Vrasja e efektivit/ Xhaxhai i Enea Mekollit ngre akuza: Ishin pa asnjë lloj mbrojtjeje
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Britania e Madhe kërkon daljen nga Bashkimi Evrpoian. Por cilat janë çështjet që duhet të zgjidhen gjatë negociatave dhe çfarë mund ta presë Bashkimin Evropian dhe Britaninë e Madhe?
Kanë kaluar nëntë muaj nga vendimi i britanikëve në referendum për dalje nga Bashkimi Evropian. Tani qeveria britanike paraqiti zyrtarisht kërkesën për dalje nga BE-ja. Por negociatat mes BE-së dhe Britanisë së Madhe nuk do të jenë aspak të lehta.
1. Për çfarë do të negociohet?
Që në pikën e parë mendimet ndahen: Brukseli i sheh negociatat vetëm si fillim të procesit për ndarje, ndërsa Londra do të përpiqet që negociatat t?i shfrytëzojë si pikënisje për një pozitë më të mirë pas kësaj. Ndër temat më të rëndësishme është tregtia, sepse Britania e Madhe në të ardhmen duhet të ketë marrëveshje të posaçme, pasi nuk do të jetë më pjesë e tregut të brendshëm të BE. Brukseli mendon se marrëveshjet e tilla mund të arrihen vetëm pas ndarjes.
Por së pari duhet të zgjidhet problemi i statusit të tre milionë shtetasve të BE në Britani dhe rreth 900.000 britanikëve në vendet e BE. Ata do të humbin të drejtën e kujdesit shëndetësor dhe pensioneve. Një britanik që jeton në Costa del Sol të Spanjës p.sh. duhet të bëj gati valixhet. Gati një e treta e britanikëve në BE, jeton në Spanjë.
Se cilat tema të tjera do të hapen më pas ende nuk dihet saktë. BE do të donte që sa më parë të flitet për llogaritë e hapura mes Londrës dhe Brukselit. Ndërsa kryeministrja britanike do të donte që këtë çështje sensibël ta lerë për në fund.
2. Sa para ka borxh qeveria britanike?
Bëhet fjalë për një shumë tepër të madhe që prej javësh përmendet në media: 60 miliardë Euro. Insajderët flasin thjesht për ?The Bill? (faturën). Nëse fatura vërtetë do të jetë kaq e lartë, aktualisht nuk e di askush. Pala britanike flet për 20 miliardë Euro. Por është e qartë: Britania e Madhe ka detyrime, që nuk do të përfundojnë në ditën e daljes nga BE-ja. Kjo ka të bëjë për shembull me pensionet e nëpunësve, që do të thotë se obligimet do të vazhdojnë.
3. Çfarë strategjie ndjekin palët?
Shumë vendimmarrës në Bruksel janë të mendimit se Londra do të përballet me pasojat e daljes nga BE-ja. Jean-Claude Juncker thotë: ?Dezertori nuk do të pritet me duar hapur.? President i Këshillit Donald Tusk ka paralajmëruar se 48 orë pas aktivizimit të Nenit 50, do të fillojnë negociatat për daljen e britanikëve. Ndërsa miratimin e tyre do ta bëjnë krerët e 27 shteteve anëtare, në një samit të jashtëzakonshëm, një muaj më pas.
Britanikët do të përpiqen që sa më shumë të përfitojnë nga ky proces. Gjuhët e këqija thonë se britanikët do të përpiqen të përfitojnë përmes motos ?divide and conquer? ? përçajë e sundo. Por shefat e shteteve anëtare të BE kanë demonstruar së fundi ? unitet në kohën e krizave.
4. Kush negocion kushtet për Brexit?
Se kush do të negociojë nga ana e BE-së, do të shpjegohet më vonë. Këshilli i Evropës, Komisioni i BE-së dhe Parlamenti kanë të drejtë fjale. Ndërsa nga ana britanike është krijuar edhe një ministri e veçantë për Brexit, e cila do të marrë përsipër negociatat. Ajo drejtohet nga një prej nxitësve më të denjë të daljes nga BE, David Davis.
