VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Kreu i lëvizjes ZGJIDHJA në PS, Koço Kokëdhima, reagon ndaj strategjisë së shpallur nga qeveria për të luftuar kultivimin e kanabisit. Në një reagim në Facebook, Kokëdhima thotë se zvogëlimi i prodhimit ilegal të kanabisit nuk do të ndodhë nga lufta e qeverisë, por nga fakti se ka shumë stoqe nga prodhimi i vjetshëm i hashashit dhe se prodhimi i ri vetëm sa do të rrezikonte stokun aktual.
Ai këmbënguli te spastrimi i zinxhirit drejtues të Policisë së Shtetit, duke larguar të gjithë ata drejtues që u implikuan vjet në kultivimin e kanabisit nga mafia.
Ish-deputeti i PS-së që propozoi që në nëntorin 2014 në kuvend legalizmin e kanabisit farmaceutik dhe kthimin e ekonomisë së kanabisit në një ekonomi kombëtare të kontrolluar nga shteti, mori si shembull vendimin e qeverisë liberale të Kanadasë qe do të legalizojë kanabisin farmaceutik dhe rekreativ prej korrikut 2018 duke theksuar se kjo duhej marrë si shembull nga qeveria shqiptare.
Ja reagimi i plotë:
Qeveria prezantoi strategjinë 3-vjeçare ?…kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit 2017-2020? me masat, sipas saj, për parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në vend, pë koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta ndërinstitucionale për identifikimin, zbulimin dhe shkatërrimin e grupeve dhe rrjeteve kriminale që janë aktive. Nëse në vitin 2017 do të zvogëlohet shumë prodhimi ilegal i kanabisit, kjo nuk do ndodhë për shkak të luftës së qeverisë, por për interes të ekonomisë kriminale të marijuanës. Zyrtarët e shtetit dhe mafia, kanë stoqe shumë të mëdha hashashi të pashitur. Duan edhe dy vite të tjera që ta eksportojnë. Prodhimi i ri i madh vetëm do të rrezikonte këtë stok që trafikohet çdo ditë në Europë dhe poseduesit e tij. Veprimi publik më dekurajues dhe realisht efektiv për të çrrënjosur lidhjet krim-shtet do të ishte spastrimi i radhëve të Policisë së Shtetit nga zyrtarët që janë lidhur me trafikantët dhe që u krijuan atyre, në 61 bashkitë e vendit, mundësitë që të punonin të qetë, kundrejt përfitimit të 20-30 për qind të sasisë ose vlerës së kanabisit të prodhuar. Tani qeveria jonë ka një ministër të ri të brendshëm, por po ashtu, në Policinë e Shtetit, ka në postet kyç të gjithë tutorët dhe bashkëpunëtorët e mafies së kanabisit. Pa larguar këtë strukturë mafioze nga qeverisja, strategjia e re do jetë mo ta mo si ajo e vitit 2016.
Viti i shkuar ishte i begatë për mafien. Zyrtarisht u tha se gjatë vitit 2016 u sekuestruan 30 tonë kanabis, u asgjësuan rreth 2.5 milionë rrënjë bimë narkotike. Përditë po kapen trafikantë që tentojnë të nisin drejt Italisë, apo Greqisë tonelata të tëra kanabis, edhe pse kryeministri na garantoi se qeveria asgjësoi mbi 98 për qind të sipërfaqes së mbjellë. Sot flitet për bashkëpunim ndërinstitucional, por askush nuk e pengonte qeverinë një vit më parë që të përdorte burimet njerëzore dhe inteligjente të agjencive ligjzbatuese, ndërkohë që Policia e Shtetit u bë tagrambledhësja e këtij biznesi kriminal.
Qeveria, pas shkatërrimit të Lazaratit, gati 3 vite më parë, ende nuk ka një strategji se si të ringjallë bujqësinë, si t?i ndihmojë fermerët që ata të mos kërkojnë mbijetesën duke punuar si argatë te plantacionet e kanabisit për 2-3 mijë lekë në ditë.
Në nëntor 2014, kërkova që bujqësia të subvencionohet me të paktën 150 milionë dollarë në vit. Qeveria ka ndarë vetëm ?thërrime? buxhetore për këtë sektor jetik të ekonomisë sonë kombëtare. Kryeministri ynë ka thënë se është e parakohshme ideja ime për të ngritur ekonominë kombëtare të kanabisit, si monopol shtetëror, që do të sjellë të ardhura të mëdha për buxhetin dhe për fermerët e licensuar. Ajo, vit pas viti, ka injoruar tendencën botërore për ta kthyer këtë bimë magjike në fitimprurëse dhe për t?ia hequr mafies nga duart. Ndërkohë që qeveria jonë përgatiste këtë strategji që nuk ndryshon aspak nga ajo e viteve 2012-2016 që kishte Berisha, si protektor politik i Lazaratit, një vend gjigand me ekonomi super të zhvilluar si Kanadaja, vensdosi këto ditë që t?i bashkohet hartës botërore të legalizimit të kanabisit farmaceutik dhe atij rekreativ, ku bëjnë pjesë dhjetra vende, duke përfshirë edhe të rajonit tonë. Nën shembullin e SHBA-ve, qeveria liberale e Kanadasë do ta bëjë legal kanabisin farmaceutik dhe atë rekreativ prej korrikut 2018. Burrat dhe gratë me mend të qeverisë kanadeze hartuan një dokument 106 faqësh dhjetorin e shkuar për legalizimin e marijuanës për ta kthyer edhe atë në ekonomi kombëtare dhe në dobi të qytetarëve./CityNews
Të nderuar deputetë, do detyrohem të lexoj titullin e draftl...
Përsëri kapet sasi masive droge në Ankona e ardhur me traget...
Komisioni i Senatit amerikan për çështjet e zbulimit u përqe...
Nëse jeni një nga njerëzit të cilët vuajnë nga ënjtjet në kë...
Portokallet e kuq super antioksidantëEkzistojnë disa lloj us...
Avokati Altin Goxhaj ka reaguar pas sulmeve që ish-kryeminis...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vijon të jetë ...
Marrëveshja e Londrës e vitit 1953 për borxhin e Gjermanisë ...
Kryeministri Edi Rama ka parashtruar edhe sot pyetjen “Kush ...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi është përplasur sot në Kuvend me ...
Publicisti Besnik Mustafaj foli sot për marrëdhënien mes dy ...
Një tjetër zë i LSI-së ka sulmuar sot ish-ministrin e Brends...
Rreth 150 trilionë dollarë ar gjenden në shtratin e detit.Sh...
Kosi është i përbërë nga shumë vitamina dhe minerale që ushq...
Policia e Vlorës arrestoi sot një 30-vjeçar të shpallur në k...
Sot, Eduart Ndocaj, Kryetari i PBDKSH, ka mbajtur fjalimin e...
Mazhoranca miratoi sot 7 projektligjet e Reformës në Drejtës...
Fjala e deputetit Ndocaj e mbajtur sot ne foltoren e Parlame...
Ata janë të dhunshëm, të pamëshirshëm, kanë shkaktuar me vep...
Ditën e Hëne filiali Europian i Google u detyrua të kërkonte...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...