web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali në Fiks Fare/Inspektori shet 200 euro procesverbalin fallco

30 Mars 2017, 18:51, Aktualitet CNA

Skandali/Inspektori përpilon dhe shet procesverbalin fallco brenda komisariatit
Inspektori i komisaritit nr 1 të Tiranës bën Pazar, 200 euro procesverbai i konfliktit për azil

Skema e blerjes së vërtetimit për azil, në Komisariatin Nr 1 të Kryeqytetit u finalizua mbrëmjen e së enjtes në emisionin investigativ Fiks Fare. Inspektori i Policisë, Lekë Marku e shiti këtë vërtetim 200 euro brenda ambjenteve të institucionit shtetëror.
Siç u lajmërua edhe një ditë më parë, Fiks Fare finalizoi sot skandalin e madh të një inspektori të policisë, ku brenda në komisariat kërkon dhe merr rryshfetin. Inspektori i Komisariatit nr 1 në kryeqytet, Lekë Marku, shiti 200 euro një procesverbal për të favorizuar blerësin në lehtësimin e marrjes së azilit në vendet e BE-së. fiks 1
Inspektori i policisë Marku, në bisedimet me denoncuesin shfaqej i shqetësuar dhe shpesh herë dyshues. Në takimin e dytë që zhvilloi me qytetarin që bëri denoncimin në Fiks fare, ai i kërkoi qytetarit t?i jepte pasaportën që t?i merrte të dhënat.
Për të lëshuar procesverbalin, duhet edhe një ngjarje, që do t?i shërbente më pas qytetarit për të përfituar azilin. Vetë inspektori i policisë, e krijon vetë fabulën e konfliktit që do të përdorin në dokument.
Punonjësi i poicisë i sugjeron qytetarit që të shënojë në procesverbal , një aksident që i ka ndodhur denoncuesit disa vite më , një aksident që ka bërë në Shkodër, për të cilin në realitet nuk e kërcënon askush.
Gjatë bisedës qytetari i përsërit disa herë policit, se atë realisht nuk e kërcënon personi që ka aksidentuar, por polici i thotë se kur vendi ku do të kërkojë azil, do të bëjë verifikimin në komisariat, ai do t?ia konfirmojë ngjarjen
fiks 2Pas këtij takimi inspektori i policisë i thotë se do e telefonojë vetë ai qytetarin se kur do të paraqitet në komisariat për të marrë vërtetimin e firmosur prej tij.
Takimi i rradhës u bë në një bar kafe afër komisariatit, ku edhe njëherë inspektori i thotë djalit se do ta bëjmë vërtetimin sikur të kërcënojnë ato të aksidentit në Shkodër. “Do e bëjmë sikur do të presin , do të zhdukin, do të vrasin” i thotë inspektori i policisë, Lek Marku qytetarit. Menjëherë pas kafes qytetari dhe inspektori hyjnë në ambientet e brendshme të komisariatit nr 1 ku bëhet përpilimi dhe shitja e dokumentit.
” Kohët e fundit në Shkozë ku unë banoj, ka rreth një javë që dy persona më vijnë vërdallë duke më ndjekur ngado që shkoj dhe jam shumë i shqetësuar për këtë. Kjo është arsyeja që ti, ti ikën andej (jashtë shtetit) edhe… Unë kërkoj nga ana ime, që të më sigurojnë familjen dhe mua” shkruan inspektori në kompjuterin e tij në ambjentet e komisariatit nr 1 të Tiranës.fiks 3
Z. Marku pasi shkruan vetë të gjithë historinë i kërkon djalit të shkruajë emër, mbiemër dhe të firmosë. “Mos e dorëzo dokumentin atje pa ta kërkuar, se pastaj thonë paska ardhur i përgatitur. Historinë duhet ta kesh të qartë e ta mësosh mirë, se mund të provokojnë andej? instrukton inspektori qytetarin. Pasi e firmos edhe vetë dokumentin kërkon pagesën.
Pikërisht në zyrën e shtetit, në një komisariat policie, biseda e fundit ishte për shifrën që qytetari duhet të paguante. Inspektori i kërkon 200 euro dhe që nuk mund të negociohej për çmimin, aq sa i kishte marrë edhe xhaxhait të qytetarit një vit më parë. Ky i fundit i kërkon që shumën e 200 eurove inspektori t?ia konvertojë në lekë. Inspektori para tavolinës së tij të punës i merr lekët nga dora qytetarit dhe fillon e numëron 24 mijë lëkë të reja. “Bjeri 1,2,3,4,5,6,7,8,9,10. 200, 220, 240 ” numëron lekët Leka.
fiks 4Takimi i qytetarit me inspektorin
Inspektori i policisë : Si thua ti ta bëjmë atë letrën?
Qytetari : Ta bëjmë sikur kam bërë atë aksidentin në Shkodër.
Inspektori i policisë: Të kanë kërcënuar ata?
Qytetari: Jo nuk më kanë kërcënuar se kam bërë burg, e kam kryer dënimin tim dhe nuk kanë çfarë më kërcënojnë ato por të gjejmë një justifikim. Kam bërë burgun nuk kam më probleme me to, kam bërë burgun.
Inspektori i policisë: Se mos më bën ndonjë provë mua, se e nuk kemi burrëri me njëri tjetrin.
Qytetari: Po ça burrni o burrë, unë të kam kap ty se ne e kemi bërë edhe njëherë tjetër, prandaj të kam kap ty.
Inspektori i policisë: Unë nuk kam besim në ty
Qytetari: Po prandaj i kam thënë babit me të taku ty se e kam dit se nuk ke besim në mua. .
Inspektori i policisë: Se mos më bën noj material?
Qytetari: po jo more burrë kam hall me ba letrat e me ik në punën time.
Inspektori i policisë: Kur të dalësh atje mos e jep letrën direkt thuaj kam probleme , se do të vijnë e të kërkojnë se çfarë letre ke ti dhe pastaj jepe letrën.
Qytetari: E di se ma kanë shpjeguar ato pak a shumë (xhaxhai).
Inspektori i policisë: Unë të hedhi në letër emër mbniemër firmë dhe e verifikojnë vetë ato,
Qytetari: Po ka nevoj për ndonjë vulë ndonjë gjë?
Inspektori i policisë: Jo nuk ka nevojë për vulë, vetëm për këtë.
Qytetari: Sa bën? Apo sa hera e parë?
Inspektori i policisë:Sa hera e parë. Mos me e diskutu fare fare me askënd.
Qytetari: Jo jo ska problem
Inspektori i policisë: Ashtu. Mi jep pak të dhënat se më duhet ti rregjistroj këtu. Më duhet me i shënu aty. (merr pasaporten dhe shikon të dhënat) do të bëj telefon.fiksi 5