5. Ku do të jetë kufiri i BE-së?
Problemi i kufirit do të shtrohet edhe në Irlandë. Kufiri mes Irlandës së Veriut, e cila i takon Britanisë së Madhe, dhe Republikës së Irlandës, është tani i kalueshëm pa problem dhe pa kontrolle. Të dy vendet janë anëtare në BE. Nëse i beson fjalëve të ministrit për Brexit, David Davis, ashtu edhe do të mbetet. Por një pyetje mbetet pa përgjigje: Si është e mundur një gjë e tillë, nëse Britania do të parandalojë ardhjen e refugjatëve nga BE? Çështja e kufirit të jashtëm të BE-së nuk është zgjidhur.
6. Kur do të përfundojnë negociatat?
Zyrtarisht thuhet se negociatat do të vazhdojnë dy vjet. Kështu thuhet në Nenin 50, i cili parashikon daljen e një vendi nga BE-ja. Por ka dhe mundësi të tjera. Për shembull, britanikët mund ta përplasin derën, sipas motos: ?No deal is better than a bad deal? (Më mirë pa marrëveshje se një marrëveshje e keqe). Gjërat mund të komplikohen nëse parlamentatet e vendeve anëtare fitojnë të drejtën e fjalës. Por kjo ende nuk është e qartë. Në fund vendet anëtare duhet të miratojnë marrëveshjen dhe për këtë nevojiten të paktën disa muaj. Por ekziston edhe mundësia e zgjatjes së negociatave, nëse Brukseli dhe Londra konstatojnë se pas dy vitesh negociatat nuk kanë përfunduar. Por këtë vendim duhet ta miratojnë të gjitha shtetet anëtare.
7. Çfarë do të ndodhë më pas?
Kur të dy palët të bien dakord për ndarje, marrëveshja duhet të miratohet nga të gjitha 27 vendet anëtare, të cilat duhet të merren vesh edhe për raportet e ardhshme me BE. Sir Ivan Rogers, deri para ca muajsh ambasador britanik në BE, mendon se negociatat për raportet e ardhshme do të zgjasin deri në 10 vjet, deri sa të nënshkruhen marrëveshjet e reja.
Kryeministrja britanike Theresa May nga ana tjetër beson se vendi i saj do të ketë një të ardhme të ndritur: vendet e tjera mezi po presin për të nënshkruar marrëveshje tregtare me Britaninë e Madhe! Ndërsa Ken Clarke, deputet konservator dhe simpatizant i idesë së mbetjes në BE përgjigjet duke shtruar pyetjen: ?A është kjo vetëm një fantazi??/DW
Të tjera detaje janë zbardhur nga arrestimi i 4 shqiptarëve ...
Pa zhurmë dhe larg vëmendjes së mediave, Parlamenti Shqiptar...
Ja si të shpëtoni nga gurët në veshka dhe infeksionet urinar...
Të dashur lexues, po ju njohim me titujt kryesorë të gazetav...
Kryeministri Edi Rama e ka kthyer tashmë në rutinë urimin e ...
“Hapni vend, Gjermani dhe Britani, Franca po rishfaqet sëris...
Të shohësh femrat duke luftuar mes vete është e rëndë, mirëp...
18-vjeçarja, e cila nxori në ankand virgjërinë e saj, ka gje...
Nëpërmjet një ndërhyrje vendimtare dhe të kujdesshme, mundoh...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, duket se është “cli...
Sa më shumë të reja zbulon shkenca për të jetuarit shëndetsh...
Të rinjtë demokratë i janë përgjigjur menjëherë kryeministri...
Gjatë intervistës për tv francez “France24”, kryeministri Ed...
Jam shumë i nderuar që ndodhem sonte këtu në këtë premiere, ...
Në mbrëmjen e 43 të protestës, në Sheshin e Lirisë u diskutu...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “France24”...
Përshëndetje dhe mirdita të nderuar zonja dhe zotërinj, te r...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për France24 g...
“Dua 1 mijë euro, po deshe të të kthej profilin në ‘Facebook...
E nisa ditën duke bërë llogje ne Ezmerkën. -Në Kavajë po ndë...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...