Balla reagon ndaj Athinës: Narta është tokë shqiptare, autoktone
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Dr...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Dr...
Shumica zhyten në varfëri, shtresa e mesme drejt zhdukjes,shkruan gazeta Kosova Sot.
Një grup i vogël pushtetarësh dhe klanet e tyre po stërpasurohen, ndërsa pjesa dërrmuese e popullatës mezi kapërcejnë muajin, duke vuajtur edhe për gjëra elementare.
Që nga paslufta e deri më sot, në veçanti që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, në vendin tonë po rritet dallimi ndërmjet të pasurve dhe shumicës dërrmuese të qytetarëve të varfër kosovarë. Opozita dhe analistët janë të mendimit se aktualisht klasa më e pasur në Kosovë janë bërë njerëzit e majave të politikës dhe bizneset, që janë të lidhura me ata, që tashmë kanë krijuar një pasuri të pafundme. Siç thuhet nga ekspertë të fushës, Kosova brenda këtyre viteve nuk ka arritur që të krijojë një ekonomi më të zhvilluar, për shkak të nivelit të ulët të investimeve të huaja, politikave jo të mira fiskale, si dhe nivelit të lartë të korrupsionit. Njohës të rrethanave thonë se problemet politike megjithatë kanë mbizotëruar në vend dhe ato e kanë ‘frenuar’ edhe një zhvillim më të mbarë ekonomik. Për sociologun Fadil Maloku, është shumë shqetësuese gjendja jo e kënaqshme e shumicës së qytetarëve të Kosovës, pasi që problemet sociale dhe ekonomike në Kosovë janë probleme, që vazhdimisht po thellohen, duke u krijuar një distancë midis shumë të pasurve dhe të varfërve. “Kjo mund të prodhojë situatë të pakëndshme acaruese. Por, që këto situata nuk shprehen, pasi që elita politike në mënyrë sistematike po u japin infuzion qytetarëve, duke shpërqendruar vëmendjen me problemet e tjera krejt periferike, që nuk i përkasin atyre, siç janë problemet politike” u shpreh ai.
Pasuritë përmes hajnisë
Eksperti i ekonomisë sociale në fushën e integrimeve evropiane, Ardian Nokaj, tha se në shtetin e Kosovës ekzistojnë vetëm dy klasa, ajo e oligarkëve (të pasurit ilegalisht) dhe qytetari i rëndomtë. “Oligarkët e bizneseve, që tani janë bërë aq shumë të fuqishëm, pas luftës kanë shkelur çdo ligj dhe duke zhvatur qytetarët kanë rritur përfitimin e tyre në mënyrë ilegale, duke u shndërruar në megalooligarkë”. Ai thotë se nga 35 mijë biznese private aktive në Kosovë, dhjetë për qind e tyre vlerësohet të kenë pasuri prej disa milionave eurosh. “Njerëzit më të pasur të këtij vendi, sipas biznesmenëve kosovarë, është shumë vështirë të identifikohen. Për ta më shumë flitet, sesa ka të dhëna konkrete. Por, një dihet saktësisht – pasuritë e tyre janë si rezultat i hajnive dhe intrigave me politikën”, është shprehur Nokaj. “Shumica e qytetarëve po mbahen me lëmoshë”, theksoi ai.
Disa biznese shmangën ligjin
Xhevdet Neziraj, thotë se në shtetin tonë po rritet dallimi në mes të pasurve dhe qytetarëve të varfëruar, ku një përqindje e njerëzve kanë bërë pasuri marramendëse, ndërsa pjesa më e madhe e popullatës është duke luftuar për ekzistencë, e kjo është bërë në saje të politikave të gabuara të qeverive tona, të cilat po lejojnë që disa grupe të njerëzve janë bërë aq të fortë ekonomikisht sa janë mbi ligjin, ndërsa shteti është dorëzuar para këtyre shkelësve të ligjit dhe të korruptuar. “Në mungesë të zbatimit të Ligjit të punës, punëtori varfërohet, ndërsa pronarët pasurohen me djersën e punëtorëve”, vijoi më tej ai. Neziraj thotë se shumica e bizneseve, që tani janë të fuqishme, pas luftës kanë shkelur çdo ligj dhe u kanë ikur obligimeve që i kanë pasur ndaj shtetit, bile edhe në faljen e borxheve nga Qeveria më së shumti kanë përfituar bizneset sesa qytetarët. “Kështu është edhe me privatizim, prandaj te ne në vend që të mbrohet ai që ka nevojë për mbrojtje, është mbrojtur ai që nuk ka pasur nevojë”, theksoi Neziri.
