web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Kastriot Myftaraj/Zgjedhja prej eunuku e Lulzim Bashës mes Alfred Lelës dhe Myslim Murrizit

2 Prill 2017, 07:27, Aktualitet CNA

Pas incidentit që i ndodhi një drejtuesi të rëndësishëm vendor të Partisë Demokratike, z. Myslim Murrizi, me Policinë e Qarkullimit Rrugor, Alfred Lela, këshilltar jozyrtar dhe fjalimeshkrues i herëpashershëm i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, reagoi duke fajësuar z. Murrizi dhe duke i bërë thirrje publikisht z. Basha që ?ta tërheqë Myslimin?.

Alfred Lela në reagimin e tij i bën një hymn të vërtetë policit Agron Voga, madje, mbi bazën e njohjes personale që ka për temperamentin e tij, habitet se si e ka përmbajtur veten ai, dhe nuk e ka rrahur z. Murrizi në vendngjarje. Lela e quan videon e postuar nga Murrizi si vetëdemaskuese, sepse ?Në të Murrizi shfaqet duke e fyer dhe abuzuar hapur, policin rrugor, te cilin unë e njoh për djalë të mirë e korrekt.?

Lela e kupton se pika e dobët e argumentit të vet ka të bëjë me pikënisjen e fajit në këtë ngjarje. Pra, çështja është nëse qytetari reagon me fyerje ndaj policit, për shkak se është në rregull me ligjin dhe ballafaqohet me një abuzim të hapur policor. Prandaj Lela thotë: ?Myslim Murrizi ndoshta ka qenë i provokuar, por ne nuk e dimë këtë, sepse në videon që ai vetë ka xhiruar, është ai vetë në shkelje dhe askush tjetër.?

Ky Alfred Lela është edhe shtetas amerikan, gjë që e thotë me mburrje nëpër emisionet televizive. Ndoshta edhe këtë policin Agron Voga e ka bërë mik, duke i treguar pasaportën amerikane, siç e ka praktikë ta bëjë vend e pa vend. Gjithsesi, nga Lela pritej që ta gjykonte videon edhe si amerikan, përveçse si shqiptar. Nëse ka ndonjë gjë që kuptohet qartë nga videoja është se polici e ka ndaluar z. Murrizi për ta provokuar. Nëse policit ?një fytyrë i vinte dhe një i ikte?, sic thotë Lela, kjo ndodhte se ai e kuptonte që po bënte një shpërdorim të detyrës. Nga videoja del qartë se polici e pohon që e ka ndaluar qytetarin jo sepse është në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në momentin e ndalimit (pa rrip sigurimi), por sepse supozohet të ketë qenë kështu diku dikur, sipas informacionit që atij ia jep shefi i qarkullimit rrugor në radio. Polici, duke folur si robot i komanduar, i thotë qytetarit se është në shkelje të rregullave, pa rrip sigurimi, por gjithashtu thotë se këtë ia ka referuar shefi i tij, i cili nuk gjendet aty, por komunikon me policin në radio. Kur qytetari e pyet policin nëse është në shkelje në momentin e ndalimit, polici nguron të përgjigjet, sepse e di që është në punë videokamera e instaluar në trupin e tij, që tregon të vërtetën. Pas disa momenteve ngurimi, polici i thotë qytetarit se shkeljen e rregullave e ka bërë diku, dikur, i konstatuar nga dikush, dhe për të gjitha këto polici nuk di të japë sqarime, përveç atij që këtë informacion ia ka dhënë shefi i tij. Dhe me këtë arsye polici i kërkon qytetarit dokumentet. Zhvillimin e ngjarjes e ndjek në radio shefi i policit, i cili e udhëzon atë si ta çojë më tutje provokimin.

Në cilin vend të botës ku ekziston minimumi i shtetit ligjor, qytetari ballafaqohet me një sjellje të tillë policore? Është e qartë se këtu kemi të bëjmë me një skenar provokimi ndaj z. Murrizi të ideuar nga shumë lart nivelit hierarkik të këtij polici dhe të shefit të tij, të cilët në këtë rast janë thjesht zbatues. Polici Agron Voga në këtë rast ka vepruar drejtpërdrejt si agjent-provokator. Në një intervistë që ka dhënë në media (Me lejen e kujt, kur drejtorët e lartë të Policisë së Shtetit nuk japin dot intervista?) Agron Voga ka thënë se deputeti nisi ta fyente pasi ai (polici) kishte fikur videokamerën. Kjo ngre një pikëpyetje të madhe edhe mbi efektshmërinë e përdorimit të videokamerave zyrtare policore në raste të tilla, meqënëse ato mund t? i fikë dhe ndezë vetë polici i përfshirë në ngjarje, sipas dëshirës.

Sa për fyerjet që z. Murrizi i bën policit, ato duhen gjykuar në pikëpamjen e lidhjes shkak-pasojë, që sipas së drejtës sonë shërben për të nxjerrë fajësinë e personit në ngjarje të këtij lloji. Sjellja e qytetarit është pasojë e provokimit nga ana e policit. Nëse nuk do të kishte provokim të policit, nuk do të kishte fyerje të policit nga ana e qytetarit.

Provokimi ndaj z. Murrizi është politik, ai është provokuar për shkak të detyrës që mban si drejtues i lartë vendor i një partie politike. Madje provokimi ka qenë i llogaritur për të bërë efekt në sjelljen e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, duke e vënë atë në dilemë nëse duhet ta marrë në mbrojtje Murrizin apo jo. Nëse Basha do ta merrte në mbrojtje Murrizin, media qeveritare do ta sulmonte PD-në për sjellje banditeske në rrugë. Autorët e skenarit provokues kishin llogaritur që të përfitojnë edhe nëse Basha nuk do ta merrte në mbrojtje Murrizin, sepse kështu njerëzit e opozitës e marrin sinjalin e qartë se ata nuk e kanë mbrojtjen e partisë së tyre kur abuzohen nga Policia e Shtetit, për shkaqe politike.
Pjesë e skenarit të provokimit politik është edhe sorosiani Alfred Lela, i cili në këtë rast ka vepruar si ?kolona e pestë?, brenda PD-së. Lulzim Basha deri më tash ka heshtur për incidentin e z. Murrizi me Policinë, çka tregon se z. Basha është në këtë rast në anën e Lelës, jo të Murrizit. Ky është një gabim i rëndë i Bashës, sepse PD ka mbijetuar si parti e madhe falë njerëzve si Murrizi, jo njerëzve si Lela. Papagajtë e sloganeve sorosiane, nuk i kanë sjellë vota PD-së.

Alfred Lela, fshatari nga katundi me emrin e çuditshëm Gërmadhë i Matit (nuk kam gjë kundër fshatarëve por sepse më rezulton që ata përdoren shumë në skenare provokuese), është keqpërdorur në këtë histori provokimi politik njëlloj si fshatari nga katundi Halil i Krujës, Agron Voga, madje edhe më keq.
Ishte dashur që Lulzim Basha pas incidentit me z. Murrizi t? i jepte 48 orë kohë qeverisë që të nxirrte me emër autorin e skenarit provokues ndaj z. Murrizi, ndryshe ta rrethonte selinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe ta mbante të rrethuar atë, sipas mënyrave protestuese që pamë në Ukrainë në 2013-2014.

Lulzim Basha bëri një zgjedhje prej eunuku, duke dëgjuar këshillën e Lelës për ta braktisur z. Murrizi
në këtë betejë të tij, që do të thotë se gjithçka ka thënë Basha te çadra kundër qeverisë janë si ato pordhët eunukëve që imitonin krismat e armëve./CityNews





Lajmet e fundit nga