Helmimi i kursantëve të Akademisë së Sigurisë/ Reagon Sori-Al: Futen ushqime nga jashtë
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Një tjetër vendburim i naftës në Shqipëri është zhvatur për vite me radhë, ndërsa askush nuk mban përgjegjësi! Pak ditë më parë, Fiks Fare transmetoi problemet e banorëve dhe punëtorëve në Fier dhe Mallakastër, me shoqërinë Transatlantic, ku administrator ishte Naim Kasa. Kjo firmë kishte detyrime të papaguara mbi 30 milionë euro. Në fund, shteti i hoqi koncesionin për dy vendburime; “Cakran-Mollaj” dhe “Gorisht-Kocul”.
Në emisionin “Fiks Fare” u ankuan edhe punëtorët në vendburimin e naftës në Amonicë të Vlorës. Ky vendburim është dhënë me koncesion më datë 16 gusht 2013, gjatë tranzicionit të ndërrimit të pushteteve. Në atë kohë, qeveria “Berisha” i dha firmës “Phoenix Petrolium” 9 vendburime nafte dhe gazi. Edhe në këtë firmë, ashtu si te “Transatlantic Petrolium”, administrator është Naim Kasa. Punëtorët në Amonicë kanë
5 muaj pa marrë pagat dhe 1 vit pa siguracione, ndërsa firma ka miliona USD borxhe.
“Fiks Fare” udhëtoi në vendburimin e Amonicës më 3 mars, ndërsa ankesat e banorëve ia përcolli Ministrisë së Energjetikës dhe Albpetrolit. Më datë 9 mars, këto dy institucione vendosën t’ia hiqnin koncesionin firmës “Feniks” vetëm për vendburimin e Amonicës, duke i lënë 8 të tjera!
Punëtorët: Kush e mbron këtë ‘sheik’!
Gazetarët e Fiksit intervistuan më 3 mars punëtorët e firmës “Phoenix Petrolium”. Ata pretenduan se kanë 5 muaj pa paga dhe 1 vit pa siguracione. Punëtorët treguan se nafta në këtë zonë është zbuluar në vitet ’80, ndërsa deri në vitin 2013 ka qenë në administrimin e shoqërisë shtetërore Albpetrol. “Në verën e vitit 2013, gjatë kohës së ndërrimit të qeverive, ky vendburim iu dha me koncesion firmës ‘Phoenix Petrolium’. Administratori i kësaj firme është Naim Kasa. Ai e heq veten për ‘sheik’, i fortë etj, etj. Nuk e dimë se kush e mbron. S’ka bërë asnjë investim te puset” thotë një punëtor, ndërsa tregon se në këtë firmë kanë qenë të punësuar mbi 60 punëtorë para vitit 2013, ndërsa aktualisht janë 27 punëtorë. “Na kanë ulur pagat tre herë” thotë një tjetër, ndërsa
kishte edhe një mesazh për administratorin: Labëria të pret, të hap dyert, të respekton, por, po na shkele dinjitetin, të përmbysim. Punëtorët tregojnë se depozitat janë plot me naftë, ndërsa thonë se firma ka tentuar të marrë këtë naftë, por ata nuk e kanë lejuar. “Duhet të na likuidojë njëherë ne. Kemi dëgjuar se ka borxhe, ne kërkojmë lekët tona, asgjë më shumë” thotë një tjetër, ndërsa tregojnë edhe dokumentet e sigurimeve shoqërore, ku shikohet qartë se nuk janë derdhur kontributet. Ndërkohë, një banor i zonës thotë se mbetjet e naftës derdhen në një përrua, i cili shkon në lumin Shushicë. Më pas, përfundon në det.
Punëtorët ballafaqohen me drejtuesin teknik
Ekipi i gazetarëve të Fiksit shoqëron punëtorët në zyrat e firmës “Phoenix”, të cilat janë të shkatërruara. Godina ngjan me ndërtesat e bombarduara në Siri. Ambientet brenda janë po ashtu të shkatërruara, dhomat ku ndërrohen punëtorët janë pa dyer, xhamat e dritareve të thyera. Drejtuesi teknik tha për Fiks Fare se edhe ai s’ka marrë pagën, pasi nafta është sekuestruar. Punëtorët i kërkuan që të paguheshin, por ai tha se s’ka asnjë kompetencë. Nga vitit 2013 deri në ditët e sotme s’është bërë asnjë investim, vetëm janë vënë tre depozita dhe një mur rrethues. Puset s’janë rrethuar dhe gazi lëshohet në ambient.
Dëmet miliona euro, asnjë përgjegjës
Gazetarët shoqëruan një përfaqësi të punëtorëve në Gjykatën e Vlorës. Ata kanë bërë një padi në Gjykatën e Vlorës, ku janë zhvilluar disa seanca gjyqësore, por s’kanë shkuar përfaqësuesit e firmës. Një punëtor kishte marrë një kredi të butë, por për shkak se nuk merrte pagën, Enti i Banesave kishte depozituar një kërkesë në
gjykatë për t’ia sekuestruar. Kësti mujor ishte 115 mijë lekë të vjetra në muaj, por as këtë shumë ai nuk e paguante dot. Pas pretendimeve të punëtorëve, “Fiks Fare” iu drejtua me kërkesa zyrtare Ministrisë së Energjetikës dhe shoqërisë Albpetrol. Albpetrol tha se punëtorët, pas datës 13 mars 2017, do të lidhin kontratë me këtë shoqëri. Por, nuk dha asnjë shpjegim se çfarë do të ndodhë me 5 pagat e prapambetura dhe mungesën e siguracioneve për 1 vit. Gjithashtu, nuk ka asnjë përgjegjës për milion USD dëme të shkaktuara nga firma “Feniks”.
Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në Ti...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua sot në ...
Analisti Andi Bushati komenton vendimin e djeshëm të kryemin...
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bujar Nishani...
Kryetari i PD, Lulzim Basha priti në selinë e Partisë Demokr...
Emisioni investigativ Fiks Fare do të denoncojë sot një rast...
Po behet gati 1 muaj qe opozita dhe populli jane ne proteste...
Një miku im, që erdhi nga jashtë këto ditë në Tiranë pas shu...
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e informimit njoftoi se 9...
Në sajë të një operacioni antidrogë që është zhvilluar në It...
Ekipi i Bugattit në bashkëpunim me dizajnuesin e jahteve Pal...
Gjykata e Durrësit ka dënuar me dy vite burg një student, pa...
Aplikacioni “Snapchat”, përpos kreativitetit, është edhe i r...
Në përfundim të drekës së punës me ambasadorët e vendeve të ...
Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Finlandë, kryetari i ...
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun Ditmi...
Analisti Artur Zheji ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Ram...
Pas zyrtarizimit të largimit të ministrit të Brendshëm, Saim...
Ka përfunduar dreka e kryedemokratit Lulzim Basha me ambasad...
Ish-drejtori i Përgjithshem i burgjeve, Artur Zoto, do të që...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...