Çfarë është stresi ekstrem i nxehtësisë?/ Brenda fenomenit vdekjeprurës që po përhapet në të gjithë Evropën
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Personazhet e dramës:
-Edi Rama: Enver Hoxha
-Saimir Tahiri: Kadri Hazbiu
-Banda e Xhevdet Mustafës: Disa shokë të Saimirit, lexues të apasionuar të gazetës me emër të bardhë për -punë të errëta, si djemtë e Kadriut në diasporën shqiptaro-amerikane, me person emblematik të arratisurin e legjenduar nga Sigurimi i Shtetit.
-Erion Veliaj: Ramiz Alia
-Ilir Meta: Mehmet Shehu
-Xhevdet Mustafa: edhe ?lexues? i një gazete me emër të bardhë për punë të errëta.
-Lulzim Basha: Fantazmë e papërcaktuar e mërgatës politike shqiptare snë Perëndim, e projektuar në një çadër në bulevardin kryesor të Tiranës.
Role vakante:
-Vrasësi i Parë
-Vrasësi i Dytë
-Vrasësi i Tretë
Drama:
Pikënisja e dramës është, atëherë dhe sot, se disa lloj eliminimesh fizike të personave politikë, nuk mund të kryheshin si vrasjet e rëndomta politike, por për shumë arsye donin një skenar të posaçëm. Nuk mund të ndodhte si me vrasjen e Kenedit që të nxirrej një njeri i rëndomtë si autori, se pastaj duhej vrarë ky në burg, duheshin vrarë vrasësit e vrasësve dhe të gjitha këto ishin shumë kompromentuese. Këtë skenar të thjeshtë me vrasësin e parë që hyn në skenë, i ndjekur nga vrasësi i dytë dhe i tretë, mund ta bënin amerikanët, që ishin shekspirizuar deri në nënvetëdije nga shkollimi i tyre anglo-sakson, por komunistët do ta përkryenin edhe vrasjen politike, duke ua dhënë rolet e vrasësve politikanëve të lartë. E nisi Stalini këtë punë dhe Enveri mburrej se ishte nxënës i tij.
-Enver Hoxha priste që Kadri Hazbiu të punonte për të eliminuar Mehmet Shehun, objektivin nr. 1 të Enver Hoxhës, por Kadriu merrej me Ramiz Alinë; i dërgonte Enverit legjendime kundër Ramizit si agjent i huaj. A thua se nuk e dinte shoku Enver se Kadriu i kishte mësuar legjendimet në shkollën e tij. Harroi Kadriu, fshatari ezmer nga fshati që e kishte marrë emrin nga Hysoja flokëverdhë se kur Enveri erdhi ne ato vise, në 1943, për të eliminuar atë që e quajti fraksioni i Vlorës, solli edhe modelin sesi bëhen legjendimet ndaj kundërshtarëve, metodë që 40 vjet më pas u përsos me tablonë sinoptike të famshme.
-Shokut Enver nuk i pëlqente t? ua thoshte qartë dhe prerë bashkëpunëtorëve të tij të afërt disa gjëra të cilat ata i kuptonin mirë, ndonëse shtireshin sikur nuk i kuptonin, duke dashur që ai t? ua thoshte më qartë, me mendimin se kështu do të ndjente një detyrim të posaçëm ndaj tyre. Kadriu e dinte se Mehmetin nuk mund ta eliminonin duke e nxjerrë në gjyq që pastaj ta pushkatonin si armik, se në këtë gjyq do të duhej të shkonte si dëshmitar vetë shoku Enver që të bëhej sadopak i besueshëm.
-Shoku Enver i kishte bërë disa herë aluzione Kadriut që të përdorte atë bandën e Xhevdet Mustafës për të vrarë Mehmetin. Ky zhvillim ishte i nevojshëm që të realizohej ajo që Enveri e quajti më pas tabloja sinoptike, por ajo fillestare: CIA, kur agjenti i saj u zbulua, dërgoi një bandë dhe e eliminoi për të fshehur gjurmët.
-Xhevdeti ishte njeriu ideal për këtë rol, sepse ai sapo kishte dalë nga burgu, ku kishte hyrë si trafikant droge, mbi bazën e një marrëveshjeje me gjykatën për të paguar një milion dollar garanci. Pra, CIA kishte ndërhyrë dhe i kishte paguar garancinë trafikantit të drogës për ta përdorur për një atentat në Shqipëri. Por Kadriu se përse nguronte ta realizonte këtë skenar.
