Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Paraditen e 42-të, në Sheshin e Lirisë, kreu demokrat Lulzim Basha, pedagogë dhe qytetarë, bashkëbiseduan lidhur me sistemin arsimor universitar në vend. 70 pedagogë të degëve të ndryshme të Universitetit Publik u bashkuan për të çjerrë masken e premtimeve të pambajtura të Kryeministrit Rama.
Enriketa Papa, pedagoge në Fakultetin e Historisë, tha se ligji i arsimit të lartë është cungim i lirive, pavarësisë dhe fjalës së lirë të universiteteve. Papa tha se sidomos pedagogët dhe intelektualët nuk duhet t?i binden autoritarizmit. Orinda Malltezi beson se ligji i arsimit të lartë duhet zhbërë i gjithi pasi është ndërtuar duke mbrojtur jo interesat e studentëve dhe pedagogëve, por ato të klientëve të kryeministrit dhe minsitres se Arsimit Nikolla.
Çlirim Gjata argumentoi nga pikpamja e juristit se problem madhor është edhe mungesa e mbështjetjes ligjore. Kjo, sipas tij, shkakton frikë tek njerëzit të cilët nuk ndihen të lirë të shprehin mendimin e tyre sa kohe mund t?i rrezikojë vendin e punës. Duhet një status ligjor ku intelektualët të jenë të lirë, të mos shkarkohen njerëzit nga puna vetëm sepse kanë kundërshtuar dicka ? tha Gjata.
Në anën tjetër, pedagogët denoncuan farsën e rritjes së rrogave të premtuara nga Edi Rama. Zamira Sina deklaroi se kryeministri, jo vetëm nuk i rriti me 20% deri në 25% rrogat e pedagogëve, ashtu si edhe u kishte premtuar, por tani u ka ngritur ngarkesën. Duke përdorur një formulë të re në mënyrën se si paguhen pedagogët për orët e punës, Kryeministri i ka ulur pedagogëve normën e orëve të mësimit dhe koefiçentin që përllogariste shpërblimin për to. Sot ? tha Sina ? ne duhet të punojmë më shumë, që të marrim më pak.
Problem tjetër i shtruar nga pedagogët është edhe mungesa e financimit për kërkimin shkencor në Universitete. Ky shqetësim është ngritur edhe më parë nga studentë të Universiteteve Publike, po nga Sheshi i Lirisë, ku sot ngritën zërin pedagogët. Enriketa Papa tha se universitetet nuk kanë as kushtet minimale për kërkime shkencore. Zamira Sina theksoi se kërkimi shkencor në Shqipëri nuk paguhet duke treguar se mendja e shkencëtarëve për këtë qeveri ka vlerën zero. Mirela Tabaku tha se pedagogët shqiptarë, të cilët shkruajnë artikuj për revista prestigjoze që i kontaktojnë edhe nga jashtë, nuk kanë asnjë kusht apo shpërblim për ta bërë këtë në vendin e tyre.
Lulzim Basha i sapo kthyer nga Malta ku mori pjesë në kongresin e Partisë Popullore Europiane, i përcolli qytetarëve përshëndjetjet nga përtej kufijve.
?Ju sjell përshëndetjet dhe solidaritetin e Partisë Popullore Europiane dhe partive tona simotra, nga Kongresi i Mbajtur në Maltë. Ju sjell mbështetjen e liderëve e partive tona simotra në qeveri apo në opozitë, anembanë Bashkimit Europian dhe drejtuesve më të lartë të institucioneve të Bashkimit Europian?.
Për situatën ku Rama e ka sjellë Shqipërinë sot, Basha tha se zgjidhja është një dhe e vetme: zgjedhje të lira dhe të ndershme.
?Ne luftojmë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ky është një parim i madh. Ata luftojnë për të ruajtur pushtetin dhe pasuritë që kanë vënë përmes korrupsionit dhe drogës, dhe këto janë interesa të mëdha. Sepse edhe ne me zgjedhje të lira dhe të ndershme duam që paratë që vidhen ditë për ditë e nuk shkojnë për shëndetin, arsimin, pensionet, punësimin dhe rrogat e shqiptarëve, t?i vendosim pikërisht në funksion të një ekonomie që rritet dhe garanton punësim. T?i vendosim pikërisht për të rritur pensionet e shqiptarëve në mënyrë që në fund të katër viteve të para të Republikës së Re të mos ketë pension nën 250 mijë lekë për shqiptarët dhe shqiptaret?.
Paratë e taksapaguesve shqiptarë duhet t?i kthehen sërish atyre për të rritur mirëqënien dhe mundësitë e të rinjve për studim e për të rritur cilësinë e universiteteve publike. Lulzim Basha tha se kjo do të arrihet vetëm përmes shkëputjes së lidhjes së fortë të krimit me pushtetin. ?Pikërisht që paratë të mos shkojnë tek Çilat me shokë, por të shkojnë tek studentët shqiptarë, të cilët të mund të studiojnë pavarësisht prej mundësive të tyre ekonomike dhe të jenë pjesë e një shoqërie të zhvilluar dhe europiane?. /CityNews
Një 57 vjeçar ka rrëfyer historinë e dhimbshme të jetës së t...
Fotoja e parëështë shkrepur gjatë ceremonisë së dekorimit të...
Takimi i fundit mes përfaqësuesve të NATO-s dhe Rusisë nuk s...
Një fëmijë 12 vjeçar me inicialet O.M., është larguar sot n...
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), ka përshëndetu...
Dita-ditës po shtohen edhe më shumë rastet e sekuestrimit të...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përtej akuzave...
Gjykata Administrative e Faktit i jep të drejtën ligjore, ku...
Kohët e fundit është reflektuar një dalje më e shpeshtë për ...
2 fjale per LIBRA-n e Ben Blushit dhe Sfiden e Gjergj Bojaxh...
Pas deklaratës së nënkryetarit të LSI-së, Luan Rama, dhe min...
Në një dalje publike për mediat, Avokati i Popullit, Igli To...
Pas shigjetimit nga ish-kryeministrit Berisha ndaj Henri Çil...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër një ditë më ...
Administratori i UET dhe botuesi i “Mapo”, Henri Çili, përme...
Partitë politike vijojnë të mos zbatojnë ligjin për transpar...
Gazetari Artan Hoxha, ka zbuluar një fakt të panjohur në lid...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të pun...
Ndonëse u fut në burg pasi u kap duke vjedhur, një shtetas n...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...