Operacion antidrogë në Malësinë e Krujës, Krujë dhe Thumanë
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
?PBDKSH? ka propozuar disa masa për eliminimin e korrupsionit. Përmes një analize të detajuar se çfarë është korrupsioni dhe ku i ka shtrirë kapilarët, ky fenomen mund të parandalohet përmes një mekanizmi.
“Korrupsioni tashmë është një kancer i vërtetë që nuk kursen asnjë vend. Çfarë do të thotë në terminologji korrupsion? Kjo fjalë ka origjinë latine (corrompere) që do të thotë: Njollosje të integritetit moral. Janë zakonisht të korruptuara ato praktika që janë në kundërshtim me moralin.
Ndërsa në administratën publike korrupsioni ka kuptimin thyerje të etikës profesionalë të zyrtarëve publik. Vlerat etike ndryshojnë nga një vend në një vend tjetër, nga një shoqëri në një shoqëri tjetër e për këtë arsye korrupsioni ka vlera të ndryshme për kombe e shoqëri të ndryshme.
Korrupsioni është një fenomen shumë i përhapur, por kjo nuk justifikon ekzistencën e tij dhe mungesën e vullnetit për ta luftuar. Megjithatë, sipas studimeve të bëra, forca vepruese e korrupsionit është më e fortë në ato vende ku sistemi legjislativ dhe gjyqësor janë të dobët dhe nuk vëzhgohet me vëmendjen e duhur rregullat e Shtetit të së Drejtës.
Korrupsioni ka sukses në ato vende ku klientelizmi është bërë një normë ?normale? dhe ku shoqëritë kanë një varësi të madhe nga politika e si përshtatje për mbijetesë pranojnë rregullat e pashkruara nga funksionarët e institucioneve që sillen si drejtues të kompanive fitimprurëse private.
Korrupsioni si fenomen shfaqet në administratën publike, në nivele të larta politiko-institucionale dhe në nivele të ndryshme ekonomike. Korrupsioni i kuptuar si abuzim me pushtetin për interesa personale parashikon një seri veprash penale. Për motive teknike do të bëjmë ndarjen mes korrupsionit të madh dhe korrupsionit të vogël.
Korrupsioni i madh zakonisht përfshinë funksionarët e mëdhenj (Ministra, zv. Ministra, shefe departamentesh dhe drejtorish) që marrin vendime apo nën shkruajnë kontrata dhe marrëveshje me shuma të mëdha parash.
Korrupsioni i vogël përfshin funksionar inferior të shtetit (drejtues dhe specialistë) që për të ofruar shërbime të parashikuara në ligj kërkojnë shërbime, dhurata dhe shuma të vogla të hollash.
Po ashtu është mirë të bëjmë dallimin mes korrupsioni sistematik dhe endemik që përfshinë një qeveri ose një ministri dhe korrupsionin individual që shfaqet në raste sporadike dhe të izoluara.
Mekanizmat për të luftuar e ndaluar korrupsionin
Duhet të theksojmë se në kushtet e marrëdhënies së individit me pushtetin, fenomeni i korrupsionit nuk mund të zhduket plotësisht si kancer kundër demokracisë, por ai mund të ndalohet në momentet e duhura para se qytetarët të jenë viktima e para se dëmi i ekonomisë apo imazhit të institucioneve të jetë aq i rëndë sa mund të konsiderohet i parikuperueshëm.
PBDKSH propozon këto masa për parandalimin, limitimin ose eliminimin e korrupsionit në të gjitha versionet dhe në të gjitha përmasat:
Garanci efikase për kontrollet
Propozime të vazhdueshme për transparencë administrative.
Promovimi i integritetit të punonjësve publik
Eliminimin e formave të ?fshehta? të Administratës Publike
Garanci e të ardhurave për punonjësit e administratës
Ulja e mundësive për të bërë korrupsion
Përjashtimi i formave të punësimeve militanteske
Transparencë në punësimin dhe rekrutimin e zyrtarëve të lartë dhe specialistëve të thjeshtë të institucioneve
Sa më pak të ndikojë politika në rekrutimin e punonjës
Respektimi i kritereve profesional dhe të integritetit moral të funksionarëve të administratës shtetërore dhe të drejtuesve të lartë të institucioneve shtetëror.
Mos politizimi i administratës shtetërore
Ruajtja e kriterit të pavarësisë e paanjëshmëri politike për zyrtarët dhe punonjësit
Figura politike dhe me emërim politik duhet të jenë vetëm Ministrat, të gjithë të tjerët hierarkinë e institucioneve dhe të administratës publike duhet të jenë teknokrat, të zgjedhur përmes konkurseve publike dhe respektimit të kritereve të meritokracisë, që do të thotë (Formim universitar/akademik, integritet moral dhe eksperiencë suksesi).
