web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lëvizjet prej “shahisti” të Edi Ramës

13 Mars 2017, 21:52, Aktualitet CNA

Nga Luan Kondi

I ka çuditur të gjithë teksa pas kthimit nga një vizitë në Gjermani kryeministri i Rilindjes dhe piktori i qeverisë largon nga postet ministrore Tahirin me shokë.
Vendimi rrufe i ka vënë të gjithë në mendime. Dikush me të drejtë pyeste se pse e bëri këtë lëvizje tani. Të tjerë nuk i kursenin lëvdatat për Sajen e shprehes së njohur ?bravo çuna?, se edhe vetë kryeministri e deklaronte publikisht simpatinë e pakufi për vërtësin e tij. Kishte nga ata që interesoheshin për zëvendësuesit e ministrave të larguar. Përsëri siç jemi mësuar ne shqiptarët u gjendëm të papërgtitur. Edhe media u kap në befasi.
Pse Rama e largoi ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri? Pse pikërisht tani? Po me ministrat e tjerë çpati? I interesonte kjo kolicionit apo vetëm Ramës? Ishte lëvizje e detyruar apo gjetje për të mbulluar diçka edhe më të bujshme? A i shërben kjo lëvizje opozitës?

Mendoj se pushteti i përsos politikanët në lidhje me manipulimin e opinionit publik. Edi Rama nuk është më ai fillestri i më shumë se tre vjetëve më parë kur mezi dilte nga një situatë e sikletshme. Nuk është më ai kryeministri që kuptohej se si nuk i justifikonte dot qoftë edhe vendimet e drejta që kishte marrë në mbledhjen e qeverisë apo në kryesinë e Rilindjes. Tanimë ai është një specialist i kërcimeve, dredhive dhe anashkalimeve të stuatave të sikletshme. Askush nuk di të thotë përse Rama e bëri këtë piruetë. Ministri i Brendshëm ishte një nga njerëzit më të afërt të tij. Merdohej i pamundur largimi i Sajmir Tahirit. I glorifikuar nga kryeministri, i cili gjithnjë e merrte në mbrojtje kur opozita e sulmonte me të gjithë arsenalin e saj.

Kurrë nuk u pranuan sipërfaqet e shumfishuara të kultivimit të marijuanës. Nëse kjo do të pranohej tani kryeministri nxjerr në pah mashtrimin e madh se gjoja ishte fituar beteja me shkatërrimin e 98%  të sasisë së sipërfaqeve të mbjella me bimën narkotike. Po me gjithë ato operacione spektkolare dhe show mediatik se sa shumë po lodhej ministri duke ndjekur vartësit e tij me uniformë maleve, kodrave, gërxeve ç?të bëjmë? Kishte fjalë, madje nga aleatë brenda kabinetit Rama se ndërkombëtarët, shërbimet partnere i kishin kërkuar me kohë, me ngulm e vazhdimisht kryeministrit shkrkimin e Sajmir Tahirit. Vendet fqinje, sidomos Italia raportuan në alert se sasitë e trafikuara të marijuanës nga Shqipëria ishin trefishuar. E përgjegjësia për këtë bie mbi manarin e Ramës, Sajen dhe jo vetëm. Edhe para mosarrestimit të Kel Balilit ndërkombtarët nuk mund të mbyllnin sytë. Grabitjet e parave të bankave të nivelit të dytë gjatë

transportimit të tyre drejt Rinasit përherë në të njëjtin vend dhe kur grabitësve iu gjetën vetëm disa tenxhere të groposura me para nga shumë milona nuk mund të kalojnë në heshtje. E megjithatë ministri i Brendshëm nuk na mungonte në kronikat televizive, sportiv, i palestruar, i gatshëm për të vepruar ku si shef komisariati e ku si drejtor policie. Vizionar në drejtim dhe social në veprim. I ashpër me kundërshtrët politikë dhe bujar dhe i kompromisit me të vetët. I urryer nga opozita por edhe nga dsa elementë brenda koalicionit, Saje djali nuk ia doli ta mbyllte ?me nder? mandatin. Dilema qëndron në faktin se e detyruan të japë dorëheqjen apo e hoqën. Megjithatë kjo pak rëndësi ka, pasi ai tani është një ish-ministër dhe vetëm një funksionar partiak.
Rama nuk e la vetëm të preferuarin e tij por i dha me vete edhe tre te tjerë. U justifikua me kordinatorllëkun. Por duket se ju përmbajt fjalës së urtë: Trimi i mirë me shokë shumë. Në të vërtetë Saje djali është viktimë e zotit të tij, Edi Ramës. Ai e ngriti dhe ai e rrëzoi për intetesat e veta.

