web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga: Kastriot MYFTARAJ/Agron Tufa, i përkëdheluri i madh i PD, zbaton porosinë e Edi Ramës

31 Mars 2017, 18:30, Aktualitet CNA

Sapo u ngrit çadra e opozitës në bulevard, drejtori i dy qeverive Agron Tufa, ish-i përkëdheluri i madh i PD-së, hapi me porosi të Edi Ramës, për efekt zhurmues, debatin për filmat e kohës së komunizmit

Agron Tufa është një prej atyre që ia kanë parë të mirat pushtetit të PD-së. Për disa arsye misterioze, PD e ka konsideruar Agronin si një nga intelektualët më të mëdhenj në parti. Kur Qeveria ?Berisha? krijoi Institutin për Studimin e Krimeve të Komunizmit (institut shtetëror ky, jo OJF), në vitin 2010 Agron Tufa bëri çmos që të merrte drejtimin e tij.

Ndonëse Agron Tufa mbante edhe postin e kryetarit të Këshillit Drejtues të Radio-Televizionit Publik, si dhe ishte njëkohësisht edhe pedagog në Universitetin Publik, Fakulteti i Filologjisë, Departamenti i Letërsisë, ku jepte dhe jep ende lëndën e letërsisë së huaj të shekullit XX.

Njerëzit habiteshin sesi Agroni kërkonte edhe një post tjetër, kur në kohën që PD ishte në pushtet, Agroni kishte qenë dhe anëtar i shpeshtë i jurive shtetërore që japin çmime letrare. Kur nuk ka qenë vetë anëtar jurish kanë qenë miqtë e tij ne juri, dhe Agroni ne saje te tyre ka qenë fitues çmimesh me romanet e tij mediokre, me tituj si ?Tenxherja?.

Agron Tufa i kishte siguruar të gjitha këto poste si servile politik, duke qenë anëtar i forumeve të larta të Partisë Demokratike. Agroni ka diplomuar në Moskë, në Institutin ?Gorki? në vitet nëntëdhjetë, për gjuhë dhe letërsi.

Në kohën e regjimit komunist Agronit, i cili është i datëlindjes 1967 dhe e zuri viti 1990 23 vjeç, nuk iu dha e drejta e studimit universitare nga shteti komunist, për shkak se ishte familje e deklasuar, siç quhej pra iu përkiste atyre që quheshin ?klasa të përmbysura?, në kuptimin shoqëror. Agroni, i cili ka lindur në Suhodoll të Dibrës, ku ka jetuar deri në 1991, në këtë vit i nisi studimet universitare për gjuhë-letërsi. Këto studime i ndërpreu në vitin 1994, për të shkuar në Moskë, në Institutin ?Gorki?, për ku gjeti një bursë.

Ky ish-ideklasuar shqiptar paskëj qenë i dëshiruar për të shkuar në kryeqytetin e komunizmit botëror! Nejse! Me diplomën e tij ruse Agroni ka marrë gjithë këto poste. Rivalët e Agronit atëherë thanë se do të ishte një mesazh i gabuar që në postin e drejtorit të institutit të zgjidhej një njeri me diplomë të Moskës. Agroni tha se kjo ishte një vlerë e shtuar e tij për këtë post se ai duke e njohur mirë rusishten dhe Moskën do të punonte shumë me arkivat e Kominternit për Shqipërinë, dhe me ato që deklasifikoheshin në Rusi.

Dhe kështu Berisha u bind dhe Agroni u bë drejtor, post që e mban prej shtatë vjetësh. Puna e parë që bëri drejtor Agroni ishte të merrte në bordin e Institutit gruan e Mark Markut, Dhurata Shehrin, atëhere shefe e Departamentit të Letërsisë, në Universitetin Publik të Tiranës, ku Agroni jep mësim. Kështu Agroni i thoshte Dhuratës ?shefe? në Universitet dhe Dhurata i thoshte Agronit ?shef? në Institut. Por Dhurata ka dhe merita të tjera se zbuloi vlera të mëdha të romanit ?Tenxherja? të Agronit, të cilat këtij as që i kishin shkuar ndërmend.

Me postet që mori Agroni supozohej të kishte shumë punë, si në Këshillin Drejtues të Radio Televizionit, ashtu dhe në Institutin e Studimit të Krimeve të Komunizmit, apo edhe në Fakultetin e Filologjisë. Në fakt Agroni nuk bën asnjërën prej këtyre punëve. Ai thjesht mer të ardhurat financiare prej tyre. Në fakultet nuk ka bërë as një libër leksionesh për studentët. Instituti i Studimit të Krimeve të Komunizmit nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka shpërndarë disa para për të botuar disa libra me kujtime dhe ndonjë libër me dokumente që ishin mbledhur që më parë.

