Protesta, "mollë sherri" në Konferencën e Kryetarëve/ Zhupa-mazhorancës: Po fabrikoni prova
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Në emisionin e sotëm ?Studio e Hapur?, në News24 nuk kanë munguar edhe pyetjet për aleatin e kryeministrit Edi Rama, Ilir Meta. Madje Eni Vasili e ka pyetur kreun e PD, Lulzim Basha se përse në instalacionet dhe karikaturat e opozitës mungojnë ministrat e Ilir Metës. Basha tha se nuk ka zyrë censure në PD dhe instalacionet bëhen me iniciativë të lirë, duke ruajtur një pozicion neutral ndaj kreut të LSI-së. Megjithatë më vonë ai e quajti Metën ?patericë? të kryeministrit Rama.
Eni Vasili: Në hyrje të emisionit ne përdorëm një nga instilacionet e opozitës për të ilustruar disi momentin ku jetojmë, atë të Ali Babës e hajdutëve të tij. Ajo që vihet re në fakt në inskenimin dhe instilacionin tuaj është pikërisht ajo që aty nuk ka ndonjë ministër të Ilir Metës. Si shpjegohet kjo?
Lulzim Basha: A mos më pyet mua për instilacionin sepse e para e punës nuk e di që të mos jetë gjithë kabineti aty, me sa di unë është gjithë kabineti.
Eni Vasili: Jo nuk është i gjithë kabineti.
Lulzim Basha: Edhe po s?qe gjithë kabineti duhet të mbaj përgjegjës për këtë ata që bënë instilacionin. Instalacionet vijnë me iniciativë të lirë, nuk ka zyrë censure të PD-së të kontrollojë instalacionet dhe ky instalacion në mos gabohem është vepër e degës numër 5 të PD-së në Tiranë.
Eni Vasili: Pra, nuk ka të bëjë me Ilir Metën?
Lulzim Basha: Fare!
Eni Vasili; Nga njëshi tek dhjeta, dhjetë tha Edi Rama për koalicionin e nesërm. Ju shqetëson ky fakt, nëse do të kemi zgjedhje dhe do të rreshtohen koalicionet, pasi dihet roli i LSI-së?
Lulzim Basha: Zero shqetësim se çfarë bënë Edi Rama dhe paterica e tij Ilir Meta është puna e tyre. Të dy kanë në dorë të vendosin për pushtetin e tyre apo fatet e qytetarëve.
Eni Vasili: Ju keni mohuar bojkotin e zgjedhjeve por çfarë do të bëni nëse Rama nuk pranon qeverinë teknike, do i prishni zgjedhjet, nuk do votoni?
Lulzim Basha: Konkretisht do bëjmë atë që po bëjmë do qëndrojmë në një lëvizje të madhe popullore kundër zgjedhjeve fasadë. E vetmja gjë që garanton stabilitetin janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Është jashtë çdo imagjinate që Rama të bëjë zgjedhje pa opozitën.
Eni Vasili: A do të rikthehet Lulzim Basha në krye të fushatës së PD-së në Elbasan apo ka plane të tjera?
Lulzim Basha: Mora sot kërkesa nga Elbasani siç kam marrë edhe në qarqe të tjera që të kryesoj listën. Këto janë vendime që nuk më takojnë vetëm mua. Në Elbasan kemi pasur një fushatë frymëzuese. Jam subjektiv ndaj Elbasanit, por vendimi do të merret mbi baza racionale.
Eni Vasili: Pse nuk e pamë Vlahutin në takimin me ambsadorët?
Lulzim Basha: S?është e vërtetë, zonja Vlahutin ishte në takimin me zonjën Mogherini para një jave. Takimet e mia do të vazhdojnë me përfaqësues të trupit diplomatik. Ju them mos harxhoni shumë kohë me këtë.
Eni Vasili: A ka një negociatë të fshehtë mes jush dhe Ramës për një pakt për mbylljen e protestës?
Lulzim Basha: Nuk ka dhe nuk do ketë negociatë për mbylljen e protestës. E vetmja negociatë që do pranoj është ajo për krijimin e kabinetit teknik.
Eni Vasili: Rama ju akuzoi dje për fabrikimin e lajmeve të rreme siç është i mbetjeve toksike?
Lulzim Basha: Unë ?Fake News?? Kur kam prodhuar unë ?Fake News?? Qytetar i dashur ?Fake News? vijnë matanë kësaj çadre. Lulzim Basha nuk ka ndërhyrë asnjëherë me mediat. Nëse kjo vërtetohet është gjenocid ndaj shqiptarëve. Është fakt që potencohet nga agjenci dhe portale përtej kufijve. Nëse kjo ka ndodhur është një Hiroshimë e dimensioneve të jashtëzakonshme sepse plehrat do helmojnë shqiptarët për dekada me radhë. Ne presim faktimin e plotë të këtyre akuzave para se të mbajmë qëndrimin tonë përfundimtar.
Gjykata ka dënuar me 10 vite burg një shqiptar 36-vjeçar i c...
Në një lidhje me emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni...
Kryedemokrati Lulzim Basha shfaqet i palëkundur nga qëndrimi...
Kompania italiane ABK, nisi aktivitetin në Shqipëri në fushë...
Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka postuar në rrjete...
Personazhet e dramës:-Edi Rama: Enver Hoxha -Saimir Tahiri: ...
Ende pa u dekretuar si ministër i Brendshëm, opozita ka nisu...
Presidenti i Republikës do të verifikojë tek SHISH 4 ministr...
Tirana ka festuar sot Ditën e Verës. Qindra mijëra njerëz ka...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka folur sot nga ça...
Një tjetër vendburim i naftës në Shqipëri është zhvatur për ...
Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në Ti...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua sot në ...
Analisti Andi Bushati komenton vendimin e djeshëm të kryemin...
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bujar Nishani...
Kryetari i PD, Lulzim Basha priti në selinë e Partisë Demokr...
Emisioni investigativ Fiks Fare do të denoncojë sot një rast...
Po behet gati 1 muaj qe opozita dhe populli jane ne proteste...
Një miku im, që erdhi nga jashtë këto ditë në Tiranë pas shu...
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e informimit njoftoi se 9...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...