Ruçi sfidon hapur LSI-në: Me apo pa ju, PS futet në zgjedhje dhe fiton!
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi...
Një duzinë zyrtarësh të nivelit të lartë të autoriteteve antikorrupsion të vendit përfunduan një vizitë katër-ditore pranë institucioneve austriake më 24 mars 2017. Veprimtaria u zhvillua nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri në kuadrin e një projekti të financuar nga Nisma e Evropës Qendrore (CEI) me synim fuqizimin e kapaciteteve dhe shkëmbimin e praktikave të mira në luftë kundër korrupsionit.
Delegacioni shqiptar përbëhej prej një Anëtari të Komisionit të Kuvendit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, si dhe prej zyrtarëve të lartë të institucioneve kryesore përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit, sikurse Koordinatori Kombëtar kundër Korrupsionit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Prokuroria e Përgjithshme, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, etj.
Gjatë kësaj vizite, delegacioni shqiptar mori pjesë në një trajnim dy-ditor të përshtatur sipas nevojave pranë Akademisë Ndërkombëtare kundër Korrupsionit (IACA), si dhe morën pjesë në një leksion të mbajtur tek Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC). Veç kësaj, u mbajt një takim pune i përbashkët me autoritetet austriake antikorrupsion, në bashkërendim me Zyrën e Koordinatorit të Veprimtarive Ekonomike dhe Mjedisore të OSBE-së.
Pjesëmarrësit përfituan njohuri të avancuara lidhur me bashkëpunimin transnacional në luftë kundër korrupsionit, koordinimin e politikave dhe mekanizmave monitorues antikorrupsion, si dhe rreth hetimit proaktiv e të efektshëm të çështjeve të korrupsionit. Autoritetet shqiptare ndanë përvojat e tyre të punës me homologët austriakë dhe anasjelltas. Ato u inkurajuan që të nxisin më tej bashkëpunimin ndërinstitucional në luftë kundër korrupsionit, si dhe që të përvetësojnë praktikat e mira në zbatimin e ligjit në luftë kundër korrupsionit, për të përmirësuar kështu mekanizmat për parandalimin dhe çrrënjosjen e këtij fenomeni.
Kjo vizitë studimore u zhvillua në vazhdimësi të veprimtarive të Prezencës në mbështetje të luftës kundër korrupsionit. Veprimtaria u përgatit në bashkëpunim me Koordinatorin Kombëtar kundër Korrupsionit dhe me autoritete të tjera pjesë e rrjetit antikorrupsion, në përgjigje të nevojave të tyre për të rritur edhe më tej bashkërendimin dhe bashkëpunimin ndërinstitucional. /CityNews
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi...
Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, firmosi ditën e sotme ...
Institucioni i Avokatit të Popullit njoftoi se ekspertët e i...
Dedektivin privat me shtetësi izraelite, Yoram Frig ,nuk mun...
Prokuroria e Tiranës ka paraqitur një kërkesë në gjykatë për...
Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur për të disatën herë py...
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi disa ndryshime në ...
Në mes të Prishtinës ushtrohet prostitucion. ExpressStory sj...
Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Francës, ku do t...
Publikimi i sekreteve të tilla, përveçse shkakton bujë të ma...
Policia e Elbasanit ka arrestuar një 29-vjeçar, pasi ka qëll...
Kantautori Francesk Radi ndodhet i shtruar në spital prej di...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Rinas, me pasojë vdek...
CityNews ngriti një ditë më parë pikëpyetje mbi vizitën e kr...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi...
Pas disa largimeve dhe zëvendësimeve në Drejtorinë e Përgjit...
Policia e Korçës ka vënë në pranga njërin prej autorëve të d...
Media amerikane “BreitBard News” ka zbardhur një pjesë të vi...
Në mes të fushatës për zgjedhjet e qershorit 2013, kam shkru...
Një tjetër operacion i madh anti-drogë është zhvilluar në qy...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...