“Jam kushëriri…”/ Skifteri i merr 60 mijë euro kambistit, u prezantua si i afërm i një biznesmeni
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Në kuadër të Reformës së Shërbimeve Shoqërore dhe të De-Institucionalizimit, Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë znj. Olta Xhaçka, mori pjesë ditën e sotme në Konferencën Kombëtare mbi kujdesin alternativ për fëmijët pa kujdes prindëror.
Fjala e plotë e Ministres:
Të nderuar pjesmarrës,
Pikë së pari, dëshiroj të falenderoj organizatorët për ftesën në konferencën e sotme.
Unë jam bërë nënë rishtazi dhe kur bëhesh nënë ka një moment magjik, që shënon një rrugëtim të gjatë, të bukur, të vështirë e plot emocione. Është pikërisht momenti i vështrimit të parë magnetik i fëmijës tënd. Në atë moment konkretizohet lidhja e fortë dhe speciale që ke me të.
Unë di, që sot janë 5 ose mbase më shumë foshnje në Njësinë e Braktisjes së Bebeve në maternitetin ?Mbretëresha Geraldinë? dhe ato bebe janë në kërkim të vështrimit të figurës mëmësore, në kërkim të sigurisë së qëndrueshme, në kërkim të ledhatimeve dhe dashurisë pa kushte.
Bebet vijnë aty vetëm me një emër, madje njërës prej bebeve ia kish vënë emrin punonjësi i nderuar i policies, që e kishte gjetur në rrugë të braktisur.
Ato bebe, në rastin më të mirë gjejnë një sistemim në një përkujdesje me bazë familjen dhe në rastin më të keq do të vazhdojnë kalvarin e kalimit nga një institucion në një tjetër deri sa të dalin në jetë. Dhe sipas statistikave ka më shumë gjasa të ndodhë kjo e fundit.
Për të qenë e drejtë, ka shumë zonja që punojnë në këto institucione, që janë të dedikuara dhe kujdesen me dashuri për fëmijët. Por kjo nuk mjafton, sepse institucioni në vetvete nuk do jetë asnjëherë ajo çka është një familje dhe ti japë fëmijëve dashurinë për të cilën kanë nevojë. Shumë studime (të kryera edhe nga partnerë që janë prezent sot p.sh UNICEF apo Save the Children), theksojnë se kujdesi me bazë familjen është më i mirë për fëmijët, sepse u lejon atyre të rriten në një ambient mbështetës dhe mbrojtës, është më i mirë edhe për shtetin sepse është më pak i kushtueshëm, ndaj është i qartë vizioni i asaj se ku duam të shkojmë: drejt transformimit të institucioneve rezidenciale dhe ngritjes e forcimit të shërbimeve me bazë familjen. Institucionalizimi, është i dëmshëm, veçanërisht për moshat e hershme dhe për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Studimet e neuroshkencës dhe ato të zhvillimit, theksojnë rëndësinë e viteve të para të jetës. Ka periudha në jetë kur truri është përthithës në maksimum ndaj eksperiencave të reja. Nëse këto periudha sensitive kalojnë pa pasur stimulimin e duhur, zhvillimi reduktohet.
Për të pasur një zhvillim optimal, fëmijët kanë nevojë për një ambient stimulues, të dedikuar, të ngrohtë, të sigurt?me pak fjalë kanë nevojë për një ambient shtëpie. Kushte të tilla është e vështirë të krijohen nga institucionet rezidenciale. Megjithatë, cilësia e shërbimit është kritike për zhvillimin e fëmijës, ndaj edhe në situatën që jemi, do të bëjmë maksimumin që kjo cilësi të rritet.
Qeveria dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ka ndërmarrë një seri reformash. Dhe dua të citoj këtu Kryeministrin kur thotë se, reformat janë operacione kirurgjikale, janë të vështira, të dhimbshme, por jo të pamundura, për sa kohë e dimë ku po shkojmë dhe për sa kohë kemi një konsesus dhe jemi së bashku në këtë operacion. Shërbimet alternative janë pjesë e reformës së shërbimeve sociale, por edhe e ndërtimit të një sistemi të mbrojtjes së fëmijëve. Jam njohur me punën e deritanishme të Ministrisë në këtë aspekt dhe mendoj se themelet e duhura janë vendosur. Për më tepër edhe shifrat flasin për rezultate.