Telefonatë para komisariatit
Inspektori i policisë: Hë ku je?
Qytetari: O shefi këtu tek 1-shi jam.
Inspektori i policisë: Futu me një kafe aty, është një lloto aty afër punës time se erdha.

Denoncuesi dhe inspektori ulen në lokal
Qytetari: Tash sa u ula, sa kam pirë gotën e parë.
Inspektori i policisë: Si kalove? A u lodhe?
Qytetari: Mirë o burrë.
Inspektori i policisë: Ma bjer një birrë mua. Për zotin vërtet skam dash të mbaroj punë, se nuk e di mu krijua një ankth a një ashtu, nuk kisha qef , po thashë hajt më… kur ka ndodh ajo përplasja që je përplas me motorr.
Qytetari: Me datë nuk e di, nuk e mbaj mend
Inspektori i policisë:Afërsisht
Qytetari: Nuk e di në botë.
Inspektori i policisë: Tashi ato të bëjnë presion, andej ?këtej. A është ky muhabeti?
Qytetari: Ato nuk më kanë bërë presion o burrë mua.
Inspektori i policisë: A është ky muhabeti që do bësh ti? (dokumenti)
Qytetari: Po pra sikur më bëjnë presion.
Inspektori i policisë: sikur të kanë bërë presion, ti nuk i njeh.
Qytetari: Jo
Inspektori i policisë: Sikur do të presin, do të zhdukin, do të vrasin.

fiks 6Shkojnë në komisarit
Inspektori i policisë: Kohët e fundit, kohët e fundit. Kohët e fundit në Shkozë ku unë banoj, ka rreth një javë që dy persona më vijnë vërdallë duke më ndjekur ngado që shkoj dhe jam shumë i shqetësuar për këtë. Kjo është arsyeja që ti, ti ikën andej (jashtë shtetit) edhe…
Qytetari: Po
Inspektori i policisë: Unë kërkoj nga ana ime, që të më sigurojnë familjen dhe mua. Ti mbaje këtë (dokumentin), dhe kur ta kërkojnë, ose lidhu me atë kushuririn që ke atje. Se kur e jep thonë qenka i pergatitur. Emër, mbiemër, firmë këtu (në dokument)
Qytetari: A 200? A 200 euro apo 200 mijë lekë (të vjetra)?
Inspektori i policisë: Euro.
Qytetari: Euro?
Inspektori i policisë: Po
Qytetari: 200 euro sa lekë bëjnë?
Inspektori i policisë: Bjeri, 1, 2, 3,4, 5, 6,7,8,9,10. 200 , 210, 220, 240./CityNews





Lajmet e fundit nga