Zgjedhja e strukturave drejtuese të PD-së/ Nis numërimi i votave në selinë blu
Ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e str...
Ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e str...
A do ketë një marrëveshje mes opozitës dhe mazhorancës që t?i hapë rrugë zgjedhjeve dhe rikthimit të normalitetit në vend? A kanë nisur tentativa për t?i afruar palët në qëndrime të ngjashme, në një moment kur të dyja janë barrikaduar në pozicione që ngjajnë shumë larg? Këto janë pyetjet bazë që qarkullojnë jo vetëm në ambientet politike, por edhe gjithë shoqërinë shqiptare në një moment kur Zgjedhjet nuk janë larg, por për fat të keq, zgjidhja nuk duket askund. Së paku kështu duket këtë moment, kur Opozita këmbëngul vetëm për Qeveri teknike dhe nuk pranon asnjë lëshim tjetër përtej saj, ndërsa Mazhoranca nuk e njeh fare krizën, nuk do ta pranojë protestën dhe deklaron se asnjë lëshim nuk do të ketë ndaj kërkesave të saj.
Po a ka tentativa për marrëveshje mes palëve dhe cila mund të ishte zgjidhja? Deri tani, në ambientet diplomatike të Tiranës po flitet për një marrëveshje hipotetike, sipas së cilës, në këmbim të një Presidenti të propozuar prej saj, opozita do tërhiqet nga protesta dhe do vijojë angazhimin e saj në zgjedhje. Nuk ka asnjë dyshim që lajmi nuk duket serioz dhe as i konsiderueshëm. Kreu i PD Basha e ka përgënjeshtruar atë publikisht, por sot i pyetur në mënyrë më konkrete nga Opinion.al ai ka deklaruar se jo vetëm nuk ka një negocim dhe një kërkesë të tillë, por kjo është krejt e papranueshme për PD. Sipas tij, PD ka një objektiv publik që është qeveria teknike dhe ajo do të negociojë vetëm për të.
Por përtej përgënjeshtrimit për një negociatë PS ? PD, a mund të shërbejë kjo situatë problematike për një marrëveshje më të madhe se sa thjeshtë garantimi i zgjedhjeve të Qershorit? Pra e mund të shërbejë kjo për të hedhur bazat e një sjellje dhe administrimi politik më afatgjatë dhe më garant për prosperitetin e vendit.
Disa politikanë me peshë në vend kanë hedhur vitet e fundit idenë e rishkrimit të rregullave të lojës politike dhe një marëveshje më të thellë. Veç Bashës që po flet për një Republikë të re, edhe Ben Blushi ka propozuar, më herët ndryshime thelbësore. Dashamir Shehi ka qenë i pari që ka folur për një seri ndryshimesh kushtetuese që do të përshtateshin më mirë me fazën e re politike ku po hyn vendi. Vetë Meta ka lënë të kuptohet që marrëveshjet politike mes paleve dhe konsensusi duhet të jenë baza e funksionimit të politikës sot.
Po sa e thellë mund të jetë një marrëveshje e tillë dhe çfarë mund të prekë ajo? Këtë padyshim që do ta vendosin palët pas negocimeve mes tyre dhe do të thoja pas një debati të gjerë publik. Disa prej ideve janë artikuluar, por disa mund edhe të renditen sërish.
E para, duhet rishikuar sistemi elektoral. Koalicionet parazgjedhore nuk duhet të funksionojnë. Partitë duhet të hyjnë secila në zgjedhje me mundësitë dhe kandidatët e tyre, duke përfituar një korrigjim në nivel kombëtar për të qenë një llogaritje më e drejtë e votave të tyre. Kështu secili merr aq deputetë sa meriton dhe jo një forcë çon në parlament një deputet me 4000 vota sepse është në koalicion me PS apo PD, ndërsa një tjetër që ka po aq vota në rang vendi duhet të ketë 13000 vota për të siguruar një deputet. Koalicionet le të jenë qeverisëse dhe të ndërtohen pas zgjedhjeve në bazë të rezultateve të secilës parti.
