Shtypi i ditës, 13 mars 2017
Të dashur lexues, ju ftojmë të lexoni titujt kryesorë të gaz...
MITMARRJA NË PROKURORI E GJYQËSOR NUK ËSHTË VETËM PERCEPTIM
Analisti Shefqet Dibrani thekson se njerëzit nga politika dhe grupet e pasura kanë mundësi të ndëshkohen më pak, pasi ato privilegjohen nga mundësia e pagesës që ua bëjnë avokatëve, të cilët as pesë para nuk i japin, nëse bëjnë mirë apo keq, kur e mbrojnë një klient, për të cilin kanë informacione se ka bërë krim politik dhe ekonomik
Kelmendi: Drejtësia duhet të shkëputet nga ndikimet e mafio-politikës
Analistë dhe njohës të fushës së drejtësisë thonë se tashmë shihet qartë se ata që kanë të holla shpëtojnë dhe fitojnë nëpër procese gjyqësore, ndërsa humbin dhe dështojnë të dëmtuarit, nga e cila është pjesa dërmuese e shoqërisë. Sipas tyre, ky realitet i përditshëm e ka sjellë Kosovën në këtë gjendje, e cila po kontrollohet nga grupe të interesit që drejtojnë politikën e sotme. Pra, në një sistem ku mitmarrja (ryshfeti) është alfa e omega për të ndarë drejtësi. Nga ky sistem nuk drejtësi për qytetarët e rëndomtë që nuk ofrojnë mitë. Prandaj, me të drejtë mund të thuhet se korrupsioni në drejtësi nuk është vetëm çështje perceptimi, por realitet i përditshëm për të gjitha palët e dëmtuara pa ligj që po e shkatërron për çdo ditë këtë shoqëri dhe së bashku me këtë vijnë edhe ndikimet e fuqishme të politikës në këtë sistem që e ka bërë atë të heshtur e të trafikuar përballë paligjshmërive të përditshme në vend. Por, përse autoritetet e BE-së janë më pak ngulmuese në rastin e Kosovës sa i përket pastrimit të Gjyqësorit nga njerëzit e korruptuar, apo kjo vjen si rezultat se Kosova ende është larg proceseve integruese? Analisti Shefqet Dibrani në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se mitmarrja ose siç është e njohur në popull ryshfeti është plagë e vendeve të Ballkanit, sepse mitmarrja është shumë e theksuar edhe në Maqedoni, Greqi dhe Serbi, pa të cilën tradicionalisht nuk është kryer si dihet ndonjë punë, madje siç tha as kontrollet mjekësore në Spitalet e Shkupit. Por, shqetësuese, sipas tij, është se kjo mitmarrje ka shënuar ç’thurje të dukshme, duke dalë nga kontrolli, gjë që për një sistem të drejtësisë duhet të jetë e papranueshme. “Tashmë shihet se ata që kanë të holla shpëtojnë dhe fitojnë nëpër procese gjyqësore, kurse humbin dhe dështojnë të dëmtuarit nga e cila është pjesa dërmuese e shoqërisë. Ky realitet i përditshëm e ka sjellë Kosovën në këtë gjendje, e cila po kontrollohet nga grupe të interesit që drejtojnë politikën e sotme. Madje, lihet përshtypja se dënimet dhe ndëshkimet i bën dikush nga lart, nga strukturat e politikës, ndërsa gjykatësit vetëm i miratojnë duke i lustruar e rregulluar për t’i shqiptuar pastaj si vendime të veta, çka do të thotë se politika ka ndikim të fuqishëm në tërë sistemin e drejtësie në Kosovë”, ka vijuar ai.
Njerëzit nga politika privilegjohen me pagesa kundrejt avokatëve
Ndërsa sa i përket asaj se pse autoritetet e BE-së janë më pak ngulmuese në rastin e Kosovës sa i përket pastrimit të gjyqësorit nga njerëzit e korruptuar, Dibrani në këtë drejtim thotë se sistemi i Bashkimit Evropian i privilegjon të pasurit duke u krijuar grupeve të fuqishme ekonomike të mbrohen më kollaj sesa palët e dëmtuara që vijnë nga shoqëria qytetare. “Kur jemi këtu, fare lehtë shihet një qëndrim amerikan më ndryshe nga ai evropian, sepse amerikanët janë për një rigorozitet më të shtuar në sistemin gjyqësor sesa euro-liberalët, të cilët edhe vetë e aplikojnë mitmarrjen, por në përmase të sofistikuara. Në anën tjetër gjendja e sigurisë dhe ajo në sistemin e drejtësisë ka ndikuar në mosinteresimin e Bashkimit Evropian për të reformuar drejtësinë dhe sistemin udhëheqës, duke menduar se një përpjekje e tyre nuk ia vlen karshi një shoqërie, që nuk merakoset edhe aq për punët e veta të bëra llugë”, shprehet ai. Tutje, Dibrani nënvizon se është krejtësisht e kuptueshme se njerëzit nga politika dhe grupet e pasura kanë mundësi të ndëshkohen më pak, pasi ato privilegjohen nga mundësia e pagesës që ua bëjnë avokatëve, të cilët as pesë pare nuk i japin nëse bëjnë mirë apo keq kur e mbrojnë një klient për të cilin kanë informacione se ka bërë krim politik dhe ekonomik, duke i shkaktuar vendit dëme të konsiderueshme. “Prandaj, jo kot thuhet kudo në Evropë, kujdes gjersa të bëhesh milioner se pastaj paraja të mbron e ndërgjegjëson edhe kur je i pandërgjegjshëm, edhe kur ke bërë krim të rëndë politik e ekonomik. Sistemi evropian i drejtësisë i privilegjon të pasurit, por gjithmonë duke e ruajtur rastin brenda kornizave të lejueshme. Ndërsa tek ne jo vetëm që janë kaluar mitmarrjet, por ato janë bërë kanceri i shoqërisë, ngase oligarkët politikë si duket ende po dirigjojnë dhe manipulojnë me tërë sistemin e drejtësisë”, ka theksuar Dibrani. Përndryshe, sipas tij, mitmarrja apo ndryshe ryshfeti, bëhet i lartë, atëherë kur sistemi i kontrollit nuk funksionon, si dhe atëherë kur nuk ka komision ndëshkues për veprime të tilla.