Në këto 3 vite është rritur me 40% kthimi i fëmijëve në familjet biologjike; është ulur me 58% numri i fëmijëve në qendrat rezidenciale publike; është rritur kujdesi farefisnor duke garantuar rritjen e fëmijëve në familje në vend të institucioneve.
Dua të ndalem në 5 ndryshime thelbësore që kontribuojnë në sistemin e përkujdesit ndaj fëmijëve dhe për të cilat ne jemi angazhuar seriozisht:
E para është Legjislacioni: kemi dy ligje të aprovuar së fundmi, ai i shërbimeve sociale dha ai i të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijëve.
Nga njëra anë është ligji i fëmijëve, i cili thekson fort detyrimin parësor që ka një person në momentin që ai bëhet prind, për të garantuar mirërritjen dhe mirëqenien e fëmijës. Mesazhi ynë është i qartë: prindërimi është diçka që duhet të merret seriozisht nga prindërit.
Detyra jonë si qeveri që kemi nënshkruar Konventën e të Drejtave të Fëmijës 25 vjet më parë, është që të sigurohemi që fëmijët janë të mbrojtur nga çdo formë e dhune, abuzimi, nga shfrytëzimi apo neglizhimi.
Për rastet kur fëmija nuk ka një prind apo kujdestar, ose kur është vetë prindi, që dëmton mirërritjen dhe shëndetin e fëmijës, Ligji i ri ?për të drejtat dhe Mbrojtjen e fëmijës? e sanksionon qartë detyrën e institucioneve për të ndërhyrë.
Për fëmijët që kanë nevojë për mbrojtje nga shteti, më në fund ligji ka sanksionuar për herë të parë se cilat janë masat e mbrojtjes. Kjo është një risi e madhe, pasi deri më tani ka patur një konfuzion mes strukturave se si duhet të ndërhyjnë.
Dy nga masat e mbrojtjes parashikojnë vendosjen e fëmijës në përkujdesje alternative: masa emergjente te mbrojtjes, kur fëmija është në rrezik të menjëhershëm, dhe masa e mbrojtjes për vendosjen e fëmijës në përkujdesje alternative.
Rëndësi e veçantë i kushtohet në ligj vendim-marrjes, se në cilën formë të përkujdesit alternativ duhet vendosur fëmija. Në këtë drejtim prioriteti ynë është i qartë: de-institucionalizimi.
Element tjetër është sistemi i kontrollit i cili kërkon një bazë të dhënash të konsoliduar për të ditur në kohë reale, sa fëmijë hyjnë dhe dalin nga sistemi i përkujdesjes, sa gjatë qëndrojnë në institucione rezidenciale, cilat janë arsyet e futjes në sistem dhe qëndrimi i fëmijëve atje.
Në lidhje me kuadrin normative, do të sigurohemi që standardet për çdo shërbim të jenë të njehsuara, të mirëkuptuara dhe aplikuara si dhe të monitoruara dhe inspektuara nga personat përgjegjës, në mënyrë që të sigurojmë cilësi shërbimi.
Një tjetër ndryshim thelbësor që kontribuon në sistemin e përkujdesit ndaj fëmijëve, është qasja jonë se zgjidhja duhet të jetë lokale.
Zgjidhja e problemeve që hasin komunitetet në nevojë, duhet të qëndrojë me pushtetin vendor.
Duhet të ngrihen shërbime sipas nevojës, përfshi dhe ato alternative, që më pas të ecim me hapat e tjerë: të transformimit të institucioneve rezidenciale në shërbime komunitare dhe me bazë familjen, të kthimit të fëmijëve në familje bilogjike, në kujdes farefisnor apo birësim, ose vendosjes së tyre në kujdestari të përkohëshme, duke siguruar shërbim të specializuar dhe programe prindërimi që fuqizojnë familjen.
Në gjithë Shqipërinë, nga 61 bashki vetëm 34 Bashki ofrojnë shërbime sociale dhe cilësia e shërbimeve nuk është njëjtë në të gjitha qendrat. Sigurisht, nevojitet standardizimi i shërbimeve:
Një tjetër ndryshim dhe angazhim i yni, është buxhetimi dhe mbështetja e familjeve, për të parandaluar braktisjen dhe neglizhimin.