-Edhe Edi Rama priste që Saimir Tahiri të punonte për eliminimin fizik të Ilir Metës, dhe raste u krijuan plot për këtë, me mëtimin e shprehur publikisht të Tom Doshit, se Meta donte ta vriste, çështjen ?Balili? etj. Por Saimiri i sillte Edi Ramës legjendime kundër Erion Veliajt. Edi Rama e di që Erion Veliaj është për të, apo ishte sa kohë Sorosi ishte i plotfuqishëm në Washington, diçka si trashëgimtari natyral, të cilin duhet ta pranojë ashtu siç është i detyruar të pranojë limitin e jetës së tij politike në kohën e sotme, që nuk përputhet fatkeqësisht me jetën biologjike.
-Kadriu e kuptonte se pasi Xhevdeti i sjellë prej tij të vriste Mehmetin, Xhevdetin do ta arrestonin dhe do ta bënin të kallzonte Kadriun. Kadriu e njihte mjaftueshëm Enverin për të kuptuar se tashmë e kishte shkruar tablonë sinoptike integrale për ngjarjet dhe në këtë skenar Kadriu shkonte pas Mehmetit. Sepse Kadriu e kuptonte që Enveri vrasjen e Mehmetit do ta paraqiste si ndërhyrje të CIA-s në trashëgiminë e pushtetit në Shqipëri. Gjithsesi, Kadriu nuk ishte kundër që të luante rolin që i thoshte Enver Hoxha, atë të Vrasësit të Parë, por donte garanci se do të ishte ai zëvendësuesi i Enver Hoxhës dhe kjo garanci jepej vetëm me kokën e Ramiz Alisë. Por Enver Hoxha nuk kishte ndërmend që të linte pas Kadriun si zëvendësues të tij.
-Në këto rretha, shoku Enver u detyrua të rishkruante tablonë sinoptike (duke lexuar atë ekzistuese nuk është e vështirë të kuptohet si ka qenë e mëparshmja), duke bërë një gjysmë gjyqi të Mehmetit në Byronë Politike dhe duke inskenuar vetëvrasjen e tij. Banda e dërguar nga CIA do të hynte më vonë në skenë, këtë herë e sjellë nga Kadriu me qëllim për të vrarë atë vetë, Enverin.
-Edi Rama gjithçka e bën duke pasur si objektiv eliminimin e Ilir Metës. Meqënëse tani në Shqipëri ka zgjedhje, një bezdisje që nuk e kishte Enver Hoxha, Rama nuk e inicion dot eliminimin e Metës (?Mehmetit?). Prandaj detyrohet të eliminojë ?Kadriun? para ?Mehmetit?. Edi Rama llogarit që ajo që në këtë histori është ?banda e Xhevdet Mustafës? të eliminojë Tahirin, që pastaj kjo të përdoret nga Rama kundër Metës, duke qenë e njohur armiqësia e tyre.
-Në këtë histori nuk mungojnë edhe nota të një humori të zi, si ajo ku ?sekretari? i ?Xhevdet Mustafës? i drejtohet Edi Ramës publikisht duke i kërkuar të arrestojë Sali Berishën. Ky i fundit nuk iu intereson, në të vërtetë, dhe duket se i kanë çuar fjalë që nuk kanë gjë me të, se Berisha që nuk përton të reagojë në këto raste, heshti këtë herë.
-Edi Rama tablonë e tij sinoptike e bën me vizatime, jo me fjalë.
Ende pa u dekretuar si ministër i Brendshëm, opozita ka nisu...
Presidenti i Republikës do të verifikojë tek SHISH 4 ministr...
Tirana ka festuar sot Ditën e Verës. Qindra mijëra njerëz ka...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka folur sot nga ça...
Një tjetër vendburim i naftës në Shqipëri është zhvatur për ...
Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në Ti...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua sot në ...
Analisti Andi Bushati komenton vendimin e djeshëm të kryemin...
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bujar Nishani...
Kryetari i PD, Lulzim Basha priti në selinë e Partisë Demokr...
Emisioni investigativ Fiks Fare do të denoncojë sot një rast...
Po behet gati 1 muaj qe opozita dhe populli jane ne proteste...
Një miku im, që erdhi nga jashtë këto ditë në Tiranë pas shu...
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e informimit njoftoi se 9...
Në sajë të një operacioni antidrogë që është zhvilluar në It...
Ekipi i Bugattit në bashkëpunim me dizajnuesin e jahteve Pal...
Gjykata e Durrësit ka dënuar me dy vite burg një student, pa...
Aplikacioni “Snapchat”, përpos kreativitetit, është edhe i r...
Në përfundim të drekës së punës me ambasadorët e vendeve të ...
Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Finlandë, kryetari i ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...