Kelmendi: Drejtësia duhet të jetë e ndershme dhe e pakompromis
Analisti tjetër, Naim Kelmendi, ka veçuar se janë deklarimet e pushtetarëve ato se kinse korrupsioni është më shumë perceptim sesa në të vërtetë ai ekziston, por kjo thuhet kështu nga pushtetarët dhe mbase është thënë edhe nga kryeministri, sa për ta shtrembëruar siç tha të vërtetën. “Në të vërtetë korrupsioni ka kapur tërësisht nga lartë institucionet dhe bartësit e tij, ku aty janë dhe pushtetarët, por gjithashtu edhe njerëzit e sistemit të drejtësisë. Por, nëse vërtet duam që të ndërtojmë shtetin e së drejtës, e që është imperativ i domosdoshëm, ngase ndryshe nuk funksionon drejtësia dhe shteti ligjor, atëherë do të duhej ndarë drejtësinë nga politika dhe ndikimet e mafio- politikës, sikur edhe ndërhyrjet e ndikimet e tjera, për të dhënë kësisoj drejtësi të drejtë dhe gjykime të drejta në secilën shkelje të ligjit. Pra, drejtësia duhet të jetë e ndershme dhe e pakompromis, dhe pa dallim si ndaj të korruptuarve, po ashtu si ndaj kriminelëve e ndaj krimit të organizuar, në mënyrë që në këtë shtet të funksionojnë të pavarura hallkat e drejtësisë, sikur janë, GjyqësoriPolicia- Prokuroria, e që të mbretërojë rendi dhe sundimi i ligjit”, ka theksuar për gazetën “Kosova Sot” analisti Naim Kelmendi. Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, thotë se është e qartë që Kosova është një vend i vogël në sytë e Bashkimit Evropian, por edhe të aleatëve tanë në përgjithësi, derisa siç tha ata në radhë të parë e shikojnë mbarëvajtjen politike dhe pastaj demokratizimin e të drejtave të njeriut, që kanë të bëjnë dhe ndërlidhen me gjyqësorin. “Prandaj, nuk i kushtojnë vëmendjen e duhur sepse mendojnë që kur të ju duhet për të bërë pastrime e bëjnë më kollaj, sepse mendojnë se e kanë në dorë edhe e eliminojnë të keqën më kollaj. Mendoj se është një gabim sepse kanceri sado i vogël që është, është i rrezikshëm dhe në këtë rast mospasja e një sistemi të mirëfilltë gjyqësor në Kosovë, sado që vend i vogël është një kancer për gjithë Evropën dhe jo vetëm për shoqërinë tonë”, ka theksuar ai./Kosova Sot
Të dashur lexues, ju ftojmë të lexoni titujt kryesorë të gaz...
Qyteti juglindor i Korçës është “zgjuar” sot i zbardhur nga ...
SHTETI PA STRATEGJI E SHNDËRROI KOSOVËN NË VARËSI TË PRODHIM...
Dashi Nje jave te mbare dhe sa me shume gezime ju urojme, me...
Kur ndiejmë dhimbje, shpesh paraqitet dilema nëse duhet të z...
Kompania BlackBerry ka publikuar telefonin e ri BlackBerry A...
Nëse hiqni dorë nga mishi, jo vetëm që do të bëni mirë për n...
Pas krimit të dyfishtë në një familje në Ballsh, policia bën...
Të gjesh një copë të mirë të mishit është e vështirë, sidomo...
Një krim brënda familjes ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme ...
Një sasi lënde eksplozive i është vendosur një automjeti të ...
Spekulimet për Samsung Galaxy S8 tashmë kanë zbuluar se sens...
Kopshti zoologjik më i famshëm në Korenë e Veriut, në Pyongy...
Facebooku ka publikon “kopjen” e rrjetit social Snapchat. “M...
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, e ka ci...
Persona të maskuar kanë tentuar para pak çastesh që të grabi...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar veçse tallje me ...
Një tjetër rast i trafikimit të lëndëve narkotike është iden...
Personi i cili tentoi të kalonte murin e Shtëpisë së Bardhë ...
17 fëmijë kanë ndërruar jetë nga epidemia e fruthit në Ruman...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...