Pa mobilizuar të gjithë aktorët dhe pa ngritur fondin social, nuk do të kemi asnjëherë qendrueshmëri dhe nga kjo, ata që vuajnë të parët, janë ata që kanë nevojë për shërbimin: fëmijët, familjet e tyre.
Nëse arrijmë të parandalojmë neglizhimin dhe braktisjen e fëmijëve, kemi fuqizuar një komunitet të tërë, kemi fuqizuar shoqërinë.
Ligji për të drejtat dhe mbrojten e fëmijëve vendos një fokus të fortë tek parandalimi: është me e thjeshtë sot të ndërhyhet për të marrë në mbrojtje dhe për të vendosur nën përkujdesje nga shteti çdo fëmijë që mund të jetë në situatëe abuzimi apo shfrytëzimi ? e megjithatë kjo nuk është në interesin më të lartë të fëmijës. Parandalimi, synon të adresojë faktorët socialë apo ekonomikë që vendosin familjen në vështirësi.
Një shembull në këtë drejtim: nga 350 raste të fëmijëve në situatë rruge, që janë trajtuar gjatë vitit të fundit, vetëm 15 janë vendosur në institucionet e përkujdesit, duke i hequr nga familja. Me çdo rast, është punuar duke synuar fuqizimin ekonomik, social, pridëror të familjes, në mënyrë që të arrijmë parimin themelor: Të drejtën e fëmijës për të jetuar pranë familjes.
Sigurisht kapacitetet, standardet dhe fushatat ndërgjegjësuese janë shumë të rëndësishme.
Siç e përmenda dhe më sipër, sigurimi i standardeve, rrit cilësinë, por ajo që e garanton cilësinë, janë në fakt forca e punës. Janë kapitali njerëzor që ka sot sistemi i mirëqenies sociale, janë punonjësit socialë, të cilët janë fytyra, shpatulla, dora e sistemit.
Rëndësi të veçantë, gjykoj që duhet të kenë edhe Fushatat ndërgjegjësuese : Sigurisht komunikimi i qëllimeve, objektivave dhe rezultateve është palca e gjithë punës që bëjmë. Duhet të arrijmë tek çdokush me zërin tonë, përfshi dhe në zonat më të largëta. Çdo individ, duhet ta dijë se ka një zgjdhje për çdo problem dhe se ne jemi aty ky nevojitemi për ta zgjidhur bashkë.
Së fundmi, gjej rastin të bëj një apel për të pranishmit në sallë, për punonjësit e sistemit të mirëqenies sociale, për familjet që janë në vështirësi, për nënat e reja, për pushtetin vendor, për median: le ti japim fëmijëve që janë pa kujdes prindëror, familjen që meritojnë, lidhjen speciale që u ka munguar! Unë jam e bindur që kjo është e mundur dhe mund ta bëjmë bashkë. /CityNews
Ministria e Financave ka pranuar një propozim të deputetëve ...
Pas alarmit të dhënë muaj më parë mbi largimin e call center...
Ndërsa qytetarëve i kujtojnë kryeministrit Rama çështjen e ...
Paratë vërtet janë të pista – kjo nuk është ndonjë risi. Mir...
Historia e kanabisit tashmë është kthyer në kryefjalë të dit...
Një lugë mjaltë në mëngjes është dieta më e mirë dhe më e sh...
Dhjetëra të rinj dhe të reja, gjimnazistë dhe studentë dhe t...
Kompania Vodafone Albania i përgjigjet sërish thirrjes së Kr...
Analisti dhe politologu Afrim Krasniqi, përmes një statusi n...
Kryeministri Rama është një mjeshtër i fjalës, e për këtë nu...
Pas skandalit seksual, në adresë të ish kryebashkiakut socia...
Snapchat është shpërndarë rreth botës, duke u bërë një nga r...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, mori pjesë në inaugurimin e ...
Prej ditës së sotme, shtetasit e Gjeorgjisë me pasaporta bio...
Megjithse ekzistenca e shumë problemeve të mbetura ende pa z...
Marrëdhënia mes prindit e fëmijës është shumë e rëndësishme ...
Një njeri ka vdekur pasi që është elektrizuar, tek po e mbus...
Për shkak të punimeve në n/stacionin e Fushë-Kuqes, Operator...
Policia ka zbardhur shkaqet e vdekjes së kufomës në plazhin ...
Fatmir Xhafaj ka hedhur firmën e parë si ministër i Brendshë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...