Dita e Verës “blindon” Tiranën/Ja akset e pakalueshme
Policia e kryeqytetit ka marrë një sërë masash me rastin e D...
Gazetari Nebil Çika pinjoll i një familje të djathtë dhe i njohur për bindjet e tij antikomuniste ka reaguar dje me një koment pas panisë të Dritan Hilës ish-zv/ministër i Mbrojtjes në qeverinë e Edi Ramës dhe gazetar me një emision në një televizion me titra, në çadrën e Bashës.
Hila dje ishte i pranishëm në çadër dhe ndaj tij pati reagim, ai dha edhe vetë një sqarim pse ishte aty. Por irritimi ka qenë edhe më i madh nga sa parashikohej. Në fakt prania e Hilës për kauzën e opozitës nuk është një lajm i keq, por një lajm i mirë që tregon se çështja e ngritur shkon tek qytetarët edhe tek ata që votojnë majtas. Shkon tek të gjithë shqiptarët që kërkojnë që ky vend të ketë zgjedhje ku votohet dhe numerohet si kudo në Europë, jemi në vitin 2017 dhe ende skemi bërë zgjedhje më të mira se Ahmet Zogu.
Hila në çadër nuk është problem i dashur Nebil Çika. Sepse ajo çadër do hapur më tej, por kur shqetësohesh për Hilën duhet të vesh kujën për të tjerat.
Ai ishte si gazetar, tha mendimin, tërhoqi vëmendje, mban kostot dhe kaq. Problemi qëndron tek sjellja e opozitës, vizita e Hilës thjesht i hap një dritare më shumë. Ai është kritik prej kohësh me Ramën por
nuk është i djathtë, prandaj dhe ka shkuar në çadër, pa dyshuar se shkon i detyruar ose për detyrime si disa të tjerë. Pra Hila nuk është problem, por ndihmesë për të zgjeruar kauzën.
Çadra ka një tjetër problem i nderuar miku im Nebil. Ka korrupsionin, servilizmin, mentalitetin komunist dhe përçarjen që aty mbillet çdo ditë nga disa grupe dhe individë që për karrierën e tyre po shpartallojnë opozitën. Çadra është nga të paktat veprime opozitare këto 4 vite, dhe sot që ajo po vepron patjetër do ketë problem.
Përpara se të kritikojmë Hilën dhe ftesën në çadër duhet të flasësh për hajdutët e PD në nivele qeverie që sot janë në drejtim dhe graduar si udheqësa. Duhet të flasësh për mungesën e the
ksuar të thelbit politik të kreut demokrat. Publikisht del dhe sulmon Henri Çilin dhe të nesërmen mbledh në krah zagarët e tij dhe ju mban iso. Duhet të flasësh për Bashën dhe organizimin që PD është e shpartalluar nga jugu-në veri, për atë Ennon që ti e pyet, për burimet njerëzore apo gjysmat e departamenteve që si duhen askujt, pasi nuk funksionojnë. Duhet të flasësh për sekretarët që i ke të emëruar, pa fokur për Këshillin Kombëtar që ka 3 vite që nuk mblidhet. Dhe shumë probleme më kryesori ende nuk e di pse humbe zgjedhjet lokale dhe ke më pak vota se në 2013.
PD ka probleme të forta me publikun, por edhe të brendshme thelbësore të cilat do zgjerohen kur të dalin listat për deputetë. Kjo çadër solli zbujte të tyre dhe afrim, por sapo të happen orekset për lista e deputë do shikosh si do vërshojnë sulmet. Dritan Hila do të duket si Edi Paloka.
Çadra nuk është në oborrin e PD por përpara kryeministrisë dhe të vetëm demokratët nuk e fitojnë dot kurrë betejën. Për më tepër serenata që i mban Lulzim Basha kreut të LSI Ilir Meta, është më e neveritshme se Hila në çadër. Në rast se do fitore të kauzës aty do pranosh këdo, në të kundërt futeni çadrën tek oborri i PD, mblidhni dhe sekserat, zagarët apo servilat që kërkojnë llokma pushteti dhe gjithçka është në rregull.
Aty jashtë funksionon ndryshe, ndoshta më mirë sesa brenda, ku qelbi politik po e sëmur edhe më rëndë opozitën kur është në një aksion politik që përfundon tek kutia e votimit. Prandaj duke njohur realitetin dhe ti e shikon çdo ditë, përpiqu të shikosh përtej Hilës, nuk është ai problem as tek çadra as tek PD. Problemi është vetë Lulzim Basha dhe fakti që ai nuk ndërtoi kurrë elitë në PD, por është rrethuar nga ata që ti thashë më lart, që edhe ty të duan larg prej atje, ai ka gatuar një opozitë jo fort të besueshme. Prandaj, ndoshta ti kë të drejtë që aty në krye flet Hila përpara teje, por nuk e di sa vlen fjala tënde dhe sa e vlerëson Basha e Co atë, këtë nuk di ta them.
Ajo që di të them është fakti që Republika e Re është gjetje e bukur, por është njësoj si të ndërtosh pallat me 25 katë me lopataxhinj qerpiçi si ata që ka Luli./CityNEWS
Shkrimi i Nebil Çikës:
Mos e ?shkërdheni? protestën !!!
Policia e kryeqytetit ka marrë një sërë masash me rastin e D...
Policia e Elbasanit ka goditur sot një tjetër rast të mbjell...
Situata e trazuar politike në prag të zgjedhjeve të 18 qersh...
Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Lushnjes, pas...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Zvicër, me pasojë vdekjen...
As programi i Qeverisë së re i prezantuar nga LSDM-ja, nuk e...
Një tjetër operacioni i gjerë është kryer mes policisë së ve...
Të dashur lexues, ju ftojmë të lexoni titujt kryesorë të gaz...
DREJTËSIA TË RINISË PREJ ZEROS“Degradimin e sistemit të drej...
Presidenti amerikan Donald Trump ka në plan ta pyesë Kancela...
Ju urojme gezuar diten e veres dhe sa me shume shanse ne jet...
Një 33-vjeçar ka rrëfyer për “The sun”, historinë e tij me n...
Për seksin flitet shumë, shkruhet shumë, por ajo që ndodh po...
Në pjesën lindore të kryeqytetit të Egjiptit, Kajro, janë zb...
Jeta mund të vazhdojë edhe pas vdekjes – vetëm se në gjendje...
Falë rrjedhjeve të fundit dhe ekspertëve të teknologjisë, de...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një lidhje ...
Nga Luan KondiI ka çuditur të gjithë teksa pas kthimit nga n...
I ftuar në emisionin Opinion, gazetari dhe analisti Armand S...
Nga Nebil ÇikaNuk e di se kush është dora qe po organizon pr...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...