web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha i përgjigjet Ramës/Mashtrues, lexo Kushtetutën!

30 Mars 2017, 20:19, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili tha se PD nuk e votoi rezolutën e Partive Popullore Europiane.

Në rrjetet sociale, Basha e quan mashtrues Edi Ramën duke i sugjeruar që të lexojë Kushtetutën dhe pas të bëjë deklarata të nxituara apo politike. Në këtë rast, Basha i referohet deklaratës së kryeministrit që pohoi se kandidati për President mund të jetë edhe nga diaspora.

Kushtetuta e ndalon përzgjedhjen e një kandidati për President që nuk ka jetuar rezident në Shqipëri për të paktën 10 vjet.

?#EdMashtrusi lexo njehere Kushtetuten e Shqiperise pastaj ti kendojme Rezolutat e Partise Popullore Europiane…?, shkruan Lulzim Basha në Facebook./CityNews





Lajmet e fundit nga