Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, u ndalua të hynte në Hollandë të shtunën, ndërsa intensifikohet kundërshtimi ndaj një fushate turke në gjithë Bashkimin Evropian.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e dënoi me forcë këtë veprim, duke e quajtur vendin partner të NATO-s, ?një mbetje të nazizmit?, hera e dytë që ai krahason një vend evropian me nazistët këtë javë.
“Sigurisht që është një koment i çmendur. E kuptoj që janë të indinjuar, pork jo sigurisht që është e tepruar?, tha kryeministri hollandez Mark Rutte.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan premtoi të marrë masa kundër fluturimeve diplomatike hollandeze, në përgjigje të refuzimit të lejes nga autoritetet hollandeze për uljen e avionit që do të transportonte Ministrin e Jashtëm të Turqisë.
Marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Evropës pësuan një rënie të papritur këtë javë pasi shumë vende të BE-së kundërshtuan vizitat e ministrave turq për të zhvilluar fushatë për referendumin e ardhshëm në Turqi për ndryshimet kushtetuese. Sot, Ankaraja kërkon të rrisë mbështetjen në radhët e miliona turqve që jetojnë Evropë, për t?i dhënë më shumë pushtet Presidentit Erdogan, ndoshta edhe duke i siguruar atij mundësinë e qëndrimit në post deri në vitin 2029.
Udhëheqësi i së djathtës ekstreme, Geert Wilders, iu bashkua debatit më të fundit në Evropë, duke organizuar një protestë kundër vizitave të ministrave
?Këtu jemi në Hollandë, jo në Turqi. Dhe një ministër turk nuk ka vend këtu për të lobuar për dikë si Erdoganin, që është vetëm një diktator?, deklaroi zoti Wilders.
Pak më vonë edhe Kryeministri hollandez deklaroi kundështrimin e tij.
?Bëhet fjalë për një referendum me të cilin Republika e Turqisë i largohet demokracisë?, tha Kryeministri Rutte.
Gjermania dhe Austria gjithashtu kanë kundërshtuar vizitat e ministrave turq. Ankaraja fajëson atë që e quan fashizëm në rritje në Evropë, dhe e interpreton kundërshtimin si një përpjekje të Evropës për të influencuar rezultatin e referendumit të 16 prillit.
?Dashtë Zoti, 16 prilli do të jetë dita që bashkëkombasit e mi, të cilët janë vështirësuar në Perëndim dhe nëpër botë, do të festojnë?, deklaroi Presidenti turk.
Zoti Erdogan e krahasoi reagimin e Gjermanisë me veprimet e nazistëve. Berlini e quajti këtë gjë të pajustifikueshme. Analisti Kamran Matin thotë se Turqia po përpiqet ta shfrytëzojë situatën.
?Ka filluar realisht me shqetësimet e autoriteteve gjermane për marrëdhënien me Kurdët, pasi një numër i madh i shtetasve turq që jetojnë atje janë me origjinë kurde. Por, mendoj se qeveria turke dhe në veçanti Erdogani, e kapën me shpejtësi temën dhe e shfrytëzuan për fushatën e tyre për të ndryshuar strukturën e shtetit.?
Evropa i ka bërë të qarta shqetësimet e saj për drejtimin e qeverisë turke. Mbi 40 mijë persona janë arrestuar që nga dështimi i puçit të muajit korrik, ndër ta edhe një gazetar gjerman me qëndrim në Turqi. BE-ja mendon se dhënia më shumë pushtet për presidentin, do të dëmtojë më tej demokracinë.
Por, Evropës, dhe në veçanti Gjermanisë, u duhet që ta mbajnë Turqinë të angazhuar.
?Marrëveshja që kanë me Turqinë për refugjatët është tepër e rëndësishme për Gjermaninë. Fluksi i refugjatëve do të kishte ndikim të menjëhershëm në politikën e brendshme gjermane. Turqia është një vend tepër i rëndësishëm gjeopolitikisht dhe një faktor jo vetëm për Evropën, por për të gjithë Perëndimin, në veçanti në përballjen me rigjallërimin e Rusisë.?
Berlini shpreson se marrëdhëniet diplomatike do të përmirësohen pas referendumit./VOA
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të premten se do të ...
Te gazeta “Shekulli” para dy ditësh, në një intervistë ja se...
Kryeministri Edi Rama, ka postuar në rrjetet sociale një kar...
Pas lajmeve për largimin e Ministrit të Brendshëm Saimir Ta...
Drejtoria e Hetimit Tatimor ka kallëzuar në prokurori 71 biz...
Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Sokol Baraj, është ndarë...
Ditën e sotme, firma që po kryen zbatimin e projektit “Velie...
Pas shkarkimit të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, krye...
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta, z...
Kreu i PD, Lulzim Basha, ka komentuar sot lajmet për largimi...
Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin e gazetares Nisi...
Lajmi i “dorëheqjes” së ministrit të Brendëshëm fillimisht u...
Kreu i LSI, Ilir Meta, është njeriu që shpalos qetësinë dhe ...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka reaguar në lidhj...
Saimir Tahiri nuk është më Ministër i Brendshëm. Ose pritet ...
Interpol Tirana ka ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë sh...
Alban DaciKriza politike e Opozites eshte artificiale dhe ka...
Policia e Shtetit ka arrestuar një grup personash, të cilët ...
Lëvizje të befta dhe të papritura kanë nisur në kabinetin qe...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thirrur në një ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...