Hetimi zbulon dështimet e Britanisë gjatë pandemisë së Covid-19/ U shpërdoruan rreth 10 miliardë paund për pajisje mbrojtëse
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Nga Dritan Hila
Kur jemi vetëm pak ditë larg fillimit zyrtar të garës për zgjedhjet parlamentare, palët politike ngjajnë më të barrikaduara se kurrë. Kreu i demokratëve Lulzim Basha ka deklaruar në mënyrë ultimative se nuk do të futet në zgjedhje me këtë qeveri. Pavarësisht deklaratave edhe nga faktorët ndërkombëtarë në Tiranë apo eprorët e tyre në kryeqytetet e perëndimit, ngjan se vendimi i tij është i palëkundur.
Në krahun tjetër, kreu i qeverisë Edi Rama i është përgjigjur në mënyrë ultimative se qeveria teknike dhe shtyrja e zgjedhjeve është e pamundur.
Ndërkohë faktori i tretë në skakierë, LSI-ja e Ilir Metës ngjan e vënë në presën e dy dinosaurëve. Në njerin krah është ligji i cili nuk i lejon mundësi manovrimi pas dekretimit të zgjedhjeve nga presidenti i republikës, por në krahun tjetër ka aq eksperiencë sa të jetë e vetëdijshme se zgjedhjet pa pjesëmarrjen e opozitës zyrtare janë vetëm fara e një konflikti të ri.
Por cila është mundësia e rrugëdaljes?
Ekspertët ligjorë thonë se në kushtet kur dita e zgjedhjeve po afrohet, bëhet e pamundur që të ndryshohen ligjet dhe kodet. Ndërkohë shtyrja e datës së zgjedhjeve është e pa mundur. E gjithë situata ngjan se do të precipitojë në një votim një ngjyrësh i cili do të prodhojë parlamentin që do të zotërohet totalisht nga e majta. Është një pamje më e rëndë se ajo e vitit 1996 kur Shqipëria kishte në bankat e parlamentit vetëm 10 deputetë të opozitës. Çfarë erdhi më pas të gjithë e dimë. Ishte viti 97 ku të gjithë rrëmbyen armët kundër të gjithëve dhe ndërhyrja e të huajve ishte rishtas e nevojshme dhe çështja shqiptare u mor në shqyrtim nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Ndërkohë njerëz të afërt me qeverinë kanë hedhur tezën se e gjithë protesta ka lidhje me vetingun, procesin që mendohet se do të godasë një pjesë të madhe të klasës politike.
Meqënëse reforma në drejtësi është kërkuar me ngulm nga faktori ndërkombëtar, argumentohet se ky faktor do t?i tolerojë zgjedhjet problematike, vetëm që të shkojë përpara reforma në drejtësi. Dhe pasi të bëhen proceset e saj, vendi kalon në zgjedhje të parakohëshme.
Kjo hyn tek hipotezat të cilat do të eksperimentohen për herë të parë në Shqipëri dhe të cilat mbartin rreziqe të mëdha. Askush pas kësaj nuk e di si do të sillet politikisht një maxhorancë që nuk kontrollohet nga askush. Askush nuk jep garanci se procesi që do të lindë nga një parlament i deformuar do të jetë i drejtë dhe i paanshëm. Dhe askush nuk garanton se produkti që do të dalë do të jetë i pranuar nga të gjithë.
25 vjet pas një sistemi demokratik klasa politike e shikon veten në shtratin e Prokustit, ku ligjet dhe sistemi që ajo ka krijuar, po e mbysin. Ndërkohe ngjan se askush nuk është i vetëdijshëm se vendi po rrëshqet drejt një konflikti i cili mund të jetë i rrezikshëm. Dhe pakkush mendon se sistemi që kemi zgjedhur është funksional vetëm nëse palët pranojnë njera-tjetrën dhe janë të dënuara të rrinë bashkë./dritare.net
Avokati i Popullit, z. Igli Totozani, në cilësinë e Kryetari...
Nuk kam ndonjë simpati, as respekt si politikan për deputeti...
Presidentja e Zvicrës, Doris Leuthard, mirëpriti sot kryemin...
Nëndetsja turke TCG I Inonu (S 360) po qëndron në Portin e D...
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë fshatin Halili të Krujës. ...
Policia ka sekuestruar 70 kilogramë drogë në një makinë, e c...
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ishte sot në Kamenicë të K...
Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Lushnje, Myslim M...
Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Lushnje, Myslim M...
Rreth 400 persona janë helmuar mbrëmë në fabriken për prodhi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka reaguar ...
Policia e Durrësit ka shoqëruar në polici vëllain e ministri...
Avokati i Popullit publikon, listën e kandidatëve që kanë p...
Për arsye të mos arsyes, Kontrolli i Lart i Shtetit më vuri ...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Luan Rama, foli për krizën...
Mesazhi politik i Lulzim Bashës, sot në ditën e 42-të protes...
Paraditen e 42-të, në Sheshin e Lirisë, kreu demokrat Lulzim...
Një 57 vjeçar ka rrëfyer historinë e dhimbshme të jetës së t...
Fotoja e parëështë shkrepur gjatë ceremonisë së dekorimit të...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...