Thellimi i pabarazisë sociale
Analisti Florim Rudhani tha se në Kosovë është thelluar pabarazia sociale. “Ne dëgjojmë për zhvillim ekonomik, që ka rritje, por ju mjafton të jeni në terren dhe të kuptoni gjendjen e rëndë sociale të qytetarëve. Shikoni çfarë bëjnë këto biznese, që kanë afërsi me politikën si i trajtojnë punëtorët, kurse për pagesat as që duhet të flasim, sepse pagesat janë skandaloze, jeta e shtrenjtë, disa nevoja elementare për familjet tona janë më shtrenjta këtu se në Gjermani, Angli etj.”, u shpreh ai. Sipas Rudhanit, shteti nuk e mbron qytetarin nga padrejtësitë, nuk u krijon qytetarëve mundësi të barabarta po selekton favorizon njerëzit, të cilët flirtojnë me politikën. “Klasa e pasur vjen nga politika dhe bizneset, që janë të lidhura me politikën dhe drejtësinë”, theksoi Rrudhani. Ndërsa analisti Dardan Grapci tha se për t’u zhvilluar një shtet ekonomikisht duhet që ta marrë shembull qytetin aziatik të Singaporit. “Në Kosovë kjo përzierje apo më mirë të themi ky involvim i politikës po vërehet shumë, prandaj vetëm kur të ndërpriten këto përzierje, këto kërcënime nga punëdhënësi te punëtori, shteti i Kosovës mund të rritet ekonomikisht, duke mos e përjashtuar edhe ndërprerjen e privatizimit të objekteve shtetërore”, tha Grapci.
Qeveria mashtron me shifra
Deputeti i opozitës Bali Muharremaj (AAK) pajtohet me vlerësimin e analistëve se klasa më e pasur në Kosovë janë pothuajse njerëzit e majave më të larta të politikës dhe të shtetit, por edhe bizneset që janë të lidhura me ta. Ai i quan gënjeshtra të dhënat e prezantuara të autoriteteve qeverisëse në vend, që thonë se kanë bërë hapa të rëndësishëm drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve, por janë më shumë se 130 mijë qytetarë tanë që kanë ritheksuar mosbesimin ndaj institucioneve dhe mungesën e perspektivës së Kosovës dhe që i detyruan ata për t’u larguar nga vendi. “Janë njerëzit e politikës ata që po pasurohen përditë e më shumë dhe bizneset e lidhura me ta, janë vetëm disa nga indikatorët që në mungesë të perspektivës në vend, edhe ndikuan që Kosova dy vjet më parë u përball me valën më të rëndë të ikjes të qytetarëve të saj drejt shteteve të BE-së”, ka theksuar ai. “Nga pushtetarët e tashëm zyrtarisht po thuhet se papunësia nga mbi 43 për qind ka arritur të ulet deri në shkallën 27 për qind, shifra këto që janë gënjeshtra”, potencoi Muharremaj./Kosova Sot
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim, d...
Po, unë i vihem në krah rinisë studentore shqiptare që ajo t...
Televizioni Top Channel filloi një emision satirik që quhej ...
George Orwelli mendonte se një shteti manipulues do i duhej ...
Sapo u ngrit çadra e opozitës në bulevard, drejtori i dy qev...
Drejtuesi i Lëvizjes ZGJIDHJA në PS, Koço Kokëdhima, në një ...
Në mbarim të një leksioni që pata këto ditë me studentët e p...
Shkretëtira në lulëzim. Pas shirave të ditëve të fundit, zon...
Ish-deputeti Koço Kokëdhima i është përgjigjur lajmit që qar...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, ka folur ...
Kreu i lëvizjes “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, ka bërë një dekl...
Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin e kodua...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, po flet m...
Vëllai i ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, ka dalë nga amb...
Një punonjës i Gardës së Republikës është pezulluar nga dety...
Lëvizja Socialiste për Integrim prezantoi sot platformën për...
Aleati i Partisë Demokratike, Dashamir Shehi, ka folur për k...
Një tjetër përplasje ka ndodhur mes dy forcave më të mëdha t...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se do të regjistr...
Nga Dritan Hila Kur jemi vetëm pak ditë larg fillimit zyrtar...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...