përfundimtar. Secili emër do verifikohet dhe kur ka dyshime, do kërkohen të dhëna shtesë. Por me gjithë këto procedura, rrezikohet që vetingu të zvarritet, ndërkohë që gjithçka tani është në dorë të politikës, pasi ngritja e komisionit ad hoc është në pikëpyetje.
Ish-themeluesi i Partisë Demokratike, Neritan Ceka, thotë se...
Një minorene, nxënëse e klasës së tetë në një shkollë perife...
Pas incidentit që i ndodhi një drejtuesi të rëndësishëm vend...
Partia Socialist do të mbledhë ditën e sotme Asamblenë Kombë...
Britania e Madhe kërkon daljen nga Bashkimi Evrpoian. Por ci...
Të tjera detaje janë zbardhur nga arrestimi i 4 shqiptarëve ...
Pa zhurmë dhe larg vëmendjes së mediave, Parlamenti Shqiptar...
Ja si të shpëtoni nga gurët në veshka dhe infeksionet urinar...
Të dashur lexues, po ju njohim me titujt kryesorë të gazetav...
Kryeministri Edi Rama e ka kthyer tashmë në rutinë urimin e ...
“Hapni vend, Gjermani dhe Britani, Franca po rishfaqet sëris...
Të shohësh femrat duke luftuar mes vete është e rëndë, mirëp...
18-vjeçarja, e cila nxori në ankand virgjërinë e saj, ka gje...
Nëpërmjet një ndërhyrje vendimtare dhe të kujdesshme, mundoh...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, duket se është “cli...
Sa më shumë të reja zbulon shkenca për të jetuarit shëndetsh...
Të rinjtë demokratë i janë përgjigjur menjëherë kryeministri...
Gjatë intervistës për tv francez “France24”, kryeministri Ed...
Jam shumë i nderuar që ndodhem sonte këtu në këtë premiere, ...
Në mbrëmjen e 43 të protestës, në Sheshin e Lirisë u diskutu...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...