Nëse me ish-ministrin e Brendshëm Rama u orvat të shpëtojë veten nga përgjegjësia e kanabizimit të vendit nuk i ka bërë mirë llogaritë. Opozita e ka pasur pretendimin standard për këtë dhe kjo është edhe një nga arësyet e protestës së saj, ngujimit 25 ditësh në ?çadrën e lirisë?. Përfundimi Sajmir Tahiri i shpëtoi dimrit të ftohtë por nuk ia mbërriti të shijojë pranverën.

Disa mendojnë se një tjetër arësye e detyroi Ramën të bënte këtë lëvizje. Aleati ia serviri pa dëshirë ?kokën? e Manjanit të pabindur në tepsi Edit. A priste ai të kishte trofe kokën e Sajes që mësoi jo pak nga të fshehtat e zanatit atje ku shërbeu?! Se dimë se këto janë ?sekretet e aleancës?.

Rama ia di forcën bashkëqeverisësit. Jo më kot e ka zgjedhur edhe partner strategjik. Mesa duket edhe kësaj radhe Edi Rama dëshiron të dalin sëbashku në zjedhjet e 18 qershorit. Ky ?shkëmbim? do ta forconte besimin e ndërsjellë. Por a ka të njëjtin mendim Meta? Zërat e LSI-së brenda qeverisë prej kohësh artikulojnë: ?Meta kryeministër?. Nuk është e qartë se do të drejtojë qeverinë teknike aq të dëshiruar nga opozita apo do paradhënie kryeministrin si kusht për të hyrë në një koalicion me Rilindjen në zgjedhjet e qershorit. Mbetetet për tu parë.

Ramës po i shijon pushteti. Shihet qartë se shëndeti e ka marrë për mirë, e ka rrumbullakosur. Pak ditë më parë mediat zunë ti mëshonin një lajmi që vinte nga pertej Adriatikut. Me pak rezerva fillimisht por më pas zërat u forcuan dhe pati edhe reagime specialsitësh. Dyshimi se në Shqipëri kanë hyrë kontenjerë me mbetje të rrezikshme na shkoi. Kolgët e mi gazetarë, disave ua njoh aftësitë profesionale, nisën kërkimet. U publikuar edhe një VKM e dyshimtë e Ramës. Ky i fundit e provoi reagimin e shoqërisë civile në rastin e armëve kimike Siriane, që e detyroi të kthente madje edhe fjalën dhënë miqëve tanë përtej oqeanit. Duke krahasur sikletin e Ramës në këtë situatë më lind dyshimi se diçka mund të ketë ndodhur. Nëse është kështu kryeministri duket se e di që nuk mund t?ia hedhë kollaj. Mos ndoshta lajmi për largimin e ministrit të Brendshëm është një manovër e tij për të mbuluar me heshtje një lajm kaq vrastar për shqiptarët. Kolegët e mi jam i sigurtë se nuk kanë për ta lënë me kaq një çështje sensistive si ajo e mbetjeve të rrezikshme që mund të jenë groposur në tunele, Shpirag apo dhe malet e veriut të Shqipërisë.

Opozita ka qenë gjithë sy e veshë ndaj lëvizjeve të fundit të kryeministrit. Ata fërkuan duart, por duket që nuk dëshironin kaq pak.  E llogaritën këtë si fitoren e një beteje të vogël, por ngadhnjim final quajnë qeverinë teknike për të përgatitur, sipas tyre, zgjedhjet të lira e të ndershme.





Lajmet e fundit nga