E dyta numri i deputetëve të Parlamentit mund dhe duhet të reduktohet ndjeshëm. Nga 140 që janë sot, besoj se mjaftueshëm është edhe me 90 ? 100 deputetë. Kështu që të zgjidhesh deputet kërkohen më shumë vota dhe personat që tentojnë të hyjnë në parlament përmes vjedhjes së votave do ta kenë më të vështirë.
Po ashtu cilësia e parlamentit rritet dhe eleminohet fenomeni i shitblerjes së deputetëve që zakonisht ndodh tek ata që s?kanë staturë të vërtetë politike.
E treta, mund të shihet mundësia e zgjedhjes së presidentit nga populli, duke i dhënë atij as më shumë dhe as më pak kompetencat që ka Presidenti në Maqedoni. Pra pa prekur thelbin e Republikës Parlamentare.
E katërta mund të shihen dhe të formëzohen marrëveshje madhore për vendin. Ajo e drejtësisë; ajo e dekriminalizimit të plotë e të thellë; ajo e angazhimit të opozitës për të mos bllokuar asnjë nga ligjet dhe reformat standart që duhen për integrimin e vendit dhe angazhimin e mazhorancës për të mos përdorur politikisht dhe në fushatë asnjë arritje që vjen nga integrimi. Integrimi duhet të konsiderohet arritje e përbashkët e të gjithë shqiptarëve.
Duhet parë mundësia që investimet e mëdha dhe serioze të aprovohen nga të dyja palët, pra të ketë një dakordësi paraprake që do të reduktojë hezitimin dhe frikën e investitorëve. Investimet janë vazhdimësi. Berisha trashëgoi investime të firmosura nga Nano; Rama nga Berisha. Po kështu do ndodhë me Bashën që do trashëgojë firmat e Ramës dhe me atë tjertin më pas që do trashëgojë arritjet e Bashës.
E pesta mund të shihet ideja e senatit për të shmangur krizat që prodhon dhoma e ulët e parlamentit dhe për të krijuar një autoritet moral më të lartë.
Ka shumë gjëra që mund të shihen dhe ky është momenti më i mirë për ta bërë këtë. Shqipëria ka nevojë për stabilitet dhe garanci dhe jo për përplasje. Falë konfliktit kemi mbetur të fundit në Europë dhe jashtë një dere ku duhej të kishim hyrë së paku 10 vjet të shkuara. Tani është momenti të mos vonohemi më!/Opinion.al
Një automjet është përfshirë nga flakët në afërsi të mbikali...
Pas Gramoz Ruçit, një tjetër zë i Partisë Socialiste ka dalë...
Kundërshtarët politikë disponojnë pajisje përgjimi të cilat ...
“Paniku i Kuq”. Si u përndoqën për shkak të bindjeve të majt...
Nga Albert AjnshtainShkolla më la në baltë, dhe unë e lashtë...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe drejtuesi i lëvizjes “...
“PBDKSH” ka propozuar disa masa për eliminimin e korrupsioni...
Sot është nënshkruar partneriteti strategjik Shqipëri-Francë...
Vjen nga Karaibet dhe gjendet në shitore të ndryshme, si e f...
Gjergj Bojaxhi thotë se shoqëria shqiptare ka nevojë për zër...
Ish-kandidatja e mazhornces per Bashkine e Shkodres, sociali...
Bardhësia e dhëmbëve është një element që na shqetëson së tr...
Një kamion i ka marë jetën tre fëmijëve në rrugët e Kinës. D...
Një shqiptar i cili akuzohej për trafik droge është ekstradu...
Tre ditë më parë nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integ...
Nëse keni ethe, do të thotë se trupi juaj është duke i luftu...
Në kuadër të Reformës së Shërbimeve Shoqërore dhe të De-Inst...
Ministria e Financave ka pranuar një propozim të deputetëve ...
Pas alarmit të dhënë muaj më parë mbi largimin e call center...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...