Asgjë nuk bëri Agroni për publikimin e arkivave të Kominternit apo të atyre sovjetike për Shqipërinë, që ishte premtimi i tij i veçantë. Në të vërtetë Agroni merret me dy punë: Ai shkruan letërsi mediokre (romane e poezi) dhe artikuj politikë në shtyp.

Para zgjedhjeve të 23 qershorit Agroni ishte krejt i bindur se PD-ja do të fitonte. Në 20 qershor 2013, tre ditë para zgjedhjeve, Agroni botoi në gazetën ?Panorama? një shkrim me titull ?A është e përgatitur PS për humbjen??. Pasi Agroni shpjegonte në këtë shkrim arsyet se përse PD do të fitonte zgjedhjet, ai shprehte shqetësimin se mos Edi Rama dhe opozita e kohës nuk do të pranonin humbjen në zgjedhjeqë atij i dukej e sigurt.

Nëntë ditë më pas, kur ishte bërë e qartë se PD i kishte humbur zgjedhjet, Agroni bëri një shkrim krejt të kundërt me titull ?Ku është gabuar?, ku shpjegonte se përse PD i humbi zgjedhjet. Dhe gabimet e Berishës sipas Agronit qenë, së pari aleanca me Ilir Metën, të cilën ai e quante një aleancë të panatyrshme mes së djathtës dhe së majtës. Agroni nuk kishte folur në 2009 kur u bë kjo aleancë, kundër saj, se nëse nuk bëhej kjo aleancë, PD nuk do të rrinte edhe katër vite në pushtet, dhe Agroni nuk do të mbante postet e tij.

Kur PD humbi, Agroni ia quajti Berishës gabim këtë aleancë. Gabimi i dytë i Berishës, sipas Agronit ishte se nuk lejoi debatin në forumet e PD-së? Agroni, i cili ka qenë dhe ende është anëtar i forumeve të larta të PD-së dhe jo ndonjë analist jashtë kësaj partie, kishte detyrimin që të na shpjegonte se si ai vetë u pengua të shprehte mendimet e tij në forumet e PD-së.

Ja, bie fjala Agroni kishte pasur mendimin e lirë dhe të pavarur se një njeri që mban dy detyra të tjera, atë të Kryetarit të Këshillit Drejtues të Radio-Televizionit dhe të pedagogut të rregullt në një universitet public, duhet të marrë dhe detyrën e drejtorit të një institute shtetëror. Ata që mendonin ndryshe nuk patën mundësi që ta shprehnin mendimin para Berishës. Agroni pati mundësi. Berisha dëgjoi vetëm mendimin e Agronit, dhe ky mendim iu duk bindës. A mund të thotë Agroni se ndalohej shprehja e mendimeve të lira në PD?

Agroni thotë në këtë shkrim se sipas bindjes të tij më të thellë, gabimi i tretë i Berishës ishte se katapultoi në pushtet figura me prejardhje nga ish-nomenklatura e kuqe. Por akoma dhe më i çuditshëm është veprimi që bëri Berisha me një njeri si Agroni, në rastin e të cilit katapultoi në pushtet një person me prejardhje nga shtresa e ish-të persekuturarve, por me diplomë të Moskës. Se koha e tregoi që kjo zgjedhje për shkollim e Agronit nuk ishte rastësi.

Gabimi i katërt i Berishës, sipas Agronit, ishte se ricikloi figura të konsumuara të së djathtës. Bukur, por përse nuk e tha ndonjëherë Agroni këtë gjë në forumet e PD-së. Merret vesh, Agroni donte më shumë postet se mendimin e lirë. Gabimi i pestë i Berishës, sipas Agronit, ishte se vuri në krye të qarqeve, figura pa lidhje me këto qarqe. Edhe për këtë kritikë vlen ajo që kam thënë për paraardhësen. Si një gabim të madh ia ze Agroni Berishës sjelljen me shtresën e ish-të persekutuarëve. Por Agroni harron se një nga gabimet e mëdha të Berishës ndaj kësaj shtrese është emërimi i Agronit në postin e drejtorit të Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit.

Humbja e PD-së në zgjedhje, nuk qe ndonjë katastrofë për Agronin. Ai është ndër drejtorët e paktë të emëruar nga PD, të cilin Edi Rama nuk e largoi nga posti që mbante. Kur Edi Ramës iu ankuan për këtë gjë, në janar 2014, disa muaj pas ardhjes së PS-së në pushtet, ata që ia lakmonin postin Agronit, Rama u përgjigj se ai nuk mund të largonte një njeri që spikat çdo ditë si intelektual, pavarësisht se kush ishte kryeministër.

