Rama vazhdon të mburret me projektet e Bashës
Ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, ka reagua...
Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shëkuj para se të lindte krishtërimi. Ajo kremtohej me 1 Mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri ( sipas kalendarit Gregorian, “14 Mars”) Ajo ishte një festë mbarëshqiptare, që kremtohej si në Veri edhe në Jug, por me nuanca të ndryshmë, sipas krahinave. Si dëshmi po sjellin këtu dy përshkrime të kuptimit dhe kremtimit të “Ditës së Verës” njëra për krahinat jugore, tjetra për malësitë veriore. Janë përshkrime të botuara në kohën kur në Shqipëri nuk kishte parti politike, madje në kohën kur as istitucionet kleriakale nuk futnin hundët në kremtime të ashtëquajtura pagane. Përshkrimin e parë e kemi nga i madhi Faik Konica,i cili gati 100 vjet më parë, në kohën e sundimit osman, shkruante me atë stilin e vet elegant.
” Cështë Dita e Verës? Është dita në të cilën stërgjyshit tanë, kur skish lindur edhe krishtërimi, kremtonin bashkë me romakët dhe me grekët e vjetër, perënditë e lulevet, të shlegjevet. Kur shkrin dimri, kur qaset vera buzëqeshur, e hollë dhe e gjatë si në pikturë të Boticelit, zemra e njeriut shkarkohet nga një barrë, shijon një qetësi, një lumtëri të ëmbël. Në këtë gëzim, stërgjyshërit tanë ndienin një detyrë t?u falën perëndivet që siellin këto mirësira. Dhe ashtu leu festa hiroshe që e quajnë Dita e Verës. Në pakë ditë në Shqipëri, besnikët e fundmë të pagamizmit, besnikët pa dashur dhe pa ditur, do të rrethojnë me verore degët e thanave, të dëllinjavet, të dafinavet, të gjitha shelgjevet të nderuara. Do të këputin degë të gjelbëra dhe do t?i vënë përmbi kryet e shtëpivet. Të mos i lëmë të humbasin këto festa të vjetra të racës sonë. Nuk i bëjnë dëm njeriut. Sjellin një gëzim të kulluar në shtëpi. Një vend ku jeta e të vegjëlvet është aq e trishtuar, djelmuria dhe vajzat kanë një rasë të rralë për të dëfryer. Për të mëdhenjtë, Dita e Verës ka një shije poetike të hollë e të rrallë.
Përshkrimin e dytë , i cili flet për kremtimin e ” Ditës së Verës” nga malësorët katolikë të veriut, e kemi nga At Berdardin Palaj. Ai shkruante dy dekada pas Faik Konicës:
” Shtëpi më shtëpi në ditët e veravet, pjestarët e familjes bashkoheshin rreth zjarrit për me lidhë shtrigat, mgjillcat, llungjat, rrollcat e të gjitha shtasët demtuese: gjarpnin mos ti nxajë, lepurin mos t?u hajë loknat e bathën, e shpendin emën për emën e krymbat e tokës mos t?u mbajnë dam ndër ara. Tri ditë përpara veravet duhet me mshefë shoshat, sitat, furkat e me cartë krojet, në mënyrë qi mos me i pam këto sende asnji rob i shtëpis, pse për ndryshej nul lidhet gja. Këto ditët e veravet bijnë gjithmonë ndër ditet e para të Marsit. Mbas darkë, të gjithë pjestarët e shtëpis bashkohen rreth zjarmit. I zoti i shtëpis merr një pe të zi leshi, e lidhë për vergue nji nyje e thotë këto fjalë. Lidhe Zot nata e mojt e dita e verave! Unë pak e Zoti shum! Po lidhim shtringat. Kështu përsërit kët veprim për secilin shpirt damtues, sëmundje, krymba e kodra qi don me lidhë
Po në Verilindje si festohet ” Dita e Verës”? Hapat e para të fëmirisë i kam kaluar në vendilindjen time Dibër, ku e kam përjetuar drejpërsëdrejti dhe kam qenë dëshmitarë se si Dibranët e festojnë ” Ditën e Verës “. Prandaj po përshkruaj pikërisht trevën e Dibrës, duke e simbolizuar me pozicion gjeografik Veri-Lindje, pasi edhe zonat përreth në shumë element e festojnë dhe kanë shumë ngjashmëri me dibranët.
Festimet e kësaj ditë në Dibër fillojnë dy javë përpara, ku djemtë e rinj gjatë ditës shkojnë në mal dhe presin dëllinja, të cilat i sjellin në fshat, për të formuar një ose më shumë mullarë. Këta mullarë me dëllinja vendosen kryesisht në pika më të larta të fshatit, në mënyrë që zjarri të jetë sa më i lartë duke u berë konkurrencë të dukshme fshatrave të tjerë për rreth.
Kur, Dielli ulet dal nga dal nga orizonti duke u zëvendësuar nga hëna, të rinjtë afrohen rreth mullarëve të dëllinjave, dhe presin momentin që ti vënë zjarrin. Sapo zjarri ndizet, djemtë gjuajnë me bahe ( është mjet i trashwguar brez pas brezi dhe që bëhet në mënyrë artizanale, e cila hedh prej një distance relativisht të largët gurë që kanë permasa mesatare) për të larguar dhe vrarë të keqen, në mënyrë qw pranvera të jetë më reshje të bollshme, për siguruar të korra të mira me shumë “bereqet”, nga të cilat do të krijohen rezerva të bollshme për të kaluar peirudhën e gjatë të dimrit. Kurse, vajzat këndojnë rapsodi të trazhguara dhe të tramsetuara brez pas brezi që i kushtohen ” Ditës së Verës” Ky ritual vazhdon deri me datë “14 Mars”.
Me “14 Mars ” në mengjes vendoset një garë e pashpallur kush zgjohet më shpejt në mëngjes ( sipas traditës ai që zgjohet më vonë do ti shkoj i gjithë viti në të shumtën ë kohës në gjumë), familjet që zgjohen më vonë zakonisht kanë edhe një ndëshkim simbolik, ju mbyllet nga jashtë dera e shtëpisë.
Pasi zgjohen, të rinjtë dalin për te mbledhur lule si kukreka, lulethane, shelgje etj, të cilat i vënë./Nga Alban Daci
Ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, ka reagua...
Një video e rrallë është publikuar nga “Associated Press”, q...
Jo të gjitha nënat tona e dinë recetën origjinale të balloku...
Një “luftë” e ashpër politike ka nisur prej kohësh mes dy fo...
Një histori e pazakonte vjen sot në studion e emisionit “Me ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon sërish...
Bashkim Shehu, në rrëfimin e tij, të vitit 1994, në librin “...
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, flet për katër vitet në...
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar lëvizjet e fundit në kab...
E vetmja menyre qe ai te ndihej i qete ishte ta lije te lire...
Edi Rama lëshoi një ndër ministrat më të afërt të tij, Saimi...
Një 71 vjeçar ka humbur jetën gjatë ditës së sotme, pasi ai ...
Ish-ministri Saimir Tahiri foli sot për herë të parë para ka...
Gjykata e Drejtësisë e BE-së ka vendosur që të ndalojë në pu...
Dje në mbrëmje, në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në ...
Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar një letër porosi të r...
Një hetim për marrëdhënie seksuale me dhunë mes kushërinjve ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, uroi Ditën e V...
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta u prit nga Kryetari i Komi...
Një 23 vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi ka tentuar ...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...