Ndëshkueshmëri është opsioni i fundit në luftën kundër fenomenit të korrupsionit pasi të kenë dështuar të gjitha mundësitë e parandalimit. Parandalimi është shumë i rëndësishëm, sepse ndalon mundësinë e vazhdimësisë së një operacioni zinxhirë duke shkaktuar dëme gjithnjë e më të mëdha dhe më të parikuperueshme.
PBDKSH propozon mekanizmat ndëshkueshmërisë kundër korrupsionit:
Ekzistenca e bazave solide juridike të Shtetit.
Një mbështetje politike të iniciativave antikorrupsion
Imparcialiteti, pavarësia dhe pajisja me mjete të duhura të institucioneve që janë kompetente në luftën antikorrupsion
Shqipëria ka bërë një ndër reformat më të rëndësishme në këto 100 vite dhe kjo padyshim është reforma në drejtësi. Kjo reformë është bërë falë mbështetjes së institucioneve të BE dhe po ashtu edhe të SHBA si dhe specialistëve shqiptar dhe vullnetit të politikës.
PBDKSH e mbështet fort Reformën në Drejtësi e në veçanti Vettingun, i cili ka një rol të rëndësishëm në parandalimin ose ndëshkueshmërinë e fortë të gjithë atyre që kanë përdorur pushtetin për interesa personale duke u pasuruar në mënyrë të paligjshme e duke dëmtuar kështu rëndë sistemin ekonomik e duke kërcënuar ashpër demokracinë dhe mekanizmave të saj që e ndërtojnë dhe duhet ta mbajnë të shëndosh.
Korrupsioni minon bazat politike, ekonomike e sociale që janë të rëndësishme për të garantuar një zhvillim të qëndrueshëm. Prandaj, lufta kundër korrupsionit është në të mirë të administrimit të res publica.
Dëmet që sjell korrupsioni në ekonomi janë të jashtëzakonshme. Shqipëria ka të trashëguara nivele të larta korrupsioni, ka raste mjaft të vogla ndëshkueshmërie. Ekonomia e Shqipërisë ka probleme me qëndrueshmërinë dhe me rritjen. Asnjëra nga këto nuk mund të pretendohet pa luftuar e pa parandaluar korrupsionin. Politika dhe institucionet duhet të gjejnë vullnetin për ta luftuar pa kompromis fenomenin e korrupsionit. Nëse nuk ndodh kjo, pabarazia sociale, varfëria, dhe konfliktet sociale do të rriten duke cenuar seriozisht demokracinë dhe format e saj të pjesëmarrjes.
Për PBDKSH lufta dhe parandalimi i korrupsionit janë kushtet e vetme për të pasur një zhvillimi dhe qëndrueshmëri ekonomike dhe mundësi reale për një rritje. Po ashtu vetëm duke luftuar e parandaluar korrupsionin, qytetarët do të kenë mundësi të ndjejnë forcën e demokracisë si formë qeverisje dhe të organizimit social e politik”. /CityNews
Sot është nënshkruar partneriteti strategjik Shqipëri-Francë...
Vjen nga Karaibet dhe gjendet në shitore të ndryshme, si e f...
Gjergj Bojaxhi thotë se shoqëria shqiptare ka nevojë për zër...
Ish-kandidatja e mazhornces per Bashkine e Shkodres, sociali...
Bardhësia e dhëmbëve është një element që na shqetëson së tr...
Një kamion i ka marë jetën tre fëmijëve në rrugët e Kinës. D...
Një shqiptar i cili akuzohej për trafik droge është ekstradu...
Tre ditë më parë nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integ...
Nëse keni ethe, do të thotë se trupi juaj është duke i luftu...
Në kuadër të Reformës së Shërbimeve Shoqërore dhe të De-Inst...
Ministria e Financave ka pranuar një propozim të deputetëve ...
Pas alarmit të dhënë muaj më parë mbi largimin e call center...
Ndërsa qytetarëve i kujtojnë kryeministrit Rama çështjen e ...
Paratë vërtet janë të pista – kjo nuk është ndonjë risi. Mir...
Historia e kanabisit tashmë është kthyer në kryefjalë të dit...
Një lugë mjaltë në mëngjes është dieta më e mirë dhe më e sh...
Dhjetëra të rinj dhe të reja, gjimnazistë dhe studentë dhe t...
Kompania Vodafone Albania i përgjigjet sërish thirrjes së Kr...
Analisti dhe politologu Afrim Krasniqi, përmes një statusi n...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...