Edi Rama nuk e shpjegoi sesi kishte spikatur Agroni, por ndoshta Rama e kishte fjalën për një shkrim shumë të çuditshëm, që Agroni kishte botuar në 10 janar 2014 në gazetën ?Panorama?, me titull ?Projekt eurovarreze për Shqipërinë?. Në këtë shkrim, që është i konceptuar si një tregim humoristic (letërsi pra) Agroni thotë se e ndali në rrugë një banor i lagjes së tij, dhe i tha se do t? i jepte një ide se çfarë mund të bënte Europa për Shqipërinë.

Meqënëse Europa na qenka ngushtë për varreza, atëherë Europa mund ta bënte Shqipërinë një varrezë, ku Anglisë t? i jepej Shkodra, Italisë Lezha, Austrisë Puka, Gjermanisë Dibra, Francës Mati, Spanjës, Kukësi e Tropoja. Belgjikës Luksemburgut e Hollandës t? i jepej Kurbini e Kruja, Zvicrës Durrësin, Suedisë, Norvegjisë, Finlandës e Danimarkës, Tiranën e Durrësin. Shqipëria e Jugut të bëhet varrezë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Personit i cili ia ka dhënë këtë ide Agroni i ve një emër katoliku (Pjetër).

Agroni që vjen nga një familje praktikantësh të fesë islame, dhe që vetë është praktikant, por e fsheh këtë gjë se i duhet të duket intelektual laik, me këtë shpreh urrejtjen për katolikët dhe hedh helm ndaj tyre. Katolikët e duan Shqipërinë varrezë! ?Interesante, por me shqiptarët si t? ia bëjmë??, i thotë Agroni. Në shkrim, Pjetri i flet Agronit me emër: Agron! Pra ky është personazh real.

?Pjetri? (vetë Agroni) e ka gati zgjidhjen: Shqiptarët le të dërgohen në Bashkimin Europian dhe Amerikë, si shpërblim që e dhanë vendin e tyre për varrezë globale. Është interesant reagimi i Agronit ndaj idesë. Shkrimi përfundon kështu:?A je i zoti me e përpushë idenë time gazetave e televizorave, se mua s? ma var kush torbën? (I thotë ?Pjetri?)

-Ta provojmë njëherë,-i thashë- ku i dihet??

Kështu, njeriu i cili u emërua nga shteti shqiptar në një detyrë të lartë për të zbuluar ?varrezën? që bëri komunizmi në Shqipëri, tani rri në zyrën e tij në një ndërtesë luksoze në qendër të Tiranës, dhe mendon e shkruan se si të bëhet Shqipëria varrezë globale dhe të gjithë shqiptarët të largohen nga atdheu i tyre. Këto mendime Agron Tufës i vinë nga diploma e tij moskovite.

Lind pyetja: Ku e gjen guximin Agroni, si drejtor dua të them, për ta bërë një shkrim të tillë kur vetëm për shkrimin e datës 10 janar 2014 duhet ta kishte shkarkuar Kryeministri Rama Agron Tufën, dhe askush nuk mund të thoshte një fjalë për ta mbrojtur Agronin. Një njeri që mban poste publike shtetërore ka disa detyrime dhe nuk mund t? i lejojë vetes lirinë të shkruajë gjëra të tilla. Nëse do që të shkruajë kështu le të japë dorëheqjen nga postet publike, si drejtor dhe pedagog dhe të bëhet si Fatos Lubonja që flet kundër Skënderbeut dhe Nënë Terezës, pa pasur asnjë post publik.

Këtyre njerëzve që i ushqeu si gjarprin në gji, PD-ja po ua shijon tani helmin. Me të vendosur PD-ja çadrën në bulevard, Agron Tufa, me porosi të Edi Ramës, provokoi debatin për ndalimin e filmave të kohës së komunizmit. Ku e gjeti kurajën që ta bënte këtë gjë Agron Tufa, i cili e shikon se këta filma tani transmetohen nga kanalet e televizionit publik shqiptar?

Pse e thotë tani këtë gjë Agron Tufa dhe nuk e tha kur ishte PD-ja në pushtet dhe ai ishte drejtor i Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit, si sot? Merret vesh, Agron Tufa ka marrë si mision të krijojë një tymnajë për të mbuluar çadrën e opozitës dhe për të zhurmuar debatin që ka hapur ajo.

Nëse në çadër nuk bëhet edhe debate për fenomenin ?Tufa?, atëherë ata që hyjnë e dalin në çadër janë thjesht idiotë me përpjekjet e të cilëve do të përfitojnë të tjerë ?Agron Tufa?.

 





Lajmet e fundit nga