Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Beteja për të përdorur faktorët ndërkombëtarë në luftën e brendëshme politike, është futur në një fazë skizofrenike. Gjatë një interviste për një nga mediat më influente në administratën e re të Trump, Breitbart.com, kreu i opozitës e kaloi ylberin.
Duke folur për këtë tribunë të ultrakonservatorëve në SHBA, e cila është drejtuar për vite me radhë nga këshilltari strategjik i presidentit amerikan, Stephen Bannon, Lulzim Basha u detyrua të përqafojë teoritë konspirative që i ka refuzuar deri më tani.
Pavarësisht se ia mbërriti të gjejë një platformë me tepër ndikim për të propoganduar qëndrimet e veta politike, ai cedoi duke rënë në klishetë e paranojave antisorosiane. Një nga argumentat e kryesorë të ligjërimit të Bashës për portalin me mbi 35 milionë ndjekës unikë në muaj, ishte se ai po penalizohej në vendin e tij dhe në mediat ndërkombëtare pasi ishte një mbështetës i pakompromis i presidentit Trump (lexo shkrimin poshtë/ Lapsi.al). Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, ai ankohej për lidhjet e kundërshtarit të tij direkt Edi Rama, me multimiliardein spekullant George Soros, të cilin Breitbart e konsideron prej kohësh si një diall.
Pra, po të lexoje citimet e Lulzim Bashës në këtë media të etiketuar shpesh si ksenofobe, misogjine dhe antimuslimane mund të nxirrje dy konkluzione.
Së pari se edhe lideri ri i PD nuk i shpëtoi dot ligjërimit paranoiak të Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Së dyti se edhe ai ra në klishenë aq sa sipërfaqësore, po aq dhe konspirative, të një oktapodi sorosian që luan fijet e pushtetit në Shqipëri.
Për fat të keq këto teori komploti, që po gëlojnë së fundi edhe në anët tona, nuk kanë vetëm etiketë ?Made in Albania?.
Ato lëvrijnë tek të gjithë modelet putiniane të politikës, që nga presidenti rus e deri tek karikatura të tij si kryeministri hungarez Viktor Orban apo ish homologu i tij maqedonas Gruevski.
Të gjithë këta janë bashkuar nga një fill i përbashkët: justifikimi i autoritarizmit, nacionalizmit dhe kundërshtimi i politikave anti libelare përmes goditjes se hebreut miliarder nga Hungaria.
Edhe ?Zëri i Amerikës?, në një koment të pak ditëve më parë, e vinte re këtë gjallërim të lëvizjeve anti Soros në vendet e kontrolluara më parë nga Moska. Komenti theksonte gjithashtu (lexo poshtë Lajme lapsi.al) se ato janë nxitur edhe më shumë me ardhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Pra, pikërisht këtë konjukturë ndërkombëtare po shfrytëzon edhe Lulzim Basha për të treguar me fjalë të thjeshta se deri më tani Rama është mbrojtur në mbulimin e krimeve të veta nga oktapodi sorosian, por këtej e tutje, pas largimit të demokratëve nga pushteti në SHBA, punët kanë ndryshuar.
Nga ana tjetër, Edi Rama, fillimisht e mori me të qeshur propagandën antisorosiane. Por këmbëngulja e kundërshtarëve të tij, dhe sidomos fakti se gjatë fushatës presidenciale ai ishte treguar sa mendjelehtë aq edhe sipërfaqësor me deklaratat anti Trump, dalëngadalë e futën në panik.
Shqetësimit se mos teoritë konspirative me Soros fillonin e zinin vend, kryeministri vendosi t?i përgjigjej me të njëjtën monedhë.
Kështu, pak nga pak, filluan të propagandohen në tregun mediatiko- politik skenaret me rrezikun që vinte nga Moska. Vetë Rama vazhdoi më pas të fliste në mënyrë të përçartë për lidhje të opozitës, që protestonte, me qarqe të huaja që nuk i donin të mirën Shqipërisë, për intersa të çadrës që ndërthureshin me ato të të huajve që punonin kundër vendit.
Pra shkurt, në panik dhe me reagim të atypëratyshëm, kryeministri vendosi t?i kundërvërë fabulës së fryrë me Soros të kundërshtarëve të vet, antifabulën e atyre që bashkëpunojnë me ?armikun e jashtëm?.
Dhe sot kemi arritur në këtë pikë.
Tek një qeveri që nuk beson më tek propaganda e saj, prandaj shpik një teori konspirative për t?u mbajtur në këmbë dhe tek një opozitë e cila dyshon se tezat e saj mund të zënë vend, prandaj tregon përrallën e përmbysjes që do të vijë nga Uashingtoni.
Janë pikërisht këto ligjërime që e kanë futur debatin politik në një atmosferë skizofrenike. Secila palë u tregon mbështetësve të vet se armiku është diku jashtë, qoftë në stepat e Siberisë, qoftë në ?shoqërinë e hapur? të Sorosit, duke e shmangur vëmendjen nga problemet reale.
Por, fatkeqësisht për to, të dy fabulat provojnë një të vërtetë të madhe: se dy partitë tona kanë mbërritur deri në atë pikë, sa nuk mund të ekzistojnë përveçse përmes mashtrimit. /Lapsi.al/
Bashkëshortja e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ...
Sir Charles Spencer Chaplin (Lindur në 16 prill 1889 në Ualu...
Gazetari Arjan Çani ka bërë një deklaratë të fortë kundër kr...
Emisioni “Stop” në Tv Klan solli sot një rast të ndodhur në ...
Gazetari Ylli Rakipi ka ironizuar marrëdhënien në koalicioni...
Presidenti i vendit, Bujar Nishani, dekoroi me titullin “Mje...
Shqipëria është ndër vendet me densitetin më të ulët të rrug...
Ky është momenti tmerrues kur në barkun e një pitoni shtatë ...
Koalicioni Qendror i Zgjedhjeve ka zëvendësuar ish-deputetin...
Fenomeni i “inxhinierisë sociale” qëndron prapa suksesit të ...
Përplasja mes dy partive më të mëdha të koalicionit qeverisë...
Gazeta greke “Protothema” ka rikthyer edhe njëherë vëmendjen...
Drejtësia britanike ka dënuar me 45 vite burg bandën shqipta...
A do ketë një marrëveshje mes opozitës dhe mazhorancës që t’...
Një automjet është përfshirë nga flakët në afërsi të mbikali...
Pas Gramoz Ruçit, një tjetër zë i Partisë Socialiste ka dalë...
Kundërshtarët politikë disponojnë pajisje përgjimi të cilat ...
“Paniku i Kuq”. Si u përndoqën për shkak të bindjeve të majt...
Nga Albert AjnshtainShkolla më la në baltë, dhe unë e lashtë...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe drejtuesi i lëvizjes “...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...